verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Krijim i prerë dhe i ngjitur nga “supermarketi” i rrjeteve sociale

on 26 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

telegraf 1

[Recension: NJË “BOMBËZ” PARA LSDM-së: “Laramanët” të pakënaqur nga marrëveshja, të etshëm për protesta edh në rrugën e “Bihaqit”]

Edhe një herë për të kushedi se të satën herë: Rrjetet sociale nuk janë supermarket, që të hyhet, të merret çka të dëshirohet dhe pastaj prej kësaj të bëhet tregim gazetaresk.

Burime, burime, burime… Burimet janë baza elementare. Fundamenti. Orej aty vijnë lajmet, përmbajtjet e përgatitura në mënyrë profesionale.

Hyrja në supermarketin e quajtur “rrjete sociale” dhe mbledhja e statuseve dhe pasta në bazë të zgjedhjes, për të cilën nuk ka asnjë sqarim për kriteret në bazë të të cilave është bërë ajo, krijohet një përmbajtje mediatike, të cilën publiku duhet ta gëlltisë si relevante(?!).

Çdo lexues i njoftuar mirë, sikurse dhe në këtë rast, duke pasur parasysh faktin se propozimi për recensionin e kësaj përmbajtjeje mediatike vjen nga një lexuese e “Shërbimit për verifikimin e fakteve në medie”, do të pyetej: Ku është këtu relevanca e informatave të selektuara? A ka mundësi që në bazë të një, dy (sa do që të jenë) statuse në Facebook të “montohet” një përmbajtje për një çështje aq me rëndësi? Me cilat argumente mund të na bindë dikush se zgjedhja e këtyre dy (le të jenë edhe tre), qëndrimeve personale të personave të zgjedhur sipas rastit, e paraqet qëndrimin e një lëvizjeje të ndërlikuar qytetar?!?

Burimet duhet të jenë autentike. Ky rast çudit edhe më tepër kur çdo profesionist i informuar mirë në medie e di se lëvizja qytetare “Revolucioni laraman” tashmë ka vendosur mekanizma për informimin e publikut edhe atë mu nëpërmjet rrjeteve sociale.

07222016-Telegraf-SharenaLinku deri te artikulli origjinal: NJË “BOMBËZ” PARA LSDM-së: “Laramanët” të pakënaqur nga marrëveshja, të etshëm për protesta edh në rrugën e “Bihaqit”

Data dhe koha e publikimit: 21.7.2016, 12:15

Data e recensionit: 22.07.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

МАLICIOZITET

Lëvizja qytetare “Revolucioni laraman”, të njëjtën ditë kur është publikuar përmbajtja mediatike, e publikoi qëndrimin e saj në lidhje me marrëveshjen e arritur politike, që vetëm se e vërteton se deri te burimi relevant – mund të arrihet.

Mirëpo, përmbajtjen mediatike që e recensojmë, e tradhëtojnë disa elemente që e bëjnë atë të njëanshme dhe favorizuese. Elementin e parë, që është edhe më i rëndësishme – burimin e informatave – e elaboruam në fillim për shkak se është më i theksuari.

Elementi tjetër mund të jenë shprehjet komentuese, të integruara në tekst, që e zbulojnë maliciozitetin. Që në titull – fjala “të etshëm”. Për t’u dhënë një mendim i tillë ekstrem dhe kategorik, kjo do të duhet të vijë si pasojë e argumenteve dhe dëshmive të forta që janë paraqitur ose si përfundim nga deklaratat e njohësve autoritarë dhe profesionalë si burime.

Kjo mungon në këtë tekst. Kjo e bën atë jotërësor, e në situatë të tillë, ky vlerësim është koment malicioz që është shprehur nga nënshkruesi i këtij teksti.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e