Recensione

Ofendimet sjanë argumente

на 22. 10. 2015 | | mk
[Recension: “Shpifjet e një pseudogazetari”] Gazetaria e mirëfilltë bazohet në fakte dhe në informacione të mirëargumentuara. Përfshirja e spekulimeve dhe paragjykimeve në një tekst që mëton të jetë informativ e gazetaresk është jashtë standardeve gazetareske. Linku deri te artikulli origjinal: “Shpifjet e një pseudogazetari” Data dhe koha e publikimit: 14.10.2015 Data e recensionit: 21.10.2015 Recensues: Xhenis Sulimani   Teksti që po e recensojmë është kryekëput i bazuar në spekulime e

Fshehja e burimit – krim etik

на 22. 10. 2015 | |
[Recension:“Fërckovski: Zvërlevski kur të dal t’i kërkojë falje të gjithë popullit”] “Ndalohet plagjiatura”, është rregulli i parë të cilin e mëson çdo gazetar amator që pretendon të bëhet profesionist. E drejta deklarative i takon vetëm atij gazetari i cili ka marrë guximin dhe ka hedhur në veprim idenë për të raportuar për një temë të tillë. Çdo kopjim, ri-publikim dhe ndërrim të konotacionit të saj përbën shkelje të ligjit.

Jo çdo tekst gjithmonë ia arrin të jetë lajm

на 22. 10. 2015 | |
[Recension: Sela i mban çadrën BDI-së] Është e rëndësishme që publiku të dijë të bëjë dallimin mes një lajmi me peshë dhe një teksti që pretendon të jetë i tillë por nuk përmbush as standartet minimale për këtë. Më e lehtë për të dalluar një tekst që nuk ja vlen të merret si informacion me vlerë është që t’i kushtohet kujdes nëse ai përmban komente. Komentet e autorit, s’kanë asgjë

Një titull që premton më shumë se sa thotë teksti

на 22. 10. 2015 | |
Ina - Ahmeti braktis shoket e luftes, mbetet vetem me Grubin
[Recension: “Ahmeti braktis shokët e luftës, mbetet vetëm me Grubin”] Nuk është profesionale të nisësh tekstin me një titull spekulativ dhe të shpresosh që në kurriz të tij të nxisësh interesim që publiku të lexojë një tekst të mbushur me komente dhe spekulime të pabaza dhe joserioze. Linku për te artikulli origjinal: “Ahmeti braktis shokët e luftës, mbetet vetëm me Grubin”
Data dhe koha e publikimit: 15.10.2015
Data e recensionit:

Senzacioni bosh irrition publikun

на 21. 10. 2015 | |
Gazetaria ka një mision. Të informojë publikun drejtë dhe në kohë, e jo ti “dhurojnë” sensacione dhe ekskluzivitete të mbushura me komente nga vetë autori. Ky tekst është munduar të tërheqë klikime duke e lënë titullin me pyetje, gjë që  nuk preferohet në gazetari por më pas brendia e tekstit dëshpëron pasi që nuk përmbush pritjet e dhëna nga titulli. Titujt e tillë të lajmeve irritojnë lexuesin. Gazetari duhet që

Imazhet plotësojnë informacionin

на 21. 10. 2015 | | mk
[Recension: “Menduh Thaçi nga Lagja e Trimave ndjek kombëtaren, Kumanova me Thaçin!”] Referimi në “burime” anonime dhe jorelevante, mendimi i të cilëve nuk verifikohet, çon në dezinformimin e opinionit. Ky është konkluzioni që do të mund ta arrinte opinioni pasi të lexonte këtë lajm. Portali në fjalë që informon për atë se ku e ka ndjekur kombëtaren Menduh Thaçi edhe pse ka përmendur burimin e fotografive, përsëri ka përfunduar duke

“Siç marrim vesh”, e në fakt, asgjë nuk dijmë

на 20. 10. 2015 | | mk

[Recension: Geroski dhe Zekiri zihen për vendin e redaktorit në RTM]

I gjithë teksti është në bazë të spekulimit, pa asnjë argument që të mund të arsyetohet se pse ky tekst është gjetur në hapësirën mediatike. Linku deri te artikulli origjinal: Geroski dhe Zekiri zihen për vendin e redaktorit në RTM Data dhe koha e publikimit: 14.10.2015, 14:11 Data e recensionit: 15.10.2015 Recensues: Vllado Gjorçev “Pozita e redaktorit në RTM, e cila është pjesë e bisedimeve të partive politike, është bërë shkak për zënkë ndërmjet redaktorëve Branko Geroski dhe Muhamed Zekiri.” Që në paragrafin e parë ka një të pavërtetë të madhe. Nuk është theksuar se kush ka thënë, kush e ka vërtetuar, e as prej ku është marrë informata.

Kur gazetaria ditore shndërrohet në shtab emergjencash të partive

на 20. 10. 2015 | |
[Recenesion: “Novinari” Zekiri, sërish i gjuhet Ahmetit dhe UÇK-së] Ky lajm nuk ka asnjë element informimi përveç akuzimit dhe ofendimit të një personaliteti, gjë që nuk i ngjan gazetarit. Ky tekst ka pasur për qëllim të të kritikojë qasjen apo gjithë aktivitetin, si gazetarë në përgjithësi, të ish kryeredaktorit të televizionit Alsat-M, të cilin autori e akuzon se fshihet pas portaleve të ndryshme për të ofenduar dhe degraduar partinë në

Mes rreshtave profesionale nuk guxon të ketë nënçmim dhe fyerje

на 20. 10. 2015 | |
[Recension: Ringjallet vogëlushja e BDI-së, flet për zyrtarizimin e USHT-së, harron përkuljen para branitellave] Shkelja e disa elementeve të kodit të gazetarisë, nënçmimet dhe komentet në një artikull, dëshmojnë qartë për nivelin profesional të gazetarit. Gazetari është ai i cili duhet të luftojë për të drejtën e secilit dhe liria, e drejta dhe integriteti e tij, ashtu edhe si e tjerëve, përfundon kur fillon ajo e tjetrit. Linku deri te

Titull arbitrar, sikur i nxjerrë nga mëngët

на 19. 10. 2015 | | mk

[Recension: LSDM-ja antishtetërore bllokon, Hani do ta zhbllokojë – të hënën vjen në Shkup]

Në këtë rast, titulli nuk e zbukuron veprën, por nga pozita e gazetarit, e shëmton atë. Kemi një titull arbitrar, të nxjerrë si nga mëngët, që nuk ka asnjë lidhshmëri me përmbajtjen. Shembull për disfunksionalitetin ndërmejt elementeve kryesore të një artikulli. Linku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja antishtetërore bllokon, Hani do ta zhbllokojë – të hënën vjen në Shkupе Data dhe koha e publikimit: 16.10.2015 11:58 Data e recensionit: 17.10.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski “VËNIA NË FUNKSION TË NJË AGJENDE” NË VEND TË INFORMIMIT TË PUBLIKUT Tekst i huazuar me një titull jashtëzakonisht tendencioz, i cili, tashmë thamë, nuk shkon dorë për dore me përmbajtjen e ofruar.