Horori ndoshta është nga spitali i Strugës, e ndoshta edhe jo
Published in Recensione
on 20 - 06 - 2016 Author: Ана Анастасовска[Recension: (FOTO) Shihni çfarë horori ndodh në spitalin e Strugës]
Kemi një foto-lajm të shkurtër, mirëpo jashtëzakonisht tendencioz. Janë paraqitur dy fotografi në kombinim me një koment krejtësisht të pabazë. Është e vërtetë se një fotografi ndonjëherë vlen sa një mijë fjalë, mirëpo në rastin konkret dy fotografitë nuk dëshmojnë asgë.
Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Shihni çfarë horori ndodh në spitalin e Strugës
Data dhe koha e publikimit: 16.06.2016
Data e recensionit: 16.06.2016
Recensues: Аna Anastasovska
E SI DIHET SE ËSHTË SPITALI I STRUGËS?
Vërtetësia e këtij foto-lajmi është në pikëpyetje të madhe. Ai përpiqet të informojë për gjendjet në spitalin e Strugës edhe atë nëpërmjet fotografisë. Vetëm se në këtë rast kjo nuk mjafton.
“Përderisa Nikolla Todorovi kënaqet në plazhet e Greqisë, shëndetësia fundoset gjithnjë e më shumë. Këto janë kushtet në IPSH Spitali i përgjithshëm – Strugë. A këto janë investimet milionëshe të Gruevskit dhe të DPMNE-së në shëndetësi???”
E para, për komenti se ministri për shëndetësi kënaqeshka në plazhet greke, nuk janë ofruar dëshmi. Nuk ka fotografi, e as deklarata nga njerëz që do ta konfirmonin se e kanë parë ministrin atje. Kështu siç është shkruar, mund të bëhet fjalë edhe për trillim të pastër.
Pastaj, thuhet se fotografitë e paraqesin “hororin në spitalin e Strugës”, për të cilën gjë, poashtu nuk janë ofruar dëshmi. Në fakt, kur do të vihet deri te ndonjë informatë, sipas standardeve dhe rregullave të gazetarisë, ajo duhet të verifikohet sa më shumë që është e e mundur. Fotografitë në të cilat shihen krevatë të thyer, vetëvetiu nuk do të thonë asgjë. Ato ndoshta janë nga spitali i Strugës, mirëpo mund të jenë bërë edhe diku tjetër.
Lexuesit nuk i është ofruar as informata se prej ku është marrë fotografia, a e ka bërë atë ndonjë pacient apo ndonjë i afërm i personave që shërohen në spital. E poashtu, nuk ka qëndrim nga spitali, që ta konfirmojnë ose ta demantojnë se krevatët e thyer që janë paraqitur në fotografi a janë me të vërtetë të këtij institucioni shëndetësor.
E si të besojë atëherë publiku të cilit i drejtohet ky lajm se “horori” zhvillohet me të vërtetë në spitalin e Strugës? Assesi!
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e