Recensione

Akuza tendencioze pa fakte

на 17. 02. 2017 | | mk

[Recension: Kokallanovi në mbrojtje të “platformës shqiptare” duke i përqeshur reagimet e maqedonasve]

Теksti që e recensojmë e diskrediton gazetarin Sasho Kokallanov, duke e prezantuar si tradhtar të popullit maqedonas. Për akuzat e këtilla serioze artikulli nuk ofron dëshmi dhe argumente, e as që në mënyrë precize e përmend burimin e informatave. Gjuha ofenduese ndaj Kokallanovit, me gjasë, është provokuar nga ndonjë kolumnë e tij, mirëpo kjo në këtë përmbajtje mediatike nuk është thënë haptazi, e as që është vënë ndonjë link që lexuesit të mund burimisht t’i lexojnë qëndrimete e autorit dhe vetë të nxjerrin përfundime për to. Në tekst ka interpretime dhe komente paushalle, pa ofruar qasje të drejtpërdrejtë në atë që saktë e ka thënë personi që

Kur gazetaria hyn në librin e propagandës dhe humorit pa kripë

на 17. 02. 2017 | | mk
[Recension: “BDI hyn në librin e Gunness-it”] Ironi, humor ose informacion serioz? Se çfarë është ky “lajm”, askush nuk mund t’i bjerë në fije, nëse nuk i njeh mirë rrethanat dhe zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni. Madje, lexuesit të zakonshëm i jepen shumë pak të dhëna mbi gjendjen reale faktike. Në vend të kësaj ofrohet një dozë humori pa kripë, sa për të mbuluar mungesat e shumta

Teksti është i plotë kur e ka edhe palën e dytë

на 17. 02. 2017 | | mk

[Recension: (VIDEO) Drejtoresha Temellkova me forcë e pengoi inçizimin për borxhin e Konviktit të studentëve prej 70 mijë eurosh]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni ka problem me vërtetësinë. Nuk është konsultuar pala e dytë, e as nuk ka mbështetje për pohimin që bëhet në titull se “drejtoresha e njërit nga Konviktet shtetërore me forcë e pengoi inçizimin për borxhin e Konviktit të studentëve prej 70 mijë eurosh.” Burimet janë të njëanshme, dhe kjo nuk mjafton që lexuesit të fitojnë pasqyrë të plotë dhe të qartë për atë që është shkruar. Linku deri te artikulli origjinal(VIDEO) Drejtoresha Temellkova me forcë e pengoi inçizimin për borxhin e Konviktit të studentëve prej 70 mijë eurosh Data dhe koha e publikimit:

Tekst për numërim të klikimeve

на 16. 02. 2017 | | mk

[Recension: Sonte merrni një gjethe dafine dhe thuajeni këtë që të pasuroheni]

Artikulli që e recensojmë as informon, e as që trajton ndonjë temë që është e dobishme për qytetarët. Me këtë rast, nuk ka burim për pohimin që bëhet, e as për vërtetësinë e tij, ndërsa shkak është një dukuri natyrore, siç është rasti me hënën e plotë. Titulli është senzacionalist, me qëllim që të tërheqë numër më të madh të lexuesve dhe të klikimeve. Теkstet që bëjnë pjesë në kategorinë “interesante”, njësoj sikurse edhe atë që janë informative, duhet t’i plotësojnë standardet dhe rregullat e gazetarisë që vlejnë edhe për artikujt tjerë, pa marrë parasysh se trajtojnë tematikë zbavitëse. Linku deri te artikulli origjinal: Sonte merrni një gjethe

Temë e qëlluar, qasje e huqur

на 16. 02. 2017 | | mk
[Recension: Banorët e Shutkës nuk duan pishinë, kërkojnë gjinekolog] Lajmi që po recensojmë është një temë e qëlluar që prek interesin publik. Fatkeqësisht, mënyra se si i është qasur gazetari çështjes është e huqur. Përkundër pritjeve të qytetarëve, jo vetëm atyre të Shutkës, puna e gazetarit nuk është kryer me përgjegjësi, e teksti nuk e ka informuar opinionin për problematikat që shtjellon në mënyrën e duhur. Të dhënat në tekst

Spekulim i fshehur prapa gjoja burimeve diplomatike

на 16. 02. 2017 | | mk

[Recension: VJEN KURCI ME POROSI PËR GRUEVSKIN PËR DORËHEQJEN E TIJ DHE SHPËTIMIN E VMRO-DPMNE-së?!]

