Facebooku nuk është “barometër” real i opinionit
Published in Recensione
on 28 - 11 - 2016 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Lëvizja BESA fiton betejën mediatike ndaj BDI-së]
Çështjet që kanë të bëjnë me rejtingun apo fuqinë e një subjekti politik nuk janë punë të cilët duhet t’i vlerësojë gazetari, ose të japë konstatime për to. Çfarë ka ndodhur në këtë tekst?! Kompetencat dhe detyrat e gazetarit janë tejkaluar, ndërsa shifrat e shpalosura nuk janë relevante, pasi që rrjetet sociale nuk mund të merren si bazë për të matur ose krahasuar fuqitë dhe besimin te elektorati mes dy subjekteve politike. Përveç që nuk janë zyrtare, këto të dhëna janë heterogjene dhe jokonzistente në aspekt metodologjik, demografik etj, andaj nuk mund të përdoren që të përcaktohet dhe konstatohet fuqia e një subjekti politik në këtë mënyrë.
Për herë të parë në historinë e saj Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar të humb betejat mediatike ndaj oponentëve të vet. Kjo parti e cila secilën zgjedhje ka hyrë sikur të jetë parti fillestare këtë herë shifet se kjo parti nuk shkëlqen me propagandën e saj. Shtabi Zgjedhor i kësaj partie duket se nuk është i përgaditur ose të vettëpëlqyerit mendojnë se do të kenë lehtë me disa parti opozitare që t’ia dalin. Fakt është se situata faktike ashtu flet mirëpo në politikë hesapi i shtëpisë nuk është i njëjtë me atë të pazarit. Bashkimi i deputetëve të opozitës për një koalicion pas zgjedhjeve mund ta dërgojë BDI-në në histori.
Që teksti përmban tendencë argumentohet me faktin që krahasimi është bërë vetëm mes dy subjekteve politike, duke vënë njërin dominant ndaj tjetrit. Kjo është njëanshmëri dhe qasje jo profesionale.
Linku deri te artikulli origjinal: “Lëvizja BESA fiton betejën mediatike ndaj BDI-së”
Data dhe koha e publikimit: 23.11.2016
Data e recensionit: 24.11.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Për të qenë transparent dhe për të vënë në rend të parë fillimisht interesin publik, gazetari është dashur t’u referohej burimeve zyrtare nga agjenci hulumtuese, kompetente për këtë punë, njohësve të rrethanave për të komentuar fenomenin, apo edhe analistëve, të cilët do të mund sado pak t’i jepnin domethënie dhe sqarime temës që trajtohet.
Në vazhdim portali Shqipmedia ju sjell Videot e shikuara në Facebook të konventës së BDI-së dhe të Lëvizjes BESA. Konventa e “Rilindjes me Besë” është shikuar ( VIEËS ) 27 mijë herë më shumë se ajo e BDI-së, është pëlqyer ( LIKE ) gati 2 mijë herë më shumë se ajo e BDI-së dhe është shpërndarë 400 herë më shumë se ajo e BDI-së.
Në të gjithë tekstin, mendimi personal i autorit është tentuar të argumentohet si fakt. Gazetari është i obliguar me Kodin Etik që të tregojë distancë profesionale nga subjektet politike. Duhet pasur dallim mes fakteve dhe mendimeve personale. Fenomeni është për t’u analizuar, por jo me qëndrime gazetareske të pabazuara në fakte relevante. Në këtë drejtim, më aplikative do të ishte një analizë ose opinion i gazetarit, që do të përfshinte elementet e lartpërmendura, se sa një shkrim i tillë, me mungesë të elementeve themelore të lajmit, si citate dhe qëndrime nga dyja palët e konfrontuara në përmbajtje.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
Jo relevante
Jo relevante
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
Nuk përjashtohet
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e