verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Faktet, e jo përqeshja, janë arma më e fortë për gazetarët

on 22 - 02 - 2017       

[Recension: “Vesel Memedi “flirton” me Kriefamiljarin e Aleancës, Ali Ahmeti”]

Ditëve të fundit, çështja e “kryeplakut” të shqiptarëve ishte një ndër temat kryesore që kishin pushtuar portalet në gjuhën shqipe. Kritikohej qëndrimi i kryetarit të RDK-së Vesel Memedi, se Ali Ahmeti është ‘kryeplak’ i partive shqiptare në negociatat me partitë maqedonase për formim të qeverisë, duke vënë kështu në pikëpyetje gjithë fushatën e Aleancës për Shqiptarët, e cila bazohej në kritika dhe kundërshtim të politikave të Ali Ahmetit dhe partisë së tij BDI si përfaqësues legjitim të shqiptarëve në Maqedoni.

Vesel Memedi flirton me Kriefamiljarin e Aleancës Ali Ahmeti InfoShqip.comLinku për te artikulli origjinal: Vesel Memedi “flirton” me Kriefamiljarin e Aleancës, Ali Ahmeti

Data dhe koha e publikimit: 08.02.2017

Data e recensionit: 09.02.2017

Recensuese: Ferikan Iljazi

Në tekstin që po e recensojmë, autori ka nxjerrë sekuenca nga debati në emisionin “Click Plus” në TV 21 të Maqedonisë dhe ka komentuar faktin se Vesel Memedi e ka emëruar dhe pranuar Ali Ahmetin si ‘kryeplak’ i shqiptarëve. Por, në përmbajtje, gjithçka është shumë konfuze. Nuk dihet ku fillon e ku mbaron mendimi i gazetarit, e ku fillon citati i Vesel Memedit.

“Në pyetjen e moderatorit  se a kanë filluar takimet ndërmjet Aleancës për shqiptarët dhe LSDM-së, z, Mehmedi tha se do doja të ilustroj më mirë se si njihen  raportet familjare jo vetëm  të shqiptarëve por edhe të popujve tjerë të Ballkanit. Ne jemi munduar  maksimalisht që në kuadër të “familjeve” tona që të zgjedhim  “Kryeplakun”, kryefamiljarin , duke aluduar në Ali Ahmetin”

Parafrazat të përziera me citate hutuese vazhdojnë edhe më tej.

“Ndërsa sa i përket pyetjes së parashtruar nga moderatori se  kush është kryeplaku, Vesel Memedi u përgjigj. Zgjedhjet mbaruan me 11 dhjetor dhe sovrani i zgjodhi përfaqësuesit e vet në parlament dhe besoj se ka ardhë momenti që populli do duhet në një farë mënyre të “pushoj” nga kjo politikë e madhe që ka kapluar tërë shoqërinë tonë, ndërsa sa i përket “Kryeplakut”.

Një pjesë bukur e mirë e tekstit që është shkruar është shumë e vështirë të deshifrohet, por, ajo që duhet vërejtur dhe kritikuar, është titulli i cili direkt flet për “flirtimin” e Vesel Memedit me Ali Ahmetin, gjë që është koment dhe tentim për degradim të figurës së tij, e si e tillë nuk guxon të dalë nga goja e gazetarit. Për më tepër, përqeshja e Memedit lidhur me shqiptimin e shkronjës “y”, e cila po ashtu vërehet në titull, nuk është gjë që pranohet nga standardet për përmbajtje informative. Aspak.

Prandaj duhet respektuar Nenin 10 të Kodeksit të Gazetarëve i cili dikton që: Gazetari nuk ka për të krijuar ose përpunuar me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk ka për të folur me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, orientimi seksual…)

Gjithçka tjetër që del nga këto korniza, nuk mund të quhet gazetari.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

Pjesërisht

Një pjesë

Një pjesë e tyre

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e