Recensione

Kur miza bëhet ka…

на 7. 06. 2016 | | mk
Tetova sot - Haracina i thote STOP Fatmir Limanit
[Recension: “Haraçina i thotë STOP Fatmir Limanit”] Teksti është i ndërtuar vetëm mbi komente dhe nuk është shfrytëzuar asnjë burim. Autorët kryesor të ngjarjes si banorët e Haraçinës dhe vetë Fatmir Limani nuk janë kontaktuar për të marrë qëndrimin e tyre. Fotografia është gjithçka që kemi. Linku deri te artikulli origjinal: “Haraçina i thotë STOP Fatmir Limanit” Data dhe koha e publikimit: 01.06.2016 Data e recensionit: 06.06.2016 Recensues: Fatlume Dervishi

Tekst lavdërues për Gruevskin “e palodhshëm”

на 6. 06. 2016 | | mk

[Recension: Pas agjendës intensive në terren, Gruevski me miqtë në parti basketi (fotogaleri)]

Ky është një tekst lavdërues dhe populist, i cili nga një informatë e zakonshme, ka bërë reklamë të shkëlqyeshme për liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Linku deri te artikulli origjinal: Pas agjendës intensive në terren, Gruevski me miqtë në parti basketi (fotogaleri) Data dhe koha e publikimit: 05.06.2016 Data e recensionit: 06.06.2016 Recensues: Аna Аnastasovska

REKLAMË PËR GRUEVSKIN

“Pas agjendës intensive gjatë të cilës realizoi takime me qytetarët dhe kontrolloi realizimin e disa projekteve në rajonin e Koçanës, në fshatrat Orizare dhe Podllog, Gruevski gjeti kohë edhe për t’u shoqëruar me miqtë. Kësaj radhe me basketboll, me ç’rast tregoi se përveç futbollit, mirë e luan edhe basketbollin”.

Fotografia që s’thotë një mijë fjalë, plotësohet me fakte e jo me spekulime

на 6. 06. 2016 | | mk
[Recension: “Prej kujt po frikësohet Ahmeti me revole në brezë (Foto)”] Nëse ju rastis të krahasoni fotografitë në foto-aparatin e një turisti dhe atë të një foto-reporteri, do të vëreni se bëhet fjalë për një set krejtësisht të ndryshëm fotografish. Fotografia si medium është shumë e rëndësishme për atë që quhet faktografi imazhologjike. Ajo bën pjesë në komunikimin pamor dhe ka një interpretim të veçantë në fushën e komunikimit.

Tre kodet – fytyra e kryetares së PSP-së, lideri i LSDM-së dhe logoja e partisë

на 6. 06. 2016 | | mk
[Recension: PSP-ja konfirmoi se Zaevi ka gënjyer për atë se sa biseda të përgjuara të paligjshme  ka dorëzuar] Gjëja e parë që flet për jokoncekuencën e kësaj përmbajtjeje mediatike është ambienti në të cilin është krijuar ajo. Nëse bëni pasqyrë të teksteve të publikuara që kanë të bëjnë me konferencën për shtyp të Prokurorisë speciale publike të mbajtur me 3 qershor, menjëherë do ta shihni se asnjë përmbajtje nuk është informatë, lajm, raport, për temën e asaj konferenc për shtyp. Asnjë. Në vend të raportit nga kjo konferencë për shtyp, janë publikuar dhjetëra përmbajtje mediatike, të cilat në mënyra të ndryshme e problematizojnë dhe e ndërlidhin punën e këtij institucioni me tema, të cilat, qartazi, kanë për qëllim ta dëmtojnë

Demonizim dhe hakmarrje

на 6. 06. 2016 | | mk
[Recension: Laramanët filluan të punojnë edhe kundër vetes!] I gjerë është spektri i manipulimeve të propagandës. Më e tmerrshme është kur në to marrin pjesë edhe mediet. Njëra nga karakteristikat kryesore të përmbajtjeve gazetareske është të përmbajnë ndonjë risi. Kur tashmë është vendosur të publikohen, duhet të ofrojnë diçka që është ndryshe nga ajo që është publikuar dje. Ç’të re sjell kjo përmbajtje mediatike? Asgjë. Mesazhi kryesor i tekstit është se në protestat nëpër rrugët e Shkupit dhe të qyteteve të tjera, janë në organizim të LSDM-së dhe të “SOROS”-it. Ky “SOROS”-i është interesant sepse gjithmonë shkruhet me shkronja të mëdha, e fare nuk është akronim, shkurtesë, dhe asnjëherë nuk është sqaruar se ç’është “SOROS”-i. Organizatori zyrtar, iniciativa qytetare “Protestoj”,

