Recensione

Kualifikime të rënda, jokolegiale si prej çajtoreje

на 14. 10. 2015 | | mk

[Recension: Servili më i madh i SOROS-it dhe i LSDM-së – Geroski kandidati më serioz për kryeredaktor të TVM-së]

Aman, njerëz, ju lutem për njëfarë niveli themelor, minimal të komunikimit publik. Çdokush mund të mendojë çka të dojë për çdokë, pa marrë parasysh a është e arsyeshme ose jo, a është e argumentuar apo vetëm produkt i perceptimit personal dhe kjo mund të thuhet në shtëpi, në shoqëri, në çajtore, mirëpo gjithsesi jo edhe në një tekts mediatik që pretendon të jetë informativ. Linku deri te artikulli origjinal: Servili më i madh i SOROS-it dhe i LSDM-së – Geroski kandidati më serioz për kryeredaktor të TVM-së Data dhe koha e publikimit: 08.10.2015, 12:47 Data e recensionit: 09.10.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

Si dëshira për klikime e vret vërtetësinë

на 13. 10. 2015 | | mk

[Recension: Varet kamermanja nga Hungaria që i pengoi migrantët]

Titull shumëëëëëë i gabuar… Linku deri te artikulli origjinal: Varet kamermanja nga Hungaria që i pengoi migrantët Data dhe koha e publikimit: 05.10.2015, 20:42 Data e recensionit: 08.10.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski Vërtetësia në çdo tekst gazetaresk varet nga ajo se a është e saktë informata në të gjiha segmentet e produktit. Kjo nënkupton se elementet nga të cilat është i përbërë artikulli duhet të korespondojnë ndërmjet vete në pjesën e vërtetësisë. Nuk mundet titulli, si në këtë rast, të dallojë nga përmbajtja. Është absolutisht e palejueshme që senzacionalizmi në titull, që është plasuar për shkak të dëshirës për klikime, ta lë pas dore saktësinë. Ta qartësojmë, kamermanja e cila e zemëroi

Titulli është fytyra e tekstit, prandaj duhet të jetë i saktë

на 13. 10. 2015 | | mk

[Recension: Me ligj u ndaluan bombat]

Vërtetësia dhe saktësia janë karakteristikat kryesore të gazetarisë. Të gjitha mediet duhet ta kenë për qëllim këtë. Megjithatë, kjo më së shumti bie në sy në këtë kontribut. Ndoshta me titull tjetër teksti do të ishte në rregull, mirëpo kështu, me pohim kategorik, që nuk është i vërtetë nuk mund të flitet për kronikë profesionale. Linku deri te artikulli origjinal: Me ligj u ndaluan bombat (Vërejtje: Në ndërkohë titulli është përmirësuar) Data dhe koha e publikimit: 6.10. 2015,18:27 Data e recensionit: 07.10.2015 Recensues: Vllado Gjorçev Si tërësi teksti është në rregull. Mirëpo, ajo që më së shumti i bën dëm është titulli. Bëhet fjalë për propozim-ligj, e kjo do të thotë se akoma nuk

Pala tjetër e domosdoshme

на 9. 10. 2015 | |
[Recension: “Nikolova: Do ta padis KSHZ për shkurtimin e të drejtave të njeriut”] “Lajmi përbëhet nga të gjitha palët”, është rregulli bazë i gazetarisë profesionale. Gazetari për të mos përfunduar si i njëanshëm duke favorizuar vetëm njërën palë, me doemos duhet të kërkoj qëndrim edhe nga pala tjetër. Vetëm një lajm që pasqyron të dy palët, informon publikun. Linku deri te artikulli origjinal: “Nikolova: Do ta padis KSHZ për shkurtimin

Informacionet pa interes publik, nuk ja vlejnë

на 9. 10. 2015 | | mk
Lajm - Kush e administron faqen e Ballistit Morina qe ka respekt per Menduh Thacin
[Recension: “Kush e administron faqen e “Ballist Morinës” që ka respekt për Menduh Thaçin?”] Pseudo-lajmet shfrytëzohen për të mbushur hapësirën mediatike atëherë kur nuk ka gjëra më të rëndësishme për t’u publikuar. Më keq janë rastet kur pseudo-lajmet kamuflohen me “petkun” e lajmeve të rëndësishme dhe autori humb fillin sepse as vetë nuk e ka të qartë rëndësinë e publikimit të tyre Linku për te artikulli origjinal: “Kush e administron

