verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Gazetari Mamuçevski përzihet nga mbledhja e Këshillit të Komunës së Berovës

on 7 - 04 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

12799204_10204131247081214_5704983514550461745_n

[Gazetari Mamuçevski pengohet nga kryetari i komunës që t’i kryejë detyrat. Fotografi nga profili në Facebook i Jane Mamuçevskit]

Më 4 prill 2016, pronarit të portalit “Maleshevski vesnik”, Jovan Mamuçevski, në mënyrë të vrazhdë dhe të palejuar i është pamundësuar ta ndjekë mbledhjen e Këshillit të Komunës së Berovës. Shkak për veprimin e këtillë të shkelljes së të drejtës së informimit, sipas Mamuçevskit, është fakti se ai i ka kritikuar autoritetet lokale se Berova në vend të qytetit turistik, i ngjan deponisë së egër për shkak të grumbujve të mbeturinave të papastruara.

Me rastin e largimit të Mamuçevskit nga mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Komunës së Berovës, ai në profilin e tij në FB shkroi:

“Sot ndodhi një diskriminim i paparë nga ana e kryetarit të komunës së Berovës, Dragi Naxhinski, ndaj gazetarit Jane Mamuçevski. Me ftesë të kryesuesit të Këshillit të Komunës së Berovës të marr pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën si pikë e vetme ishte gjendja e ndërmarrjes komunale NPK “Uslluga”, punëtorët e së cilës tashmë tre ditë janë në grevë dhe siç është e njohur, Berova i ngjan një deponie të egër e jo vendit turistik. Unë mora thirrje zyrtare dhe shkova dhe në hyrje ishin këshilltarët e të dyja partive politike. U nisa të hyjë në kuvend, mirëpo sigurimi më ndaloi, më pyeti se a kam akreditim, e unë i them se në mbledhjen e këshillit mund të marrë pjesë çdo qytetar dhe se mbledhjet janë publike, mirëpo ja do ta jap akredtimin. Në atë moment kryesuesi i këshillit këtij të punësuari i tha se mund të marr pjesë, mirëpo ai nuk deshi të më lëshonte dhe me celular e kërkoi kryetarin e komunës, Dragi Naxhinski, e ai me nervozë tha se për mua ky institucion është i ndaluar, që paraqet një lloj diskriminimi, gjegjësisht pengim të lirisë së informimit. Jam i fascinuar nga shpirtligësia dhe arroganca e kryetarit të komunës ndaj një personi që vetëm i zbaton standardet profesionale të gazetarisë. Unë, Jane Mamuçevski, tani i informoj të gjitha shoqatat e gazetarëve, organizatat joqeveritare, të gjitha mediet lokale dhe rajonale, për shkak se ky është një precedent. A kështu do të flasim për rregullimin e medieve?”

Burimi: OJQ-ja Infocentar