Aktualitete

Foto-garë në temën “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe qeverisja” (DRG)

на 6. 05. 2014 | | mk
“Na ndihmoni ta tregojmë tregimin dhe ta tregojmë fytyrën e atyre që punojnë në avancimin e Demokracisë, të drejtave të njeriut dhe qeverisjes (Democracy, Human Rights and Governance -DRG) nëpërmjet arritjeve në këtë fushë dhe promovimit, mbrojtjes dhe thellimit të demokracisë anembanë botës,” thuhet në ftesën e USAID-it për të marrë pjesë në këtë garë. Kushtet për pjesëmarrje dhe të gjitha çështjet tjera për pjesëmarrje në garë mund të merren në këto adresa: jbentoncooney@usaid.gov dhe rchilton@usaid.gov. Afati për dorëzimin e fotografive është 16 maj.

Deri kur matrapazët mediatikë të pandëshkuar do të nxisin dhunë mbi mediat dhe gazetarët?

на 5. 05. 2014 | | mk
  Fronti për Lirinë e Shprehjes edhe një herë e dënon në mënyrën më të ashpër fjalën e urrejtjes nga ana e Milenko Nedellkovskit, në portalin e tij “Dudinka”, i cili nxit dhunë ndaj mediave kritike dhe ndaj gazetarëve, kolumnistëve dhe politikanëve konkretë. Jua kujtojmë se para disa javëve, Fronti për Shprehje të Lirë në mënyrë publike e dënoi sulmin matrapaz të Milenko Nedellkovskit mbi pjesëmarrësit në debatin televiziv, me fjalët: Erdhi koha për plumb në ballë. S’ka ilaç tjetër. Duhet të pastrohemi nga fundërrinat”. Tani personi i njëjtë, në portalin e vet, publikon listë me media, gazetarë dhe politikanë, duke bërë thirrje për “prerje të ulçerave”: “…ulçerat largohen në mënyrë kirurgjikale. Me brisk, me një prerës të mprehtë”. Grupi

Promovohet platforma për raportimin e gjuhës së urrejtjes

на 2. 04. 2014 | | mk
Në këtë promovim, përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkut theksuan se platforma ka qëllim që të mbledh informacione për gjuhën e urrejtjes në vendet publike, që të krijojë një pasqyrë për gjendjen në Maqedoni. Shkup ,  16:58 02.04.2014 – Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikës së Maqedonisë sot promovoi platformë online për hulumtimin e gjuhës së urrejtjes www.govornaomraza.mk. Në këtë promovim, përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkut theksuan se platforma ka qëllim që të mbledh informacione për gjuhën e urrejtjes në vendet publike, që të krijojë një pasqyrë për gjendjen në Maqedoni. Në kuadër të kësaj ngjarje u realizua edhe një panel diskutimi në temën se si media ndikon në përhapjen e gjuhës së urrejtjes. Në diskutim ndanë

Irena Mullaçka nga “Fokus”-i me storje më të mirë hulumtuese në vitin 2013

на 26. 03. 2014 | | mk
Storja për operacionet e komplikuara të kataraktës në Spitalin e qytetit, me të cilat u është dëmtuar shikimi rreth pesëdhjet pacientëve është shpërblyer me vendin e parë në konkursin “Nikolla Mlladenov” për storje më të mirë hulumtuese në vitin 2013. Seria e teksteve të gazetares Irena Mullaçka është publikuar në javoren “Fokus”. Mençe Atanasova Toçi, gazetare e portalit “Nova TV” është fituese e shpërblimit të dytë për serinë e artikujve kushtuar gjendjes alarmante me ndotjen në Kavadar. Shpërblimin e tretë e fitoi Tomsillav Kezharovski për tekstet që kanë të bëjnë me hetimin për fatkeqësinë e komunikacionit në të cilën jetën e humbi gazetari Nikolla Mlladenov, të publikuara në të përditshmen “Nova Makedonija”. Këtë vit, juria profesionale ndau edhe dy mirënjohje

Еrdogani e ndaloi Twitter-in, por në Turqi, megjithatë, tweet-ojnë #TwitterIsBlockedInTurkey

на 24. 03. 2014 | | mk
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, e ndaloi Twitter-in në vend, pasi i publikuan linke me inçizime të bisedave që e konfirmojnë korrupsionin gjatë zgjedhjeve.  
  • Përkraheni protestën kundër ndalesës së Twitter-it në Turqi dhe ndihmoni që të hiqet bllokada duke e shfrytëzuar hashtag-un #TwitterIsBlockedInTurkey.
  Bashkimi Evropian e dënoi bllokimin e platformës ndërkombëtare për mikroblogim, e cila ka rreth 650 milionë shfrytëzues anembanë botës, duke e quajtur atë si “të pabazë dhe qyqare“. Mirëpo, autoritetet turke thonë se ndalesa është bërë në mënyrë ligjore, me ndihmën e gjykatës e cila ka vendosur se rrjeti duhet të bllokohet si “masë sigurie”. Nëpër mediat botërore rrotullohet deklarata e njohur e Erdoganit, i cili thotë: “Nuk më intereson se çka do të thotë

