Gojëdhëna është e kundërta e lajmit
Published in Recensione
on 26 - 02 - 2016 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Forca të shumta policore zbarkojnë në Llojan, banorët të shqetësuar]
Për çdo parregullësi ose problem ka një institucion kompetent drejt të cilit duhet të synojë gazetari për të adresuar informacionet zyrtare. Pavarësisht citimit të burimit, në tekstin që analizojmë, autori përsëri ka dështuar së konfirmuari arsyen e intervenimit të forcave policore në fshatin Llojan. Për të mos mjaftuar me keq, serinë e gafave brenda një lajmi e vazhdon marrja për bazë e gojëdhënave.
Linku deri te artikulli origjinal: “Forca të shumta policore zbarkojnë në Llojan, banorët të shqetësuar”
Data dhe koha e publikimit: 22.02.2016
Data e recensionit: 23.02.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Gojëdhëna është një informacion i pakonfirmuar e që nivel pas niveli, transmeton diçka të ndodhur kohë më parë. Nga kjo kuptohet se gojëdhëna është e kundërta e lajmit. Ky i fundit duhet të jetë i saktë, i konfirmuar dhe i bazuar në disa burime të dorës së parë dhe të jetë aktual.
Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” mëson se në fshatin Llojan janë shtuar forca të shumta
policore dhe forca speciale. Shkaku për ardhjen e tyre nuk dihet ende, por ne bazë te gojdhënave thonë se kanë ardhur për shkak të refugjatëve Sirian.
Njëra palë është vetëm njëra anë e medaljes, ndërsa thurja e lajmit vetëm me një palë dhe, më keq, vetëm me një të “anketuar”, jep mundësi që lexuesi të dyshojë në vërtetësinë e deklaratës dhe të “lajmit”. Dyshimet dhe hamendjet e lexuesit forcohen edhe më tepër kur një deklaratë e vetme, transmetohet si anonime. Ky veprim i gazetarit, zbeh ndikim e lajmit dhe nuk mjafton si bazë e fortë për lajm profesional.
“Jemi të shqetësuar shumë ne si banorë të këtij fshati, sepse duke e ditur politikën që ushtrojnë të
përzgjedhurit tanë ndaj atyre që ia dhanë besimin, nuk është edhe për t’jubesuar.Në vendet ku funksionin demokracia e mirëfilltë prezenca e ushtrisë e forcon besimin në Shtet, ndërsa vetëm tek ne çuditërisht ndodhë e kundërta, thotë një qytetare i cili për shkaqe sigurie dëshiron të mbetet anonim.
Informacionet me karakter të tillë, duan një trajtim profesional dhe të përpiktë nga gazetari. Në raste të tilla, duhet një sfond i cili shpjegon se çfarë kanë kërkuar refugjatët sirian në fshatin Llojan dhe pse është dashur intervenimi policor. Për këtë të fundit, është etike dhe profesionale që gjithnjë të kërkohet qëndrim zyrtarë nga organet policore.
Çështje me interes të madh nga publiku kërkojnë verifikime para publikimit, sepse efketet e njoftimeve të pasakta mund të shkaktojnë edhe pasoja.
Kodi etik përcakton qartë kornizat mbi të cilat duhet trajtuar një temë gazetareske, respektivisht ndërtimi i një lajmi. Neni 1 i kodit, në pikat 2 dhe 3, thotë:
“Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha aspektet e rëndësishme të temës që trajtohet”.
“Nevoja për shpejtësi asnjëherë nuk guxon të rrezikojë saktësinë, kredibilitetin dhe profesionalizimin e kontributit”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
Diskutabile!
Nuk përjashtohet
Nuk përjashtohet
mban anën e një pale
anshmëri komerciale
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e