Gazetari e pavlerë
Published in Recensione
on 8 - 07 - 2016 Author: Зоран Бојаровски[Recension: PROTESTË ME QËLLIM TË PROTESTËS: Kërkesave të “laramanëve” brenda natës iu bashkangjit edhe QTQ-ja]
Në këtë përmbajtje mediatike, në mes tjerash, problem më i madh është vërtetësia. Le të fillojmë nga teza e parë që është plasuar:
“Në qarqet opozitare flitet se ka ndodhur përçarje serioze ndërmjet “laramanëve” dhe udhëheqësisë së LSDM-së”.
Një pohim i këtillë pa e theksuar burimin, me të vërtetë e vë në pikëpyetje vërtetësinë e informatës. Në fakt, i gjithë teksti është bërë pa asnjë burim dhe kjo e shkakton mangësinë tjetër të kësaj përmbajtjeje mediatike – përmbajtësinë.
Përmbajtësia nuk mund të arrihet nëse nuk keni diversitet dhe balancim të burimeve të informatave.
Linku deri te artikulli origjinal: PROTESTË ME QËLLIM TË PROTESTËS: Kërkesave të “laramanëve” brenda natës iu bashkangjit edhe QTQ-ja
Data dhe koha e publikimit: 06.07.2016, 10:58
Data e recensionit: 07.07.2016
Recensues: Zoran Bojarovski
GJUHË E JOTOLERANCËS
Atë që e ka teksti është anshmëri, komentim dhe fotografi manipuluese, dhe të gjitha këta faktorë të gazetarisë joprofesionale kontribuojnë që të përdoret gjuha e jotolerancës.
Të fillojmë nga fundi: gjuha e jotolerancës, që është rezultat i anshmërisë së dukshme politike të tekstit. Duke i konstatuar këto tendenca në gazetari, Kodi i gazetarëve përpiqet të paralajmërojë për këtë dukuri në nenin 10, ku thuhet se:
Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).
Njëra nga të drejtat e njeriut, që te ne është e garantuar edhe me Kushtetutë, është e drejta për protestë. Pa marrë parasysh motivimin politik ose çfarëdo lloj motivimi tjetër.
Prandaj, në tekstet mediatike që udhëhiqen nga këto parime, nuk ka mundësi të gjeni komente të integruara, të fshehura. Këtë e parasheh edhe neni 13 i Kodit të gazetarëve:
Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.
TEKST I MOTIVUAR POLITIKISHT
Teksti që e recensojmë e anashkalon këtë rregull dhe është përplot me komente. Kjo e bën atë politikisht të anshëm, edhe pse edhe kjo është në kundërshtim me Kodin, për shkak se në nenin 14 thuhet “gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike”.
Dhe kjo nuk është e tëra. Kontribut adekuat për aspektin manipulues dhe anshmërinë politike të këtij teksti jep edhe fotografia, e cila duhet të sugjerojë se QTQ-ja është objekt i shëmtuar që duhet të barokizohet.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
pjesërisht
pjesërisht
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
autori (burimi) është theksuar në mënyrë selektive
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e