Gazetarët duhet të organizojnë prodhim lajmesh, e jo udhëzimesh politike
Published in Recensione
on 5 - 01 - 2017 Author: Agron Vrangalla
[Recension: “Takimet për unifikim duhet t’i organizojë Bilall Kasami e jo Ali Ahmeti”]
Udhëzimet, rekomandimet, propozimet, preferencat se kush duhet të organizojë takimin për unifikimin e partive të shqiptarëve, janë çështje të cilat nuk i paraqet vetë mediumi. Kjo gjë, për një pjesë të mediave në Internet, si nduket nuk është e njohur akoma. Apo, mbase hiqen sikur nuk e dinë këtë detaj të standardeve të gazetarisë, duke rrënuar besimin që kanë tek publiku.
Linku për te artikulli origjinal: Takimet për unifikim duhet t’i organizojë Bilall Kasami e jo Ali Ahmeti
Data dhe koha e publikimit: 29.12.2016
Data e recensionit: 31.12.2016
Recensues: Agron Vrangalla
Duket sikur këtu kemi një komunikatë të dërguar nga një organizatë që organizon diasporën për shqiptarët e Maqedonisë, e cila është publikuar ashtu siç ka arritur në e-mail-in e redaksisë. Kjo mbetet për t’u parë, a bëhet fjalë për një komunikatë të dërguar nga kjo organizatë, apo është vetë “gjetje” e redaksisë ina-online.net.
Megjithatë, po e marrim si të mirëqenë, se bëhet fjalë për një komunikatë. Mirëpo, kjo nuk mjafton për të justifikuar formën si është paraqitur ajo në portal. Duke filluar që nga titulli, i cili është shtruar në formë rekomanduese, gjë që tregon se teksti ka një problem esencial: në vend që të citojë burimin, merr përsipër vetë ta thotë se kush duhet të organizojë takimet për unifikimin e shqiptarëve.
Që nga titulli e deri në përfundim të tekstit përshkohet fryma e një qëndrimi tërësisht të njëanshëm. Nuk ka asnjë lloj kapërcimi, asnjë lloj kombinimi, balancimi apo ndonjë delikates tjetër që do ta bënte tekstin më të përshtatshëm për t’u konsideruar si lajm. Është njësoj sikur të shkoni në një restorant dhe të porosisni një pjatë me makarona, e kamarieri t’jua sjellë ato në qese të vendosura në një pjatë, pa zier, pa salcë, pa djathë dhe në fund ju vendos pirunin dhe thikën duke ju thënë me buzëqeshje – ju bëftë mirë. Vërtetë, nuk ka asnjë dallim ajo që lexohet prej këtij teksti me këtë shembull satirik.
Në përmbajtje përmenden edhe terma që nuk janë aspak gazetaresk, duke e konsideruar flamurin e shtetit dhe shtetin si “ventilator”. E para – ai, “ventilatori” në gjuhën shqipe quhet “freskuese”, “freskore”, dhe e dyta, nuk është se ndoshta për dikë nuk ka ngjashmëri simboli i shtetit me këtë objekt, por kjo nuk mjafton për të përdorur terma të tillë në një artikull serioz, të mos flasim në një lajm, pa u bërë distanca profesionale nga përdorimi i kualifikimeve. Nëse qëndron në komunikatë ai term, duhet të shoqërohet me shtesën “siç e quan organizata, ventilator”.
Më pas, jepen edhe porosi të tjera, të cilat të krijojnë përshtypje të caktuara për qëndrimet dhe veprimet e diasporës shqiptare, por fundja, këtu nuk është problemi i diasporës, por është problemi i autorit të tekstit dhe mediumit, i cili nuk bën lajme, por bëhet lajmëtar dhe përcjellës këshillash i njëanshëm.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
Ndoshta
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim nacional, diskriminim politik
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e