verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ku panë thirrje për gjakderdhje

on 16 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

06152016-Vecer-N1

[Recension: Televizioni amerikan bën thirrje për gjakderdhje në Ballkan]

Në mekanizmat e propagandës ka një parim të njohur kur “gënjeshtra e përsëritur njëqind herë, bëhet e vërtetë”. E udhëhequr nga një maksimë e tillë, gazetaria propaganduese qëndron në pozitën e joprofesionalizmit, gjegjësisht shumë më saktë, duke i shërbyer propagandës.

Mirëpo, ai parim i propagandës i ka edhe kundërefektet e tijm kur burimi i propagandës fillon të besojë në gënjeshtrat e veta. Kjo është ajo fazë, simptomet e së cilës i dallojmë në përmbajtjen mediatike që e recensojmë.

Si e para, disa fakte të rrejshme që janë përmendur në këtë tekst: N1 nuk është kompani amerikane. Bëhet fjalë për TV-kompani multinacionale, që është regjistruar si TV-platformë rajonale dhe lokale (TV, ueb, mobile) me kapital ndërkombëtar, ku pjesë ka edhe Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Rrjeti ka qendra të produksionit në Beograd, Sarajevë dhe në Zagreb. Linket nga fjalia e mësipërme e vërtetojnë këtë.

Si e dyta: Më së paku është kompani e CIA-s, siç thuhet në nëntitullin e tekstit.

E sikur të bëhemi të pafytyrë, pas konstatimit të gënjeshtrave mbi të cilat bazohet kjo informatë, recensioni i kësaj përmbajtjeje bëhet i pakuptimtë, për shkak se shpaloset motivimi prapa këtij teksti.

Mirëpo, le të mbetemi konsekuentë në metodologjinë për verifikimin e fakteve në media.

06152016-Vecer-N1Linku deri te artikulli origjinal: Televizioni amerikan bën thirrje për gjakderdhje në Ballkan

Data dhe koha e publikimit: 14.06.2016, 15:50

Data e recensionit: 06.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

“FAKTI” KURORË

T’i ballafaqojmë “tezat” e paraqitura në këtë përmbajtje me realitetin. Në të ka dy citime të drejtpërdrejta nga kronika gazetareske e televizionit N1, nga të cilat nxirret “fakti” kurorë se televizioni bën thirrje për gjakderdhje. Ja i pari:

“Bilbila, transparente dhe balona, njerëz të bashkuar në interesa të ndryshme. Qyetarët e Serbisë tre herë dolën për shkak të rrënimit në Savamala, dyx herë për shkak të ndryshimit të shërbimit publik në Vojvodinë”.

Ja edhe i dyti:

“Pranvera e Ballkanit këtë verë është në udhëkryq ndërmjet ideve të harxhuara politike dhe energjisë së re qytetare. Cila rrugë është e vërteta?”

Dhe ku, ju lutem, këtu mund të shihet “thirrje për gjakderdhje?”

DHIMBJA E TEKSTIT

Ka edhe një moment tjetër interesant që fshihet në këtë citim, që është përfundim i autorëve:

“Thirrjet (për ndryshime, v.j.) në të dyja rastet, nuk u janë dërguar partive politike. A është kjo vetëm pakënaqësi qytetare ose bëhet fjalë për aktivizëm të ri politik?”

Sikur kërkesat për ndryshime janë e drejtë ekskluzive e partive politike, dhe assesi e qytetarëve. Kjo dilemë e rrejshme, në fakt, e zbulon dhimbjen që e mundon këtë tekst: aktivizmi qytetar.

Gazetarët me integritet profesional nuk duhet t’i lejojnë vetes një gjë të tillë: informata të njëanshme, të kornizuara dhe të qëllimshme, që janë shumë të qarta në qëllimin e tyre.

Zbulohet edhe një rol i palejueshëm – mbajtja e anës. Përmbajtja që e kemi para nesh vendoset në mbrojtje të sulmit mediatik që në Beograd e bëjnë mediet proqeveritare në krye me “Informer”-in dhe të ngjashme me të.

Pjesa tjetër e lajmit janë informata të paverifikuara për financimin e protestave qytetare si konspiracion i SHBA-ve dhe i BE-së, të cilat janë tashmë janë parë dhe po përhapen në rajon.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e