verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Emiri i Dubait, djali i tij i pafat, Ceca dhe djali i saj Veljko

on 22 - 09 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 

Владетелот-на-Дубаи-почина-на-33-годи_-http___think.mk_pregled_vladetelot-crop-resize

[Recension: Sunduesi i Dubait, vdiq në moshën 33 vjeçare nga sulmi në zemër]

Para nesh kemi një lajm të dështuar me titull të gabuar dhe me fotografi joadekuate. Dhe gabimi i këtillë i dyfishtë e bën artikullin të keq dhe hutues, i cili në vend të informojë – dezinformon.

Владетелот на Дубаи, почина на 33 годи_ - http___think.mk_pregled_vladetelot-Linku deri te artikulli origjinal: Sunduesi i Dubait, vdiq në moshën 33 vjeçare nga sulmi në zemër

Data dhe koha e publikimit: 19.09.2015, 15:16

Data e recensionit: 20.09.2015

Recensuese:  Оlivera Vojnovska

 

LAJM “I VRARË” ME TITULLIN DHE FOTOGRAFINË

Vetëm lajmi bazohet në fakte të vërteta dhe thekson burime precize të informatave (edhe pse ato nuk janë linkuar). Mirëpo, porosia e parë që u dërgohet lexuesve nëpërmjet titullit “Sunduesi i Dubait, vdiq në moshën 33 vjeçare nga sulmi në zemër”,  është e pasaktë.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për vdekjen e emirit të vendit, por të djalit të tij më të madh.

Aq më tepër, ky nuk është gabimi i vetëm në artikull. Lajmi është “vrarë” në mënyrë plotësuese me ilustrimin, i cili është gabuar krejtësisht. Në vend që të paraqitet djali i sheikut, Mohamed bin Rashid el Maktum-i, në tekst është përdorur fotografia e folk-këngëtares serbe Ceca (Svetllana Razhnjatoviq) dhe e djalit të saj Velkjo!

Kjo, padyshim, paraqet një lëshim serioz, pavarësisht se a është bërë për shkak të shpejtimit ose mosdijes. Në rastin konkret, është irelevante ajo se të dhënat e shënuara në pjesën përmbajtësore janë të sakta, për shkak se ato janë të padukshme nga kikset e bëra me titullin dhe me fotografinë. Dhe mu këto gafe janë shkaku që artikulli i është nënshtruar recensionit dhe meriton notë negative.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

në titull

:

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

huton

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

të gabuara

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e