verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Komente politike nga goja e gazetarit

on 12 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Për çka shkoi Menduh Thaçi në Dollnen?!]

Teksti që po recensojmë ka kahje dhe komente politike, të cilat i ka bërë gazetari, duke shkelur çdo rregull, dhe normë në gazetari mbi të cilat shkruhet një informatë. Teksti qëndron në rubrikën e lajmit, mirëpo kryekëput ngjan në kumtesë partiake.

Për çka shkoi Menduh Thaçi në Dollnen AKTUALE.MKLinku deri te artikulli origjinal: Për çka shkoi Menduh Thaçi në Dollnen?!

Data dhe koha e publikimit: 09/11/2015

Data e recensionit: 09/11/2015

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti në pamje të parë duket sikur është teknik. Vetëm informon mbi vizitën e kreut të PDSH-së në Dollnen. Por më pas vijojnë akuzat dhe komentet e gazetari i cili e ka vendosur veten në rolin e gardianit të partisë shqiptare në pushtet. Autori i tekstit madje e merr të drejtën të vlerësojë se pse e kanë humbur shqiptarët kryesimin e Komunës së Dollnetit e cila është e banuar me shumicë të etnitetit shqiptar.

“Kur jemi te çështja e Dollnenit, elektorati shqiptar ka një përvojë të hidhur, sepse humbja e kësaj komune, (duke iu dhuruar fitorja kandidatit të VMRO-së), erdhi pas refuzimit të PDSHsë për të mbështetur kandidatin e BDI-së. Partia e Ali Ahmetit BDI, atëherë alarmonte sidomos në votat në fshatin Cërnilishtë, (ku dhe ka realizuar vizitën Thaçi), votat që kishe marrë kandidati i VMRO-DPMNE-së nga ana e PDSHsë) në këtë fshat të pastër me shqiptarë e që ndikuan në rezultatin final”

Për më tepër, autori përmend edhe përmbajtje nga bisedat e përgjuara që u publikuan nga opozita, si dhe jep konstatime se partia shqiptare në opozitë,  është në shërbim të partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE.

 “Partia e Menduh Thaçit, atëherë më kot thoshte se akuzat për komunën e Dollnenit janë të pabaza, derisa ata ishin vënë në shërbim të VMRO-së, (si që u pa në pazarllëqet dhe bisedat që bën kreu i kësaj partie me shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov për Strumicën dhe Çairin shqiptar)”

Për të pasur bazë ky lajm, autori është dashur të bëjë një rezyme të asaj që ka premtuar apo folur Thaçi në këtë komunë. Të vlerësojë fjalimet e tij në bazë të argumenteve, dhe të demantojë në bazë të argumenteve. Në qoftë se autori ka pasur për qëllim që të delegjitimojë Thaçin, është dashur ti lejë vetë banorët të flasin se si e kanë pranuar ardhjen e tij, dhe a e shohin ata si shërbëtorë i partisë maqedonase në pushtet apo jo. Çdo fjalë me natyrë komenti, sado që të jetë e besueshme, kur del nga goja ose pena e gazetarit e humbet bojën.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante,

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e