Feja si pjesë e propagandës mediatike
Published in Recensione
on 5 - 12 - 2016 Author: Fatlume Dervishi
[Recension: “Ja si Ali Ahmeti respekton ezanin (VIDEO)”]
Besimi / religjioni duhet të jetë çështje personale edhe për personat publik. Ai nuk guxon të përdoret për prodhim të lajmeve me karakter publik, përveçse në raste ku vërtetë publiku ka ndonjë interes të lidhur ngushtë me këtë temë. Besimi si karakteristikë individuale nuk definon prezencën ose mungesën e vlerave të një politikani.
Linku deri te artikulli origjinal: “Ja si Ali Ahmeti respekton ezanin (VIDEO)”
Data dhe koha e publikimit: 27.11.2016
Data e recensionit: 28.11.2016
Recensues: Fatlume Dervishi
Ky është një tekst shumë i shkurtër, por me një tendencë për të bërë ndikim të madh. Autori nuk tenton të arrijë te lexuesit nëpërmjet pasqyrimit të asaj që është me interes publik në kontekstin zgjedhor. Nuk tregohet fjalimi i Ahmetit, asnjë fjalë për fushatën e BDI-së në prag të zgjedhjeve, asnjë pjesë nga platforma ose ajo që u premtohet qytetarëve… Vendin e fakteve dhe çështjeve të rëndësishme, e zë sensacioni që keqpërdor elementin fetar.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim sot pati takim me banorët e Çellopekit dhe duke bashkëbiseduar ai ndërpret fjalimin dhe pret deri sa hoxha i fshatit të mbaron thirjen e ezanit me ç’rast kryetari Ahmeti theksoi se duhet të respektohet thirja e ezanit.
Në vazhdim ju sjellim videon ekskluzive.
Kjo është një formë promovimi, por jo nëpërmjet vlerave dhe interesave publike. Media, në formë jo të ndershme, e informon publikun për këtë veprim të Ahmetit që realisht nuk ka asnjë ndikim në mirëqenien e tyre dhe nuk prek interesat e tyre dhe jetën e tyre.
-
Gazetari do tu përmbahet standardeve shoqërore dhe korektësisë dhe do të respektojë dallimet etnike, kulturore dhe fetare në Maqedoni.
-
Gazetari duhet të jetë i vetëdishëm për temat e ndieshme etnike, kulturore, fetare dhe seksuale dhe t’i trajtojë në pajtim me ato.
Teksti ka qëllim të qartë manipulimin me ndjenjat fetare të pjesës më të madhe të lexuesve, duke u imponuar imazh pozitiv fetar të një figure politike.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jorelevante,
asnjë burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e