verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Cilët faktorë ndikojnë tek lajmi dhe raporti?

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

24 orë në Fox News – regjisrtim i një pamje në çdo minutë. Foto: karlfrankowski

Gazetarët nuk janë më vetëm grumbullues të lajmeve. Prej tyre pritet që të hulumtojnë, të jenë kritikë ndaj asaj rrethit ku jetojnë, por dhe të jenë proaktiv, të iniciojnë debat publik për të gjitha temat e interesit shoqëror. Kjo do të thotë se mediet duhet të jenë të përgjegjshme, sepse merren me punë publike.

Që të jenë të përgatitur për këto sfida, gazetarët duhet të kenë një fond të madh të dijes, të arsimohen vazhdimisht dhe ta ruajnë reputacionin e tyre në shoqëri. Këtë do ta arrijnë vetëm me një qasje të balancuar dhe tolerante ndaj temave që i përpunojnë, duke u mbështetur vazhdimisht tek kodi i profesionit të gazetarisë.

 

Shkruan: Aleksandar Pisarev

 

Përse duhet një hyrje kaq e madhe për „prodhim” të lajmit dhe raportit? Sepse detyra e gazetarit nuk është vetëm të shkojë në kërkim të lajmeve, por edhe aftësia që ti selektojë ato dhe në mënyrë objektive ti përcjelle tek publiku.

Shumë medie sot janë përcaktuar për prodhim mediatik të thjeshtë, të lirë, trivial, i cili është i përshtatur dhe duhet ti kënaqë nevojat komunikative të konsumatorëve të kulturës popullore demode. Për fat të keq, këto përmbajtje kanë tirazh më të madh pa marrë parasysh se shpërndajnë trivialitet, pa shije, intriga, fyerje…

Lexuesit, shikuesit, dëgjuesit nuk janë të vetëdijshëm se mediet në këtë mënyrë i eksploatojnë nëpërmjet programeve të llojit të reality show-ve, kuizeve dhe spektakleve të ndryshme dhe në këtë mënyrë e kompensojnë fuqinë e tyre të humbur si medie, që t’i përkushtohen ndërlikueshmërisë dhe seriozitetit të jetës së përditshme.

Për këtë arsye, në tregun mediatik gjithnjë e më shpesh dominojnë lajme të cilat nuk janë deri në fund të qëndrueshme, dominojnë raporte të papërfunduara dhe informacione të pavërtetuara, që lënë shumë pyetje të hapura, sepse ofrojnë vetëm fragmente. Favorizohen informacione që nuk kontribuojnë për krijim të mendimit kritik në shoqëri, nuk nxisin debat publik për çështjet e interesit publik. Thjesht, nuk janë ndërgjegjja e bashkësisë. Shndërrohen në një makineri të fuqishme e cila u tregon qytetarëve se çfarë të mendojnë, në vend që tu tregojë se për çka të mendojnë.

Весник со име „Стари вести“ - добро е што станува збор само проект од областа на културата. Фото: @Doug88888

Gazeta me emrin „Stari vesti“ – mirë që bëhet fjalë vetëm për një projekt nga lëmia e kulturës. Foto: @Doug88888

Format monologjike dhe dialogjike të gazetarisë. Prej këtyre dy fjalëve mund ta dalloni edhe vetë se për çfarë lloji të formës së gazetarisë behet fjalë.

Format monologjike të gazetarisë janë: lajmi, raporti, shënimi, komenti, recensioni, nekrologu dhe viza, me të cilat gazetari vetë personalisht na e prezanton këndvështrimin e tij për atë që ka ndodhur. Mirëpo, ky këndvështrim ndonjëherë është i kufizuar dhe varet nga shumë faktorë. Në do të ndalemi vetëm tek lajmi dhe raporti.

