Burime indirekte për ngjarjen “para hundës”
Published in Recensione
on 29 - 04 - 2016 Author: Љубомир Костовски
[Recension: U grindën Sorosi dhe LSDM-ja: Fishkëllima kundër Zaevit, LSDM-ja e tërhoqi anëtarësinë nga protestat]
Se mediet me ngjyrim të verdhë e nxisin njëra tjetrën për të krijuar afera, tregon edhe ky tekst. Në vend që të kontaktohen burimet të zakonshme për një informatë që plasohet në “mënyrë dramatike”, për gjoja grindjen ndërmjet Zaevit dhe organizatave joqeveritare, teksti bazohet në një artikull tjetër të ngjashëm, i cili bazohet në, të themi ashtu, përshtypje personale. Fakti që në këtë rast, “burimi”, gjoja, i takon opcionit tjetër politik, gjithsesi, nuk është ndonjë garanci. Gjatë marrjes së këtillë të lajmeve, më me rëndësi është ajo se edhe njëri (burimi i pretenduar) edhe tjetri (transmetuesi), në vend që të kujdesen për vërtetësinë e lajmit, ata e numërojnë numrin e “llajkevе” para ekranit të kompjuterit. Për çka bëhet fjalë?
Linku deri te artikulli origjinal: U grindën Sorosi dhe LSDM-ja: Fishkëllima kundër Zaevit, LSDM-ja e tërhoqi anëtarësinë nga protestat
Data dhe koha e publikimit: 22.04.2016 23:30
Data e recensionit: 27.04.2016
Recensues: Ljubomir Kostovski
INSINUIM
“Lufta për pushtet pa zgjedhje, dalëngadalë, mirëpo në mënyrë të sigurt, fillon të kulminojë në radhët e LSDM-së dhe organizatave joqeveritare të SOROS-it. Ata sonte e fishkëlluan njëri tjetrin, nxorën edhe transparent se nuk na duhen politikanë të korruptuar. Sorosoidët prej sonte nuk janë vetëm kundër Gruevskit, por edhe kundër Zaevit – sorosoidët e kërkojnë gjithë pushtetin dhe nuk duan ta ndajnë me Zaevin dhe LSDM-në.”
Si e para, është e çuditshme se teksti nuk është i nënshkruar dhe nuk ka pasur raportues nga ngjarja publike, ku gjithçka është e lejuar për raportuesit, bile edhe të pyesin nëse diçka nuk e kanë të qartë, për shkak se aktorët e ngjarjes së pretenduar gjenden “para hundës”! Pse ka nevojë për shprehjen “nga burimet tona”, kinse bëhet fjalë për takim të mbyllur të një grupi njerëzish ose për ngjarje që ndodh diku larg dhe rrallë kush ka mundur të shkojë atje?!
Kjo menjëherë paraqet insinuatë për vlerën e burimit, për shkak se përshkruan një konflikt të pretenduar ndërmjet liderit të opozitës, Zaevit, dhe të ashtuquajturve “sorosoidë” në protestat para ndërtesës së BE-së. Dëshmi – prezenca e pllakatit për “politikanët e korruptuar”. Emrat e atyre politikanëve i dijnë edhe fëmijët e vegjël, dhe është e qartë se për kë mendohet. Nëse mendohet se ajo listë është zgjeruar, le të merret deklaratë nga pjesëmarrësit e protestës, gjegjësisht nga ata që i mbajnë transparentete. Në fakt, në protestën e ardhshme pas publikimit të këtij artikulli – atë të së hënës, më datë 25 prill – mori pjesë Zoran Zaevi, e poashtu foli edhe një përfaqësues i lartë i LSDM-së – Shilegovi. Nëse dikush ka dashur të konfirmojë se a është i saktë ky lajm, ka mundur përsëri t’i pyesë të pranishmit në lidhje me konfliktin e pretenduar të së enjtes (21 prill).
Në fakt, ku janë fotografitë nga kjo ngjarje ku është manifestuar mosbesimi ndërmjet tyre. Dhe si ndodhi që “burimi i pretenduar” (Ivanovski) t’i “qortojë” përfaqësuesit e strukturave majtiste në “Protestoj”, pak para se ato t’i nënshtrohen sulmit të qeverisë dhe të gjyqësisë?!
Mirëpo, marrë në përgjithësi, për një tekst të tillë (përsëri e potencojmë, të panënshkruar!) nevojiten fakte shumë më solide nga vendi i ngjarjes, si dhe fotografi të freskëta që e kanë vlerën e dëshmisë. Bile, në tekst nuk ka as fotografi nga transparenti, i cili, si shumë të tjer, çdo mbrëmje valon nëpër rrugët e Shkupit. Vetëm fotografi bajate, pa asnjë transparent. Të mos shqetësohet pushteti!
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e