Kur huq “goditja”: Gazetari i njëanshëm, teksti i paplotësuar
Published in Recensione
on 4 - 05 - 2016 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Drejtori i VMRO-DPMNE-së godet Ermira Mehmetin]
Njëanshmëria nuk është pjesë e gazetarisë dhe e dëmton këtë profesion. Gazetari asnjëherë nuk guxon t’i drejtohet publikut, përderisa favorizon njërën palë, me ose pa dashje. Për lajmin që po recensojmë, nuk kemi fakte të themi se me qëllim është anashkaluar njëra palë ose është injoruar nga lajmi, sidomos pas akuzave, por kemi bazë të themi se nga qëllimi për plasim të lajmit sa më shpejtë, është injoruar njëra palë. Mbase pa dashje, por kjo nuk është arsye.
Nëse njëra palë akuzon, lajmi bëhet pikërisht kur grumbullohen qëndrimet e dy rivaleve. Atëherë ai plotëson standardin gazetaresk, respektivisht përmbushet detyrimi për raportim e balancuar. Kjo, përveç që e bën gazetarin profesional në qasjen e tij, bën që edhe teksti të jetë i plotë, që nuk ka ndodhur në rastin konkret për shkak se nuk është kërkuar pala e dytë.
Drejtori i Arkivit shtetëror, Filip Petrovski, përmes një postimi në Facebook, akuzon ish deputeten e BDI-së, Ermira Mehmetin se nga njëra anë qanë për shkak të audio-incizimeve të publikuara, ndërsa nga ana tjetër vëllau i saj është në rradhët e para të protestave kundër pushtetit.
Linku deri te artikulli origjinal: “Drejtori i VMRO-DPMNE-së godet Ermira Mehmetin”
Data dhe koha e publikimit: 29.04.2016
Data e recensionit: 30.04.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Deklarata e drejtorit në fjalë, cenon liritë dhe të drejtat e njeriut. Çdo individ ka të drejtën e tij dhe bindjet e tij, andaj gazetari është dashur të kërkojë qëndrim edhe nga drejtori dhe të pyes se mbi çfarë baze dhe me çfarë të drejtë akuzon një person për shkak se se vëllai i tij ose saj merr pjesë në protesta, duke e ndërlidhur atë me çështje krejtësisht tjera. Faji në këtë rast edhe i drejtorit i cili shkel të drejtat e një personi, por edhe i gazetarit, i cili është garantuesi më i fortë i lirive dhe të drejtave të njeriut. Në këtë rast, lajmi duhet të jetë që drejtori me akuza të tilla shkel liritë dhe të drejtat, e jo se akuzon një (ish)deputete.
“Ermira qanë për incizimet të cilët ia ka lëshuar Zaev, ndërsa vëllau i saj gjendet në rradhët e para në protestat me Petritin dhe Vasilin. Cilën e ngjyrosni ju?”, ka shkruar në rrjetin e tij social në Facebook, Filip Petrovski.
Pikërisht pas kësaj qasjeje të gazetarit do të duhej qëndrimi i Ermira Mehmetit, si e akuzuar në këtë rast pa bazë, për të plotësuar lajmin. Mehmeti nuk është përgjegjëse dhe garantuese për bindjet e të vëllait. Këtë duhet ta kuptojë edhe gazetari edhe publiku, si dhe çdo individ tjetër.
Kodi Etik i gazetarëve përcakton qartë se cili është roli i gazetarit në informim, pikërisht në pjesën e informimit të balancuar si normë bazë e gazetarisë profesionale. “Gazetari duhet të sigurojë “palën e dytë”, respektivisht t’u jep mundësi të dy palëve të interesuara të produktit gazetaresk ta shprehin qëndrimin e tyre. Kjo edhe më tepër vjen në shprehje kur gazetari shpreh dyshime ose akuza ose kur dikush është objekt i sulmit apo kritikës”, thuhet në Kodin etik të gazetarëve.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
:
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
:
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri tjetër
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
kreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e