Këto zhanre nënkuptojnë grumbullim të informacioneve nga tereni ku ndodh diçka dhe raportim nga vendi i ngjarjes në formë të lajmit ( si formë themelore e gazetarisë) dhe raportit – lajm i zgjeruar me vlerë të shtuar. Që të përcaktohet cilado prej këtyre dy formave, gazetari duhet tu përgjigjet atyre pesë pyetjeve të famshme të menduara që i parashtron publiku: kush, çfarë, kur, ku, si (pse) ka ndodhur diçka. Lajmi në fakt është lloji më subjektiv i tregimit gazetaresk, dhe për këtë shkak është vazhdimisht nën mbikëqyrjen e komunikologëve. Dr. Dubravka Valiq Nedelkoviq, profesoreshë në shkollën e gazetarisë në Beograd, thotë se tashmë është paraqitur një nën-disiplinë e re shkencore  „Sociologjia e lajmit“. Gazetari bazohet tek lajmet.

Gazetaria flen tek lajmet. Secili lajm doemos duhet tu përshtatet rregullave të tregimit të mirë që i ka themeluar Ciceroni që në vitin 86 para erës sonë.

  • quis (кush)
  • cur  (pse)
  • ubi  (ku)
  • quando (kur)
  • quemadmodum (çfarë, dhe me çfarë).

Ato praktikisht janë të aplikuara tek formula themelore e lajmit:

  • Çfarë ka ndodhur
  • Ku ka ndodhur
  • Kur ka ndodhur
  • Kush ka marrë pjesë
  • Pse ka ndodhur
  • Çfarë do rrjedhë nga kjo

Konteksti e formon lead-in. Renditja e pyetjeve që e formojnë lead-in, përgjigjet e të cilave e përbëjnë përmbajtjen e lajmit, nuk janë të përcaktuara dhe varen nga konteksti. Konteksti e formon lead-in i cili mund të jetë:

  • I shkurtër, i prerë – stakato: „Prej nesër pagesa e kamatave”, „600 punëtorë të Jugohromit shkojnë në pushim të detyruar”.
  • Komunikativ, Kur gazetari i drejtohet publikut: „Prej nesër mund t’i shkruani kamatat tuaja”… „Mos dilni nga shtëpia për shkak të ndotjes së madhe të ajrit”.
  • Citues: „Gligor Bishev: „Në të gjitha filialet e „Shparkase-s” prej nesër shënimi i kamatave”. „Koce Trajanovski: e ndjekim gjendjen me ndotjen jashtë mase të ajrit””.
  • Pyetës: „Gjitha, apo cilat banka me siguri do të fillojnë prej nesër me shënim të kamatave”. „A do të ndërmarrin diçka autoritetet e qytetit në lidhje me ndotjen e ajrit”..
  • Kontrast: „Punëtorët e „Jugohromit” do të protestojnë, ndërsa bordi nuk lëshon pe – të gjithë do të shkojnë në pushim të detyruar”. „Në qytet nuk do të aplikohet çift-tek, qytetarët do të dalin në rrugë me gas maska.”.

Si të zgjidhet tema (çka është më me rëndësi për lexuesit/shikuesit/dëgjuesit). Gazetarët kryesisht interesohen për ngjarjet, fenomenet dhe njerëzit. Mediet e respektuara dhe serioze bëjnë kujdes për interesin publik dhe në bazë të kësaj i përcaktojnë temat. Çka është interesi publik? Sipas teoricientëve, interesi publik është interesi i të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh prejardhjen e tyre etnike, fetare apo sociale dhe ai duhet të jetë prioritet në zhvillimin e shoqërisë demokratike.

Sipas parimeve të FNG-së (Federatës ndërkombëtare të gazetarëve) prioritetet shkojnë si vijon: Lufta kundër kriminalitetit, kujdes më i madh për çështjet sociale, të drejtat e njeriut dhe qytetarit, zhvillimi ekonomik dhe ekonomia e tregut, transparenca e qeverive dhe kuvendit, vetëqeverisja lokale, nevojat e qytetarëve, marrëdhëniet midis pozitës dhe opozitës, siguria e qytetarëve, infrastruktura, pjesëmarrja e qytetarëve në jetën politike, e drejta e qytetarëve që te jenë të informuar për gjendjen pronësore të politikanëve. Këto do të ishin temat qendrore drejt të cilave duhet të jetë i drejtuar shikimi i gazetarëve.