Një “lajm” që nuk e kupton askush

на 6. 06. 2016 | | mk
[Recension: Shërbimet e huaja të MPB-së kanë vjedhur “bombat” e Çaushit?] Lajmi që po recensojmë nuk ka kuptim. Nuk mund të vërtetohet, por me gjasë i njëjti është i përkthyer, por i papërshtatur në aspektin gjuhësor. Në dy paragrafet, flitet për çështje shumë me rëndësi për opinionin publik, por lexuesi vështirë e ka të kuptojë tekstin dhe të gjejë përgjigjen e titullit.
Kodi Etik: “Publikimi i informacioneve që kanë statusin

Sulm ndaj PSP-së me të gjitha mjetet

на 3. 06. 2016 | | mk

[Recension: PSP-ja vazhdon me punën jotransparente dhe kufizimin e medieve]

Kur si cak i medieve që e favorizojnë partinë në pushtet do të gjendet ndonjë institucion, atëher nuk zgjidhen mjetet dhe mënyra që ajo të sulmohet vazhdimisht. I tillë është rasti edhe me Prokurorinë speciale publike (PSP). Si me urdhër, kur ka ndonjë moment (siç është paralajmërimi për konferencë për shtyp), menjëherë merret pozitë mbrojtëse dhe sulmohet të gjithë “artilerinë”. Me këtë rast, aspak nuk mbahet llogari se a është teksti profesional ose jo. I tillë është edhe ky artikull. Linku deri te artikulli origjinal: PSP-ja vazhdon me punën jotransparente dhe kufizimin e medieve Data dhe koha e publikimit: 02.06.2016,15:31 Data dhe koha e recensionit: 03.06.2016 Recensues: Vllado Gjorçev

VETËM

Pa palët e përfshira “varfërohet” gazetaria

на 3. 06. 2016 | |
[Recension: Ambasadori më i “varfër”, Asaf Ademi deklaron se nuk ka asnjë lloj pasurie, e gjithë pasuria është e prindërve!] Praktika e të shkruarit të teksteve pa kontaktuar asnjë burim zyrtar është një prej gjërave që nuk duhet bërë në gazetari. Iniciativës, të shkruarit dhe në fund publikimit të tekstit duhet t’i paraprijë gjithmonë marrja e qëndrimit të atij për të cilin shkruhet teksti, pavarësisht se vallë bëhet fjalë për

Keqinterpretim tendencioz dhe i njëanshëm

на 3. 06. 2016 | | mk
[Recension: Skandal: Në UT provimet merren përmes telefonit, e konfirmon Prorektori] Keqinterpretimet mund t’i bëjë lexuesi apo publiku në përgjithësi, varësisht se si e percepton lajmin. Mirëpo, kur gazetari interpreton gabueshëm një deklaratë apo qëndrim, atëherë bëhet fjalë për thyerje të njërit prej parimeve thelbësore të gazetarisë, objektivitetit. Nuk duhet harruar se gazetari ka përgjegjësi për fjalën e thënë në publik dhe asnjëherë nuk guxon të informojë në mënyrë tendencioze.

E plotë është kur ka gjithçka

на 3. 06. 2016 | | mk

[Recension: Ivanov – burrështetas me mirënjohje dhe shpërblime të shumta ndërkombëtare]

Kur një tekst ka për qëllim që në mënyrë bibliografike të analizojë dikë – në këtë rast kryetarin e shtetit – kjo duhet të bëhet në mënyrë korrekte dhe të plotë. Artikulli nuk guxon të lë përshtypje se nuk është përgatitur ashtu siç duhet ose se ka tendencë që të fshehë diçka. E kur do të lexohet ky tekst, krijohet një përshtypje e fuqishme për jotërësi, duke i pasur parasysh, për shembull gafet e njeriut të parë të vendit, Gjorge Ivanov, të cilat e argëtonin publikun këto ditë, e në këtë tekst nuk kanë gjetur vend. Mirëpo, mungojnë edhe fakte të tjera. Linku deri te artikulli origjinal: Ivanov –