Gjuha e urrejtjes është vepër penale në Republikën e Maqedonisë

на 19. 03. 2014 | | mk, en

Prej shkurtit të vitit 2014 në Republikën e Maqedonisë kanë hyrë në fuqi dispozitat e reja ligjore me të cilat ndalohet dhe ndëshkohet gjuha e urrejtjes dhe përhapja e materialeve nëpërmjet internetit, me të cilat promovohet ose nxitet urrejtje, diskriminim ose dhunë, kundër cilitdo qoftë njeri ose grupi, në çfarëdo baze të diskriminimit. Me ndryshimet e Kodit penal të cilat i miratoi Kuvendi me procedurë urgjente në fillim të vitit 2014 dhe hynë në fuqë në mjedis të shkurtit (tetë ditë pas publikimit të tyre në Gazetën zyrtare të R. të Maqedonisë, nr. 27 të datës 05.02.2014) neni 319 tani thotë: Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit në bazë kombëtare, racore, fetare dhe në ndonjë tjetër të diskriminimit (1)  Ai

Promovimi i Doracakut për gazetari të bazuar në të dhëna

на 4. 03. 2014 | | mk
Qendra për zhvillimin e mediumeve (QZHM), të martë, më  4 mars 2013, në GEM klubin në Çarshinë e vjetër (Klub „Menda“), me  fillim në ora 12:00, do ta prezantojë publikimin në maqedonisht të   Doracakut për gazetari të bazuar në të dhëna “. „Doracaku për gazetari të bazuar në të dhëna “,  është organizuar nga Xhonatan Grej,  Liliana Bunegru dhe Lusi Çejmbers, fillimisht u botua nga Fondacioni “Njohuri e Hapur” dhe “Qendra Evropiane për Gazetari”. Edicioni në maqedonisht i këtij libri është përgatitur nga Qendra për Zhvillimin e Mediumeve, i financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni (FSHHM). Doracaku është një përpjekje për tu përafruar me gazetarët nga mbarë bota, gazetari e bazuar në të dhëna. Doracakun në maqedonisht do

Liria e të shprehurit në Raportin për të Drejtat e Njeriut për Maqedoninë 2013

на 3. 03. 2014 | | mk
Më 27.02.2014 Departamenti i shtetit në SHBA ka dorëzuar në Kongres, raportet vjetore për të drejtat e njeriut sipas shteteve për vitin 2013 (2013 Country Reports on Human Rights Practices). Raportet të cilat përpilohen për 38 herë , shpërbejnë si bazë ndihmën politike dhe të jashtme të Qeverisë së SHBA-ve. Ato gjithashtu janë pika referuese për shtetet tjera, institucione ndërkombëtare, OJQ, juristë, shkencëtarë, qytetarë të interesuar dhe gazetar. Në Raportin për Maqedoninë (Country Reports on Human Rights Practices for 2013: Macedonia) thuhet: “Çështja më kritike të drejtave të njeriut ishte dështimi i qeverisë për respektimin e plotë të sundimit të ligjit, duke përfshirë përzierjen e aktiviteteve shtetërore dhe partiake, duke ndërhyrë në punën e gjyqësorit dhe mediumeve, ndjekje selektive të

Gjykata Themelore Shkup 1: Thirrje për takim me gazetarët për ndryshimet në LPP

на 24. 01. 2014 | | mk
Më 20.01.2014. Gjykata Themelore Shkupi 1 publikoi njoftimin në vazhdim, në lidhje me ndryshimet në Ligjin për procedurë penale (LPP), të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 dhjetori 2013: NJOFTIM Njoftohen të gjithë gazetarët e interesuar se më 23.01.2014 në ora 12:30 në sallën nr. 1 do të mbahet takim për informim në lidhje me ndryshimet në procedurën penale në pajtim me dispozitat e LPP,  si dhe me përvojat e deritashme të këtij gjyqi me fillimin e implementimit të këtij Ligji. Me respekt, Zyra për marrëdhënie me publikun e Gjykatës Themelore të Shkupi 1 në Shkup
Më 16.01.2014. Shërbimi për verifikim të fakteve nga mediumet e publikoi leksionin gazetaresk  “Ligji për procedurë penale – digë e re për qasje