Artikulli e transmeton komunikatën për vizitën e ministrit austriak për punë të jashtme, mirëpo pastaj i komenton informatat e paraqitura dhe plason informata plotësuese të pakonfirmuara duke iu referuar burimeve të paemërtuara. Linku deri te artikulli origjinal: VJEN KURCI ME POROSI PËR GRUEVSKIN PËR DORËHEQJEN E TIJ DHE SHPËTIMIN E VMRO-DPMNE-së?! Data dhe koha e publikimit: 09.02. 2017 Data e recensionit: 12.02.2017 Recensues: Dimitar Tanurov

TITULL SENZACIONALIST

Vetë titulli është komentues dhe senzacionalist veçanërisht me shenjat e përdorura të pikësimit. Me të nuk jepet përgjigjekonkrete, vetëm nxitet lexuesi që ta klikojë lajmin, i cili gjoja duhet të ofrojë përgjigje konkrete. Në fillim të lajmit transmetohet

Lajm i shpartalluar me komente tendencioze

на 16. 02. 2017 | |
[Recension: BDI NË PRAG TË SHPARTALLIMIT] Spekulime dhe komente për një parti politike, të bazuara askund. Ky është vlerësimi i përgjithshëm për tekstin që po e recensojmë. Tentimi për të përcjellë një gjendje brendapartiake në BDI është bërë në mënyrë shumë të vaktë dhe pa fakte konkrete.  Nuk është prezantuar asnjë dëshmi, me të cilin teksti do të kishte “brum”. Linku deri te artikulli origjinal:  BDI NË PRAG TË SHPARTALLIMIT

Në gazetari nuk ka vend për lajme të rrejshme

на 15. 02. 2017 | | mk

[Recension: ZAEVI KA KONFIRMUAR NË LETËR: Pranojmë dygjuhësi në gjithë territorin!]

Teksti që e recensojmë është manipulim i pastër dhe i pavërtetë dhe ka për qëllim ta degradojë liderin e partisë më të madhe opozitare, Zoran Zaev. Vetë titulli i artikullit “AEVI KA KONFIRMUAR NË LETËR: Pranojmë dygjuhësi në gjithë territorin!” është një spin i madhe dhe gënjeshtër, ndërsa është transmetuar në mënyrë që të duket se është e vërtetë dhe sikur të jetë marrë nga burime të sigurta dhe të verifikuara mirë. Mirëpo, kur ta hapni tekstin, do ta shihni se ajo që është shkruar nuk është e saktë. Linku deri te artikulli origjinalZAEVI KA KONFIRMUAR NË LETËR: Pranojmë dygjuhësi në gjithë territorin! Data dhe koha publikimit:

Kur redaksia i shërben politikës, për gazetarinë nuk ka ilaç!

на 15. 02. 2017 | | mk
[Recension: “BDI-ja kërkon shërbim nga VMRO-ja: shkatërrojeni BESËN!”] Derisa u përmbahemi vijave të standardeve gazetareske, për të cilat jemi zotuar me marrjen e kësaj detyre të përgjegjshme, nuk do të kemi asnjëherë problem me besueshmërinë, lexueshmërinë ose shikueshmërinë, pasi që audienca di mirë të vlerësojë se kush punon ashtu siç duhet, e kush punon për interesa të dikujt. Duhet bërë dallimi me lajmit e komentit, mes gënjeshtrës dhe të vërtetës,

Rruga prej bilbilit deri te gazetari ndërtohet me fakte, jo me komente!

на 15. 02. 2017 | |
[Recension: “Kush këndoi si bylbyl te “Dnevniku” sipas artikullit të botuar?!!!!”] Ja një tekst që gjoja përcillet nga ndonjë medium tjetër, por përplot me komente të redaksisë.  Si bazë për lajmin që po e recensojmë është marrë një artikull i shkruar në gazetën “Dnevnik”, por, edhe pse është dhënë mund që të kamuflohen komentet duke u “fshehur” pas shkrimit të Dnevnikut, megjithatë vërehet se teksti i gazetës është marrë vetëm