Fotografi që manipulon dhe nuk dëshmon lajmin
Published in Recensione
on 30 - 11 - 2016 Author: Adrian Kerimi
[Recension: FOTO LAJM: Burrat e “Lagjes së trimave” me BDI-në]
Shkruaj çfarë mund të dëshmosh, e jo çfarë di! Kjo është formula, të cilën çdo gazetar duhet ta ketë parasysh para se të shkruajë dhe botojë një lajm. Lajmi që po recensojmë është konfuz dhe i pakuptimtë. Që nga titulli e deri në fund të tekstit, nuk është precizuar asgjë. Fillimisht në foto askujt nuk i shkruan në ballë se nga cila lagje është. Autori, duke marrë për bazë disa individë, ka gjeneralizuar çështjen. Qasjet e tilla në gazetari njihen si qasje propagandistike.
Ministri për eurointegrime nga radhët e BDI-së Arbër Ademi sonte ka vizituar shtabin vendor të BDI-së në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë. Siç shihet në këtë shtab janë një numër i madh burrash të kësaj lagje, njofton Tetovasot.
Linku deri te artikulli origjinal: “FOTO LAJM: Burrat e “Lagjes së trimave” me BDI-në”
Data dhe koha e publikimit: 24.11.2016
Data e recensionit: 27.11.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Dy fotografitë e bashkëngjitura në tekst hutojnë lexuesin. As në foton e parë e as në foton e dytë, që shihet qartë se janë hapësira të ndryshme, nuk precizohet se cili shtab cilës lagje i takon. Autori ka vendosur dy fotografi, burimin e të cilave nuk e ka cituar, ndërkohë që vetëm njërit nga pjesëmarrësit në këto takime i ka dhënë hapësirë në tekst. Një burim nuk është i mjaftueshëm për një lajm. Për më tepër, cilësimi i kandidatëve të kësaj partie si “të fuqishëm” dëshmon për anshmëri të përmbajtjes.
“Sonte pata nderin që me shumë bashkpartiak të vizitojmë dy bastione të BDI-së në qytetin e Kumanovës, shtabin vendor në Lagjen e Trimave dhe në lagjen Skënderbeu!”, ka shkruar Ademi.
Ndryshe BDI-ja në zonën e Kumanovës kandidon me katër kandidat të fuqishëm si Ejup Alimi, Rexhail Ismaili, Njomza Lumani dhe Mirvan Xhemaili.
Teksti përfundon pa sfond adekuat. Edhe pse autori ka vendosur artikullin e tij ta përmbyllë me një përkujtim për lexuesit dhe elektoratin e BDI-së, nuk e ka kryer detyrën e tij deri në fund. Emrat e përmendur thuhet se do të jenë kandidatë për deputet në Kumanovë, por gazetari ka harruar të potencojë se në cilën njësi zgjedhore bën pjesë Kumanova, cila është data kur do të mbahen zgjedhjen parlamentare, sa lista garojnë në këtë njësi, etj.
Teksti në fjalë nuk mund të llogaritet as si njoftim e as si lajm, pasi që në të mungon struktura tekstuale dhe në asnjë rast nuk është përcaktuar vërtetësia e deklaratës.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e