По ѓаволите со јавниот интерес - дајте сензационализам. News of the World: Најдебелата мачка на светот има најдебели мачиња на светот. Фото: Jdmrhd

Dreqi ta marrë interesin publik – duam senzaciolizëm. News of the World: Macja më e shëndoshë në botë ka kotelet më të shëndosha në botë. Foto: Jdmrhd

Klasifikimi i ngjarjeve (temave) për të cilat informojnë mediet.

Ngjarje për të cilat të gjitha mediet informojnë pa marrë parasysh dallimet ideologjike, politike dhe kulturore janë: fatkeqësitë e mëdha, tërmetet, vërshimet, luftërat, zjarret, epidemitë….

Ngjarje për të cilat informohet, por nuk u jepet trajtim i duhur dhe i njëjtë. Më saktësisht, në disa medie janë shumë të ekspozuara, ndërsa në disa shumë pak të ekspozuara. Ato janë ato ngjarje për të cilat të gjitha mediet do të duhet të informojnë pa marrë parasysh orientimin programor, por nuk e kanë të detyrueshme tu kushtojnë vëmendje të njëjtë. Mediet me orientim programor informativo-politik, sigurisht që do ti kushtojnë më shumë vëmendje dhe hapësirë në lajme protestave në Ukrainë, nëse duhet do të dërgojnë edhe raportues special, për dallim nga mediet me politikë redaktuese ose skemë programore që është argëtuese-muzikore dhe të cilët për këtë ngjarje do të publikojnë vetëm një fjali.

Ngjarje të planifikuara dhe të papritura. Ndonjëherë një ngjarje e lajmëruar paraprakisht mund të jetë e parëndësishme, ose e kundërta. Ngjarja e papritur në shikim të parë mund të duket si atraktive për mediet, ndërsa më vonë mund të dalë se ka qenë plotësisht e pavlefshme në aspekt informativ. (Boki 13 caktoi konferencë për shtyp me rastin e Eurovizionit). Ngjarja u lajmërua në mënyrë atraktive shumë, mirëpo Boki 13 në konferencën për shtyp nuk tha asgjë me rëndësi, përveç se do të ishte më mirë që ai ta përfaqësonte Maqedoninë në festivalin Evropian.

Pseudongjarje dhe ngjarje të iniciuara nga mediet. Pseudongjarjet janë ngjarje të krijuara paraprakisht vetëm që të sigurohet publicitet për një strukturë të caktuar (politike, ekonomike, siguri…) dhe i referohen një partie politike, personi publik, kompanie të madhe…. Këto janë të ashtuquajtura ngjarje mediatike që organizohen vetëm që t’i vërejnë mediet. „Ditë të hapura të Qeverisë për qytetarët”, „Porsche Makedonija organizon testim të modelit më të ri të Shkodës”. Këto, sipas standardeve nuk duhet të paraqiten si lajme. Lajm është nëse ky model i veturave fillon të prodhohet në ndonjë fabrikë në Maqedoni.

Ne të tilla situata gazetarët duhet ta vlerësojnë rëndësinë e vërtetë të ngjarjes dhe sa është ajo e rëndësishme për qytetarët që t’ia kushtojnë vëmendjen e duhur.

Lajme që nuk guxojnë të „dalin” në publik. Ekzistojnë ngjarje dhe procese për të cilat disa qendra të fuqishme në asnjë mënyrë nuk duan të gjenden si lajme nëpër medie. Këto janë ngjarje të iniciuara nga mediet të cilat mediet do t’i përzgjedhin dhe do t’i vendosin në agjendën shoqërore si prioritet me rendësi të madhe për arritjen e interesit publik. Këto nga margjinat kalojnë në qendër të vëmendjes së qytetarëve. „A mundet drejtori i policisë sekrete Sasho Mijallkov, të ketë firmë private jashtë shtetit”?

