Kopjim i stërkequr me komente dhe tendencë joprofesionale
Published in Recensione
on 18 - 01 - 2017 Author: Fatlume Dervishi[Recension: “Panik në BDI, Gruevski ende nuk po i thirr në negociata, sëmuren disa funksionarë !?”]
Në përgjithësi, po të heqim anësh titullin, teksti është lajm që bazohet dhe kopjon pjesë të informatave të mediave tjera. Një pjesë e tyre janë në kuadër të standarteve profesionale. Por, përveç titullit tendencioz që e stërmadhon situatën, brenda tij, një pjesë e shtuar është kontestuese për disa arsye, kryesisht për shkak të mungesës së fakteve.
Linku deri te artikulli origjinal: Panik në BDI, Gruevski ende nuk po i thirr në negociata, sëmuren disa funksionarë !?
Data e publikimit: 17.01.2017
Data e recensionit: 17.01.2017
Recensues: Fatlume Dervishi
Konkretisht, pjesa që i është shtuar tekstit kryesisht të kopjuar, ka mungesë të fakteve për atë që pretendohet. Pretendimet janë ironizuese, kurse burimet janë anonime. Ja e gjithë pjesa e shtuar ku qartë mund të shihet edhe qasja komentuese që autori i ka dhënë tekstit përfshirë këtu edhe titullin;
“Kjo vonesë ka shkaktuar panik të vërtetë brenda partisë së Ahmetit, e cila deklarohet si parti patriotike shqiptare, por që deri sa është në pushtet, projekte konkrete realizon kryesisht për maqedonasit, transmeton Gazeta Lajm.
“Realisht duhet të jetë e kundërta, respektivisht VMRO duhet të frikohet prej BDI-së, e jo BDI prej VMRO-së, sepse pa BDI-në VMRO nuk mund të bëjë shumicë parlamentare. Megjithatë porosia e Gruevskit “e din BDI-ja” ka shkaktuar shqetësim të madh brenda partisë sonë, duke filluar nga kryetari Ali Ahmeti”, thotë një burim brenda BDI-së, i cili shton se kjo porosi e Gruevskit ka shkaktuar edhe probleme shëndetësore te dy tre anëtarë të kryesisë partiake, të cilët kanë përfunduar me infuzione.”
Pretendimi se mungesa e ftesës nga ana e Gruevskit ka shkaktuar probleme shëndetësore te disa anëtarë të kryesisë, duke dashur në mënyrë ironike të tregojë se sa i rëndësishëm është pushteti për ata, duket se është bërë me tendencë. Sa është ironizues, pretendimi është edhe joetik në aspektin profesional. Kjo, sepse në përmbajtje nuk ka asnjë indikacion se është bërë ndonjë hap për ta verifikuar atë, nuk është pyetur dikush nga partia e apostrofuar, nuk janë zbuluar emrat e anëtarëve të kryesisë që janë “sëmurë” (gjë që duhej bërë nëse do kishte mjatueshëm fakte për vërtetësinë e tyre), e më vonë të kontaktoheshin personalisht edhe ata.
Për aq kohë sa nuk është bërë kjo, janë shkelur disa rregulla të Kodit Etik të Gazetarëve të cilat parashohin që:
- Provimi i të dhënave dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarësisë, prandaj gazetari është i obliguar ta provojë informacionin prej sa më shumë burimeve, të paktën prej dy burimeve të pavarura.
- Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vie në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës.
- Burimi i informacionit, sipas rregullit duhet të identifikohet përveç se kur ajo mund të ndikojë ndaj sigurisë së tij ose sigurisë së palëve të treta.
- Locimi i gabuar i burimeve ose shpikja e burimeve për të prezentuar informacione të pasakta, të gjymta dhe jo sa duhet të provuara, trajtohet si shkelje e rëndë e standardeve profesionale.
Nuk duhet harruar edhe shkelja e të drejtës së autorit. Për shembull, Alsat është theksuar një herë brenda tekstit vetëm sepse ashtu ka qenë edhe pjesën e marrë kryekëput nga përmbajtja origjinale, por ai që e ka kopjuar tekstin nuk e ka cituar ashtu siç duhet asnjëherë median, të cilës i përket origjinali.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e