Dramë e pavlerë politike
Published in Recensione
on 29 - 01 - 2016 Author: Зоран Бојаровски[Recensionа: Katica në vepër e realizon politikën “Do të hamë njerëz të gjallë”, takim i fshehtë me Zaevin]
Kur do ta shihni kronikën që e recensojmë, ajo që fillimisht u bie ndërmend është se kjo nuk është gazetari, por fiksion. Është fiksion për shkak se nuk ka asnjë element të gazetarisë profesionale që këtë përmbajtje do ta identifikojë si përmbajtje të standardizuar gazetareske.
Linku deri te artikulli origjinal: Katica në vepër e realizon politikën “Do të hamë njerëz të gjallë”, takim i fshehtë me Zaevin
Data dhe koha e publikimit: 27.01.2016, 18:00
Data e recensionit: 28.01.2016
Recensues: Зоран Бојаровски
FANTAZMAGORI PA BAZË
Përveç “nga burimet tona”, që është theksuar vetëm në një vend në këtë sajesë mediatike, nuk ka asnjë burim që në mënyrë adekuate do ta vërtetojë se kjo storje ka bazë reale. Kjo del nga neni i parë, thelbësor i Kodit të gazetarëve, i cili rekomandon:
Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informacionit që janë në interes publik.
Gazetari duhet të publikojë informata të vërteta dhe të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe duhet publikuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.
Këtu nuk është respektuar asgjë nga parimet e nenit 1 të Kodit të gazetarëve. Kjo përmbajtje as që përpiqet të sqarojë se bëhet fjalë për spekulime. Përkundrazi. Tregimi është thurur në atë mënyrë që të duket sikur bëhet fjalë për fakte absolute, e për këtë nuk ka asnjë dëshmi, e as paralajmërime, se ka dëshmi të cilat janë të njohura për redaksinë.
Siç thamë, përkundrazi. Është thurur një tregim i denjë për një dramë të palverë politike, e përbërë nga insinuatat, skenaret e pambështetura, fantazmagoritë pa bazë, pohimet shpifëse dhe përmbajtjes që shqetëson.
Pra, kemi një produkt skajshmërisht të anshëm gazetaresk, që është në kundërshtim të plotë me parimin për distancë, siç parasheh neni 14 i Kodit:
Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
nuk ka
manipulon
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e