Gazetarëve gjithmonë u nevojitet temë e mirë, (ngjarje), por nuk duhet të harrohet se edhe atyre që prodhojnë tema (ngjarje) u duhet publicitet. Prandaj, gazetarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që të mos shndërrohen në megafona dhe transmetues të burimeve të tyre të informacionit. Kjo varet nga rrethi dhe konteksti në të cilin prodhohet informacioni.

Ekzistojnë disa kontekste që ndikojnë drejtpërdrejtë në cilësinë dhe formën e lajmit dhe raportit, që do të plasohen në publik, pa marrë parasysh se për cilin zhanër bëhet fjalë. Këto mund të ndikojnë seriozisht në objektivitetin e lajmit ose raportit.

Konteksti shoqëroro-politik/ideologji, censura dhe autocensura në lajm ose raport, kushtimisht, për çdo rubrikë është statik. Informacioni përgatitet në një klimë politike të caktuar, në një hapësirë të caktuar gjeografike, e cila është e kufizuar me një ideologji dominuese e cila ndikon drejtpërdrejtë në mënyrën se si një informacion i caktuar do të përpunohet dhe do të plasohet në publik. Konteksti shoqëroro-politik dhe ideologjik mund të jetë faktor i fortë kufizues për realizimin e një lajmi ose raporti të caktuar. Në rrethana të tilla, në momentin e përgatitjes së lajmit ose raportit, tek gazetari „ndizet” vetëdija për censurë dhe autocensurë.

Auto censura është veçanërisht e rrezikshme, sepse ajo është e fshehur thellë në vetëdijen e gazetarit dhe nën ndikimin e saj gazetarët i tregojnë publikut shumë më pak se atë që e imponojnë rastet. Shumë gazetarë, të pasigurt në punën e tyre, ndoshta edhe jo mjaft të pjekur për detyrat e gazetarisë para të cilave janë vendosur, jo mjaftueshëm të përgatitur për ngjarjet për të cilat duhet të informojnë, me dije jo të mjaftueshme nga fusha dhe problematika e situatës së sapokrijuar për të cilën raportojnë, të ngarkuar me ndonjë gabim të cilin mbase e kanë bërë më parë ose në situatë të ngjashme, të njollosur politikisht ose në sindikatë… ikin drejt linjës së rezistencës më të ulët. Atëherë autocensura gjatë përgatitjes së raportit është shumë më e fortë nga rrethanat që i imponojnë qendra të caktuara të fuqisë politike ose partiake ndaj medieve. Thënë thjesht, në situata të këtilla gazetarët një pjesë të madhe të ngjarjeve e mbajnë „nën hasër”. Ngjarjen e njohur lidhur me aktgjykimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski, një gazetar e pa kështu: „Edhe sot SHGM-ja organizoi protesta për shkak të aktgjykimit ndaj gazetarit Tomisllav Kezharovski ku i pamë personat e njohur nga e kaluara, të afërt me LSDM-në… SHGM-ja në vend të mbrojtësit të kolegëve të profesionit, u shndërrua në një mbrojtës të interesave politike”- (KURIR). Një gazetar tjetër, për të njëjtën ngjarje ka lajm diametralisht të kundërt: „Frontin e përbëjnë gazetarët dhe organizatat qytetare, të cilët me heshtje, qetë, të veshur me të zeza, në mënyrë simbolike protestuan për shkak të dënimit tepër të lartë të shqiptuar ndaj gazetarit Tomisllav Kezharovski. Policia i ndaloi qe të afrohen tek ndërtesa e Muzeut të VMRO-së ku duhet të mbahet protesta… ” (Tv Nova, Tv Telma).

 

Демонстрант на Occupy Wall Street протестите, Зукоти Парк, Њујорк, ден 50, 15 ноември 2011. „Исклучете ги вестите и читајте“. Фото: Saint Huck

Demonstrant i protestave Occupy Wall Street  në Zukoti Park, New York, dita 50, 15 nëntor 2011. „Fikni lajmet dhe lexoni“. Foto: Saint Huck

Për dallim nga autocensura, e cila është e fshehur dhe shumë më e rrezikshme për lirinë e informimit publik dhe gazetarinë, censura është e dukshme dhe me ligje, rregullore, deklarata, e rregullon „të vërtetën” që do të publikohet nëpër medie. Ajo direkt imponon një kontekst shoqëroro-politik/ideologjik.

