verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Dilemat e drejta, pa argumentim mbesin të vakta

on 9 - 09 - 2015       

[Recension: Skandal: BDI mburret me projektet e VMRO- DPMNE-së!]

Gazetari me të drejtë shpreh skepticizëm dhe kritikë, por gjithnjë kjo duhet të jetë nën kornizat e konstruktivitetit dhe të së vërtetës dhe gjithmonë për të mirën e qytetarëve. Teksti në fjalë ngre pyetje nëse BDI po promovon projekte të VMRO DPMNE-së? Por një dilemë e tillë mbetet pa përgjigje nga subjektet që përmenden në tekst.

Pas inaugurimit të sallave sportive në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe së fundmi në një shkollë fillore në Reçicë të Madhe, në faqen zyrtare të BDI-së si dhe në mediat e tyre u plasua lajmi me titull “BDI vazhdon me realizimin e projekteve, sallë e re sportive në Tetovë” (http://bdi.mk/lajmi.php?id=4450).

Skandal  BDI mburret me projektet e VMRO  DPMNE së  fullscreenLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Skandal: BDI mburret me projektet e VMRO- DPMNE-së!

Data dhe koha e publikimit: 04.09.2015

Data e recensionit: 05.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Autori i tekstit me të drejtë ka cituar programin e VMRO-DPMNE-së. Linku në paragrafin e mëposhtëm hap dritaren e programit të kësaj partie. Mirëpo, autori në tekst thotë se mos prezenca e kryeministrit Gruevski, ka bërë që BDI të marrë meritat.

Mos prezenca e kryeministrit Gruevski në inaugurimin e sallës në Reçicë të Madhe si duket i dha zemër Ali Ahmetit dhe Abdilaqim Ademit që të marrin meritat e këtij projekti i cili është pjesë e platformës parazgjedhore të VMRO-së për vitet 2014 – 2018 (fq 271, fq 343). (http://vmro-dpmne.org.mk/?p=23038)

Në programin e VMRO-DPMNE-së, në faqen 271 citohet mirë se projektet e më poshtë do të realizohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në këtë rast kur kreu i kësaj ministrie është zyrtar I BDI-së, Abdilaqim Ademi, do të ishte e udhës sipas praktikës që edhe ai të jetë në përurim. Por nëse “mos prezenca e kryeministrit Gruevski, ka bërë që BDI të marrë meritat” duhet verifikuar. Pyetja është e drejtë, por pa reagimi e BDI apo dhe VMRO DPMNE ajo mbetet pa përgjigje. Gazetari ka bërë një punë të mirë që i referohet programit të VMRO DPMNE-së, dhe dilema e ngritur ka argument, por kjo është vetëm njëra palë.

Shiko foton e më poshtë.

MASH VMRO

“Sëmundja” e krijuar e punonjësve të portaleve, është ajo e thirrjes në ekspertë, njohës të rrethanave dhe analistë. Kjo manifestohet në atë mënyrë që ata thirren në të lartpërmendurit duke mos i cituar ata.

Analistët vlerësojnë se në mungesë të projekteve reale dhe sigurisht në mungesë të arritjeve, BDI po merr përsipër sukseset e VMRO-së me të cilat kërkon t’i hedhë hi syve të shqiptarëve në Maqedoni.

Që të mbështeste më fortë dilemat autori do të duhej të citonte “analistët”. Reagimet e tyre për një çështje të tillë s’ka pse të jenë anonime. Pa këto citime dhe qëndrimin e palëve teksti mbetet jo i plotë. Në këso raste, gazetari është i detyruar të kërkoj qëndrim nga VMRO-DPMNE nëse vallë BDI-ja po promovohet me projektet nga programi i saj?  Nëse ekspertët kanë vlerësuar se BDI po merr përsipër projektet e VMRO-së, gazetari duhet të kërkojë qëndrim nga partia. Kështu teksti do ishte I plotë me përgjigje të të gjitha dilemave dhe lexuesi i informuar saktë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e