Çorientimi i publikut s’është mision i gazetarisë

на 9. 10. 2015 | |
[Recension: “Përveç Qufës, askush nuk i bashkohet “Unitetit”. Lika dhe Dehari mbesin BDI”] Titulli patjetër duhet të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij. Gjë që nuk ndodhë në produktin që po e recensojmë. Përveç mospërshtatjes titull-përmbajtje, produkti gazetaresk që po recensojmë jep informacione të pa provuara dhe çorienton publikun. Në këtë rast, kjo vjen si pasojë e mosprezencës së gazetarit në vendngjarje. Linku deri te artikulli origjinal: Përveç Qufës,

Ofendimet nuk bëjnë pjesë as në lajme e as komente

на 9. 10. 2015 | |
[Recension: “Baton Haxhiu, një “vrasës me pagesë” në gazetarinë shqipe!”] Teksti që analizojmë ka përmbajtje fyese, degraduese, dhe akuzuese dhe e gjithë kjo qëndron tek rubrika e lajmeve. Pa specifikuar se teksti është një koment për një personalitet publik, portali në fjalë përdorë “mashën” e quajtur lajm për të shpërndare komente politike të cilat i drejtohen një gazetari i cili e ka për detyrë të vejë në pikëpyetje çdo aktivitet

Recension: Publikohen inçizimet nga provat nukleare në SHBA të vitit 1995 (video)

на 7. 10. 2015 | | mk

[Recension: Publikohen inçizimet nga provat nukleare në SHBA të vitit 1995 (video)]

Viti 1955 ose 1995? Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Publikohen inçizimet nga provat nukleare në SHBA të vitit 1995 (video) Data dhe koha e publikimit: 02.10.2015 11:13 Data e recensionit: 03.10.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski   “GABIM FABRIKE NË VITIN E PRODHIMIT”! Përsëri do të pyesim 1955 ose 1995? Mu këtu qëndron problemi me këtë tekst. na plasohen vite të ndryshme për atë se kur është inçizuar videomateriali ku janë paraqitur provat nukleare të SHBA-ve të kryera në Nevadë. Sinqerisht më habiti titulli, në fakt ai ma tërhoqi vëmendjen – se në vitin 1995 Uashingtoni ka bërë prova të armëve nukleare në tokën amerikane?!? Më së paku ky

Artikull tendencioz, senzacionalist, i pakonfirmuar

на 7. 10. 2015 | | mk

[Recension: Përleshje fizike ndërmjet Mijallkovit dhe Kamçevit me ç’rast…]

Thashetheme, thashetheme! Kjo, është shkurtimisht syzheja e këtij teksti, i cili sikurse ka dalë nga shtypi i verdhë. Në të ka gjithçka, mirëpo mungon ajo që është më e rëndësishme. Teksti me asgjë nuk mund të vërtetohet. Madje edhe vetë qasja në shkrimin e tij është problematike. Në fakt, nëse portali ka marrë letër nga ndonjë dëshmitar okular, pse nuk ka printskrin nga letra? Poashtu, është kontestuese edhe ajo se nëse ngjarja ka ndodhur në hotelin “Aleksandar Palas” pse ka vetëm një dëshmitar që e ka parë ngjarjen? Ngjarja me siguri ka ndodhur kur ka pasur më tepër mysafirë, bëhet fjalë për hotel, ku qarkullimi i njerëzve është më i madh.

Dyishmet pa verifikime mbesin supozime

на 7. 10. 2015 | |
[Recension: “Tensione në Kumanovë, Ahmeti bëhet gati të shkojë, banorët nuk e duan!?”] Teksti që po recensohet përmban akuza dhe supozime të pabaza që nga titulli e deri tek fjalia e fundit. Autori edhe pse ka tentuar të bëjë lajm ose artikull gazetaresk, nga ky tekst ka arritur vetëm që të nxisë dyshime dhe habi për atë se kur ka vendosur lideri i BDI-së të vizitojë Kumanovën, kur qenkan revoltuar