Recensione

Recension: Pse “Anonimët maqedonas” shkaktuan panik në selinë e LSDM-së?

на 2. 03. 2015 | | mk
  Ky është një tekst krejtësisht manipulues dhe i anshëm politikisht, që bazohet vetëm në spekulime dhe në muhabete çarshie, pa u mbështetur në asnjë fakt. Fakti i vetëm që është përdorur në këtë tekst është se”Anonimët maqedonas” kanë publikuar një video në “Youtube” ku thonë se kanë depërtuar në kompjuterët e LSDM-së dhe se do ta publikojnë të vërtetën e mirëfilltë, të kundërt me projektin “E vërteta për Maqedoninë”, të cilin e realizon LSDM-ja opozitare nëpërmjet të të ashtuquajturave “bomba”. Titulli dhe teksti janë tendenciozë me qëllim që të shkaktojnë panik te opozita dhe në publik, duke aluduar se ajo tashmë ka filluar të përhapet. Mirëpo, pa asnjë dëshmi për këtë, teza lehtë bie në ujë. Linku deri te

Recension: Gruevski: Të vërtetën do ta dëgjojnë të gjithë – për gjithçka do të përpiqem para Gjykatës

на 27. 02. 2015 | | mk
    Shembull për “gazetari të humbur në kohë dhe në hapësirë”. Informatë e vjetër që është plasuar si aktuale, titull i nxjerrë nga konteksti, formulime “të forta” të pambështetura me argumente, disa komente të ngjyrosura për plotësimin e fotografisë së përgjithshme se bëhet fjalë për artikull të anshëm. Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: Të vërtetën do ta dëgjojnë të gjithë – për gjithçka do të përpiqem para Gjykatës Data dhe koha e publikimit: 16.02.2015 – 13:17 Data e recensionit: 18.02.2015 Recensues: Vlladimir Mirçeski  

PRAPAVIJË E PËRMBLEDHUR ME “DËSHIRË” PËR DIMENSIONIN DITOR-INFORMATIV

Në dorë kemi një material përplot me, nga këndvështrimi profesional, mangësi, të cilat ndoshta edhe kanë qenë shkaku se pse ai, një kohë të caktuar pas

Recension: VMRO-DPMNE pranon, LSDM-ja nuk e di a është për zgjidhje parlamentare

на 25. 02. 2015 | | mk
  Përdorimi i “njoftimeve” anonime mbetet klasikë për atë se si këtu shihen relacionet ndërmjet dy partive më të mëdha. Madje edhe në atmosferë të luftës maksimale politike, kur së paku njëra palë nuk është e interesuar të mbetet anonime. Problemi me qasjen e këtillë ndaj analizave është se madje edhe atëherë kur disa burime me të vërtetë të informuara japin të dhëna për gazetarin (gazetaren) ne bëhemi skeptikë. Në fakt, informimi i tillë mund të jetë incidental, e jo të bhëhet atribut i “brendit” në gazetari.
Në tekst problematik është titulli, i cili nuk e pasqyron esencën e përgjigjeve, mirëpo përkundrazi, bën spinim të publiku. Linku deri te artikulli origjinal: VMRO-DPMNE pranon, LSDM-ja nuk  e di a është për

Recension: Dëshmi e një serbeje në autobus: Kosovarët janë të lumtur që largohen nga vendi i tyre

на 24. 02. 2015 | | mk
  Çdo gazetar duhet ta dijë se funksioni kryesor i gazetarisë është të informojë, në mënyrë të saktë dhe precize. Ky tekst tregon se është lëshuar mundësia që lexuesit të jenë të informuar në mënyrë të saktë, me kohë dhe sa është e mundur më detajisht dhe me kualitet. Linku deri te artikulli origjinal: Dëshmi e një serbeje në autobus: Kosovarët janë të lumtur që largohen nga vendi i tyre Data dhe koha e publikimit: 18.02.2015, 10:03 Data e recensionit: 20.02.2015 Recensues: Vllado Gjorçev  

PROBLEM ME VËRTETËSINË

Ky artikull ka probleme edhe me vërtetësinë për shkak se bazohet në burim anonim, të paidentifikuar. Teksti ose tregimi në të është “i pretenduar”, për shkak se vështirë mundë të dëshmohet se

Recension: Zaevi filloi të fshehet nga hetimi për “Puçin”

на 23. 02. 2015 | | mk
  Lajmi me titull: Zaevi filloi të fshihet nga hetimi për “Puçin” është i rrejshëm. Mënyra në të cilën është shkruar dhe plasuar ky material le përshtypjen se nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim të paqëllimshëm, por se me qëllim është publikuar një dezinformatë me qëllim që të nxihet lideri i opozitës. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi filloi të fshihet nga hetimi për “Puçin” Data dhe koha e publikimit: 18.02.2015, 15:20 Data e recensionit: 19.02.2015 Recensuese: Оlivera Vojnovska  

LAJM QË S’KA TË BËJË ME TË VËRTETËN

Artikulli në bazë të informatave të pakonfirmuara, nga burime anonime, mirëpo “të sigurta” bën konstruksion se: “lideri i opozitës filloi te fshehet nga organet hetuese në rastin Puçi”. Qëllimi nxirret edhe nga titulli

