Fshehja e burimit – krim etik
Published in Recensione
on 22 - 10 - 2015 Author: Adrian Kerimi
[Recension:“Fërckovski: Zvërlevski kur të dal t’i kërkojë falje të gjithë popullit”]
“Ndalohet plagjiatura”, është rregulli i parë të cilin e mëson çdo gazetar amator që pretendon të bëhet profesionist. E drejta deklarative i takon vetëm atij gazetari i cili ka marrë guximin dhe ka hedhur në veprim idenë për të raportuar për një temë të tillë. Çdo kopjim, ri-publikim dhe ndërrim të konotacionit të saj përbën shkelje të ligjit. Teksti që po recensojmë është një kopje e një testi tjetër dhe pasi është marrë vetëm pjesërisht, ai shkel disa rregulla bazë të profesionalizmit.
Linku deri te artikulli origjinal: “Fërckovski: Zvërlevski kur të dal t’i kërkojë falje të gjithë popullit”
Data dhe koha e publikimit: 17.10.2015
Data e recensionit: 18.10.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Artikulli pasqyron mendimin e një personaliteti siç është profesori Lubomir Fërçkovski dhe vlerësimin e tij për Prokurorinë publike.
Deklarata është marrë nga një portal tjetër i cili për dallim nga portali në fjalë ka theksuar edhe burimet edhe emrin e autorit. E njëjta nuk është cituar në tekstin që po recensojmë.
Profesori Lubomir Fërçkovski vlerëson se Prokuroria publike nuk është as politike, e as e pavarur, por është partiake, prandaj Maqedonia, sipas tij, po hynë në një krizë, ku familja kriminale në pushtet po i aktivizon të gjitha instrumentet kundër ndryshimeve. Kjo mund të lidhet edhe me rastin për Prokurorinë speciale.
Për dallim nga rasti i parë, këtu gazetari është i njëanshëm. Nëse parimi i gazetarisë profesionale, në të cilën thirret portali në fjalë, është që të informohet me paanshmëri, atëherë pse në këtë tekst mungon pala tjetër ose më saktësisht pala e cila akuzohet? Lexuesi do të ishte i interesuar të dinte edhe qëndrimin e Prokurorisë publike në lidhje me akuzat që i vijnë nga njohësit e rrethanave.
Informacioni shtesë i cili çdoherë është pjesa e cila i mungon teksteve të tilla, do të plotësonte lajmin duke informuar shtesë për këtë çështje.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
Tekst i kopjuar
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare
Fsheh burimin
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
nuk ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri tjetër
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
informon
kreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e