Konteksti kulturor si faktor që ndikon mbi lajmin dhe raportin është thënë kushtimisht, statik. Ai, më tepër në mënyrë implicite se sa eksplicite, paraprakisht e përcakton konstruksionin e raportit që do të plasohet te opinioni. Konteksti kulturor është a priori i pranishëm tek gazetarët dhe tek publiku mediatik. Për këtë duhet veçanërisht të kihet kujdes kur raportohet ose kur shkruhet raport për ngjarjet e një kulture tjetër. Që të jetë raporti real, gazetari duhet patjetër ta ndjejë kulturën e dhënë dhe të raportojë prej pikëpamjes së asaj kulture, dhe jo prej kornizës së një dioptrie të kulturës së vet.

Njëkohësisht, duhet të vendosë distancë ndaj miteve dhe simboleve të tijat dhe të huaja, veçanërisht ndaj atyre që janë instrumentalizuar politikisht për prodhimin e ksenofobisë: …„Ezani i Xhamive është shenjë për spastrim etnik të popullatës jomyslimane”… të mizogjinisë: „Vajza është fajtore që djalin në Kumanovë e kanë therur me thikë”, gjuhës jo tolerante ndaj tjetrit, i cili është ndryshe… „nuk do të lejojmë martesa homoseksuale”…

Konteksti i hapësirës dhe vendit. Raporti dhe lajmi kryesisht shkruhen kur ngjarja është ende duke ndodhur ose ka përfunduar pak para. Prandaj, si formë e gazetarisë ato janë më të shkurtra, më koncize, më pak studioze.

Dhe në fund, ja disa pyetje të cilave gazetari duhet çdo ditë t’u përgjigjet vetë me vete gjatë shkrimit të lajmit ose raportit::

  • A duhet ti dedikohet një kopertinë vetëvrasjes së një të falimentuari në Kumanovë, si formë e protestës politike, a ka gjasa që kjo ti nxisë edhe të tjerët në hap të njëjtë?
  • Çfarë të bëj me një lajm ose raport nëse për shkak të sjelljes së ngurtë të shpallësit ose për shkak të përcaktimit politik-ideologjik mund të ndodhë një shkatërrim komercial i redaksisë?
  • A duhet të margjinalizohet mbulimi normal dhe i balancuar i ngjarjeve për shkak të fushatës politike-ideologjike të drejtuar ndaj disa çështjeve kontestuese?
  • A duhet gazetari të nxisë tema triviale vetëm që ta mbushë hapësirën?
  • A duhet për shkak të urgjencës që të mbushet hapësira boshe në medie, të publikohet një lajm i pa vërtetuar dhe pa konsultim të burimit relevant?
  • Sa është përgjegjësia dhe obligimi i gazetarit që të flasë me më shumë persona para se ta shkruajë raportin?
  • Sa është përgjegjësia e gazetarit që ta plotësojë dhe ta zgjerojë lajmin e agjencisë nga rrethimi, veçanërisht nëse informacioni është i „hollë” dhe pa burime adekuate?
  • Si duhet gazetari tu përgjigjet sfidave dhe shtypjeve nga burimi i informacionit, qeveria dhe qendrat e tjera të fuqisë, kur e din se informacioni me shkrim i fituar nga burimi nuk e tregon të gjithë të vërtetën?

Kjo është vetëm një pjesë e dilemave me të cilat gazetarët ballafaqohen çdo ditë, dhe shumë prej tyre nuk do t’i zgjidhin gjatë gjithë karrierës së tyre. Për disa pyetje do të kenë përgjigje menjëherë, ndërsa për disa të tjera do të kthehen përsëri dhe përsëri, në varësi nga kontekstet që i numëruam më parë.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).