verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Demokraci se jo mahi, si në politikë, ashtu edhe në gazetari

on 30 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Besa kundër Teutës; Zamiri kundër Ermirës; Fatoni kundër Norës,…]

Përplot komente të shkruara në tekst që duhej të ishte “lajm” me të gjitha nishanet. Kështu do të përkufizoja këtë përmbajtje që kemi vendosur ta recensojmë. Në të është bërë një lidhje mes personave, ngjarjeve dhe veprimeve të vërteta, por të përmbledhura në formë komenti, me cilësime dhe vlerësime subjektive. Kjo gjë nuk u shkon për shtati artikujve që pretendojnë se informojnë publikun.

Besa kundër Teutës Zamiri kundër Ermirës Fatoni kundër Norës … FAKTE.NETLinku për te artikulli origjinal: Besa kundër Teutës; Zamiri kundër Ermirës; Fatoni kundër Norës,…

Data dhe koha e publikimit: 24.04.2016

Data e recensionit: 24.04.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Redaksia që e ka përpiluar këtë tekst ka pretenduar të tregojë për përçarjet dhe moskonzistencën brenda një subjekti politik, duke përshkruar veprime të pjesëtarëve të saj, si dhe ‘mospëkrahjen’ për disa funksionarë të BDI-së nga familjarët e tyre, të cilët protestojnë kundër pushtetit. Më saktësisht, është bërë një krahasim se si vëllezërit dhe motrat e disa funksionarëve të BDI-së, kushtimisht thënë, protesojnë kundër vëllezërve dhe motrave të tyre. Përmes përshkrimit komentues të relacioneve dhe veprimeve, autori drejton një kritikë ndaj tërë subjektit politik.

“Se demokracia në vendin tonë po “lulëzon” kjo s’do mendë. Nuk është e qartë vetëm kush kë ka kapur peng, individë-partinë, partia-shtetin,… apo anasjelltas? tek parti shqiptare në pushtet, BDI vitet e fundit po ndodhin disa fenomenë interesantë. Themelues të partisë u larguan nga e njejta. Ca në parti tjera, ca formuan parti të re, ca u tërhoqën tërësisht nga skena. Ka edhe të tillë që hyrje/daljen në BDI e kanë bërë në bazë të interesit ditorë, shkruan Fakte”

E gjithë kjo është përpiluar me dozë ironie dhe përqeshjeje.

“Në çdo parti ka edhe funksionarë partiak që kanë familiarë që nuk i përkrahin të njejtit në rrugëtimin politik, por në BDI dukuria e kundërshtimit politik të vëllaut-motrës po merrë përmasa qesharake”

  • “Motra e nënkryetares së BDI-së dhe njëherit Kryetare e Tetoves, Teuta Arifi, e nderuara docente në UEJL Besa Arifi është një ndër më aktivet kundër regjimit aktual VMRO-BDI qoftë në rrjetet sociale, në ekranet televizive apo në protestat anti qeveritare. Ajo ishte në rradhët e para të protestave kundër helmimit të ajrit në Tetovë, në protestat opozitare të përditshme në Shkup… madje në emisionin “Argument” në TVM2 ajo deklaroi “Nuk duhet t’i presim gjithmonë zgjidhjet nga jashtë, ne duhet të tregojmë përgjegjësi që ti kundërvihemi një pushteti jolegjitim, jolegal dhe jomoral”.
  • “Vëllezërit e deputeteve të BDI-së Ermira Mehmeti dhe Nora Aliti, Zamir Mehmeti dhe Faton Aliti, secili ka zgjedhur mënyrën e tij për t’i kundërshtuar veprimet politike të BDI-së dhe të motrave njëkohësisht”
  • “Përderisa Fatoni u zgjodh në krye të PPD-së, partisë së babait të tij të ndjerë Abdurrahman Aliti ecili me gjithë vështirësitë, po mundohet të japë maksimumin për rrënimin e qeverisë BDI-VMRO, vëllau i Ermirës, Zamiri, në vijë të parë të protestes opzitare, me megafon në dorë, çdo mbrëmje po kërkon rënien e “diktaturës”, pjesë e së cilës është edhe motra e tij”

 Autori thotë se kjo është “Demokraci, se jo mahi”.

Lartë-poshtë, konstatimet për këto dallime mes vëllezërve dhe motrave të apostrofuar në këtë përmbajtje janë të vërteta. Mirëpo, mënyra e përzgjedhur për të shtjelluar ato dallime e bën këtë tekst joadekuat për rubrikat informative. Komentet, cilësimet, përqeshjet dhe talljet do të duhet të ishin të zëvendësuara me burime të drejtpërdrejta, prononcim prej të apostrofuarve, dhe elemente tjera të cilat janë të domosdoshme për një përmbajtje informative. Ose, po të kishte zgjedhur redaksia që këtë tekst ta botojë në rubrikën e komenteve apo opinioneve, kjo përmbajtje do të kishte pasur dimension dhe peshë tjetër. Sigurisht se edhe atëherë dikujt nuk do t’i kishte pëlqyer, mirëpo së paku sa u përket standardeve të gazetarisë do të ishte shumë më adekuate dhe legjitime se sa në formën prezente.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

:

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e