Ilustrimi: Foto: SHVFM
Çka u mbetet njerëzve realë, nga gjaku dhe mishi, me mendje dhe arsye, që janë shndërruar në kukulla prej kashte, drej të cilëve kanalizohet mllefi i të paditurve dhe i naivëve nga ana e dhunuesve politikë dhe ekspertë? Përveç që fizikish u është marrë e drejta dhe mundësia që të shprehen, ata me këtë magji mediatike, praktikisht edhe nuk ekzistojnë.
Shkruan: Zoran Bojarovski
Në qoftë se jeni person me dinjitet, person me inteligjencë dhe me integritet dhe me parime të larta morale, atëherë gjithsesi jeni të vetëdijshëm se një pjesë e madhe e medieve në Maqedoni, u japin hapësirë shumë më të madhe se sa që u takon politikanëve dhe të ashtuquajturve ekspertë, të cilët shtrembërojnë fakte,