Recension: Shkaktoi pakënaqësi: Nëna i vë makijazh djalit 7 vjeçar

на 21. 02. 2015 | | mk
  Titulli i këtij teksi është senzacionalist. Vetë mendimi se një nënë i ka vënë makijazh foshnjes së saj, është tmerrues, mirëpo megjithatë, bëhet fjalë për atë se nëna ka shfytëzuar një ueb-aplikacion, fakt ky i cili zbulohet më poshtë në tekst. Linku deri te artikulli origjinal: Shkaktoi pakënaqësi: Nëna i vë makijazh djalit 7 vjeçar Data dhe koha e publikimit: 17.02.2015 Data e recensionit: 19.02.2015 Recensues: Аna Anastasovska “Nëna 28-vjeçare me emrin Fiona i ka vënë makijazh djalit të saj të vogël Gabriel, edhe atë makijazh “të rëndë”, mirëpo kjo zbativtje e saj shkaktoi shumë polemika.” Në shikim të parë titulli tërheq vëmendjen dhe çdokush me kërshëri të madhe do ta hapte këtë tekst, me siguri që të lexojë

Recension: Bashkëpartiakët e Zaevit të shantazhuar, biznesmenët në ngërç

на 20. 02. 2015 | | mk
    Tekst i njëanshëm, jopërmbajtësor, i pavërtetë, pa fakte… Këto janë fjalët që janë kyçe për ta sqaruar këtë produkt, i cili vështirë se mund të quhet tekst gazetaresk. Linku deri te artikulli origjinal: Bashkëpartiakët e Zaevit të shantazhuar, biznesmenët në ngërç Data dhe koha e publikimit: 15.02.2015, 20:00 Data e recensionit: 16.02.2015 Recensues: Vllado Gjorçev  

NUK KA PALË TË DYTË

Teksti ka vetëm një parim – senzacionalizëm, i cili fillon që nga titulli dhe është i pranishëm deri në fjalën e fundit. Prej larg shihert se se qëllimi i qartë është të dëmtohet deri në fund kryetari i LSDM-së dhe ai të diskreditohet. Liderit të opozitës i mveshet shantazhi, dhe me këtë rast nënçmohet se është i

Recension: Zaevi vazhdoi me kërcënimet ndaj gazetarëve dhe bashkëpartiakëve

на 19. 02. 2015 | | mk
  Ky tekst është vetëm një nga seria e teksteve të publikuara javën e fundit me tendencë që të sulmohet dhe të nxihet lideri i opozitës, Zoran Zaev, i cili në publik doli me “bombë”, duke e akuzuar pushtetin se ka përgjuar mbi 20.000 qytetarë. Аutori i referohet qëndrimeve dhe mendimeve të ekspertëve, edhe pse prej tyre nuk ka asnjë shenjë në artikull, prej ku mund të konstatohet se ato janë qëndrime të vetë autorit, i cili në këtë rast është anonim. Linku deri te artikulli origjinal: Zaevi vazhdoi me kërcënimet ndaj gazetarëve dhe bashkëpartiakëve Data dhe koha e publikimit: 13.02.2015 Data e recensionit: 17.02.2015 Recensues: Аna Anastasovska Lideri opozitar Zoran Zaev edhe në intervistën e mbrëmshme për Alsat-M vazhdoi

Recension: VIDEО: Gruevski e hodhi bombën e tij

на 18. 02. 2015 | | mk
    Teksti i plasuar si informatë legjitime, edhe pse është spin i qartë, për shkak se bëhet fjalë për material thelbi i të cilit është nxjerrë nga konteksti. Përpjekje për mbulim mediatik ose, së paku, për minimizim të ndikimit të zbardhjes së aferës me përgjimet nga ana e opozitës, me atë që në mënyrë spektakolare njoftohet se dhe “Gruevski e hodhi bombën e tij”. Mirëpo, pasi të lexohet e gjithë përmbajtja, relativisht e shkurtër, shihet se në vend të bombës, këtu kemi punë me një përmbajtje “të plasur” qëllimisht, siç kanë merak disa të thonë, të një  petarde. Linku deri te artikulli origjinal: VIDEO: Gruevski e hodhi bombën e tij Data dhe koha e publikimit: 10.02.2015, 15:17 Data e

Recension: Pasi vdiq Tamara e vogël, në rrjetet sociale kërkohet dorëheqja e Todorovit

на 18. 02. 2015 | | mk
  Nëse nuk merret parasysh konferenca për shtyp e liderit të opozitës, Zoran Zaev, lajm i ditës të hënën, më 9 shkurt, gjithsesi ishte vdekja e Tamara Dimovskës nga Velesi, vajza e cila ishte e sëmurë nga skolioza, dhe e cila vdiq, duke e pritur operacionin e shtatë. Është vështirë të thuhet se kush e dha lajmin e parë pasi vajza ka pasur kontakt me personin e parë mjekësore (kjo ka ndodhur në orën 6 të mëngjesit), mirëpo reagimi i publikut ishte i shpejtë dhe i ashpër, para së gjithash, në drejtim të kërkimit të përgjegjësisë – ajo vajzë e vogël e buzëqeshur dhe gjithmonë e gëzuar, praktikisht vdiste para syve tanë, vdekja e saj paralajmërohej, mirëpo kemi dështim katastrofal