Institucionet, kush do qofshin, janë vetëm njëra anë në një lajm
Published in Recensione
on 17 - 08 - 2015 Author: Fatlume Dervishi
[Recension: “Komuna Qendër, policia po i bën presion firmave që po punojnë me ne”]
Është e nevojshme të mbash balancën gjatë një raportimi duke dhënë një informacion të plotë dhe gjithëpërfshirës, duke mos lënë pa konsumuar mendimin e asnjërës nga palët. Kjo formë e raportimit konsiderohet si raportim profesional sidomos kur njëra nga palët është ajo që akuzon dhe pala tjetër e akuzuara. Nëse gazetari i jep hapësirë vetëm njërës palë duke anashkalual palën tjetër, lajmi rrezikon të konsiderohet si joobjektiv dhe gazetari si i njëanshëm.
Linku për te artikulli origjinal: “Komuna Qendër, policia po i bën presion firmave që po punojnë me ne”
Data dhe koha e publikimit: 12.08.2015, 14:00
Data e recensionit: 13.08.2015
Recensues: Fatlume Dervishi
Lajmi që analizuam flet për një insititucion të rëndësishëm shtetëror që drejton akuza drejt një institucioni tjetër po të rëndësishëm shtetëror. Dallimi është që këto institucione drejtohen nga individë që vinë nga subjekte të ndryshme politike.
Autori raporton mbi një kumtesë me shkrim, ku Komuna Qendër e qytetit të Shkupit pretendon se pushteti (gjegjësisht MPB) ushtron presion mbi një firmë që ka fituar tender për punime në këtë komunë dhe sipas tyre, kjo nuk është hera e parë. Ai vazhdon të citojë fjalimin e publikuar nga kjo komunë.
Lajmi, i publikuar kështu siç është, nënkupton që autori mbështet këtë mendim sepse e cilëson atë si të besueshëm dhe nuk ka nevojë për të tjera burime dhe fakte. Por lajmi i mohon lexuesit të drejtën e informimit të plotë. Publiku ka nevojë të di edhe prononcimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e pranojnë ose mohojnë akuzën.
Meqë në lajm përmenden edhe kompani që kanë marrë tenderet për punime në këtë komunë, duhet të merrej edhe prononcimi i përfaqësuesve të disa prej tyre. Se cilat janë firmat që fitojnë tenderët është informacion me karakter publik, në këtë rast, nuk do të dëmtonin reputacionin e tyre, vetëm se do të shtonin besueshmërinë e publikut ndaj këtij lajmi.
Edhe institucionet kur japin njoftime, kush do qofshin ato, janë vetëm njëra palë në lajm. Lajmi bëhet i plotë kur përfshihen të gjitha palët e apostrofuara.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
TITLE QUALITY
informon
i përshtatshëm
josenzancionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e