Kur nuk dëshmohet skandali si duhet, vetë lajmi bëhet skandal
Published in Recensione
on 9 - 01 - 2017 Author: Xhenis Sulimani
[Recension: “SKANDAL: Funksionari i LR PDSH-së nuk mohon takimin mes Zijadin Selës dhe Musa Xhaferit (Foto)”]
Teksti që po e recensojmë ngre një çështje që e intereson opinionin, mirëpo që në fillim e cilëson si skandal. Informacioni bazohet në një qëndrim të shprehur në Facebook nga një person i panjohur për publikun. Në përmbajtje as që bëhet përpjekje minimale që se paku të tregohet me pak më shumë detaje se kush është personi, i cili merret si burim i ‘skandalit’ që transmetohet. “Xhemal Arsllani nga Struga”, dhe cilësimi në fund të tekstit se nga postimi “vërehet qartë se Xhemal Arsllani është simpatizues të PDSH-së” nuk mjafton dhe nuk është tregues i mjaftueshëm se personi apo profili i cituar mund të jetë i besueshëm për çështjen që është ngritur në postimin e tij.
Linku deri te artikulli origjinal: “SKANDAL: Funksionari i LR PDSH-së nuk mohon takimin mes Zijadin Selës dhe Musa Xhaferit (Foto)”
Data dhe koha e publikimit: 26.12.2016
Data e recensionit: 7.01.2017
Recensues: Xhenis Sulimani
Në vend që të ofrojë argumente për skandalin e paralajmëruar në titull, teksti ofron komentet e personave tjerë në postimin e njëjtë – si fakte për skandalin. Mu kjo qasje na jep një fakt të fuqishëm se teksti është “out” – nga të qenurit produkt gazetaresk.
Pas takimit të ditës së shtunë të udhëheqësve të Aleancës për Shqiptaret me Ali Ahmetin, ka reaguar edhe Xhemal Arsllani nga Struga. Ai ka shkruar se ky nuk është takimi i parë i Zijadin Selës me përfaqësues të BDI-së, por se Sela edhe më herët është takuar me Musa Xhaferin në restorant Vodebnica në Shkup dhe në “Agropolog” në rrugën Shkup-Tetovë.
Qëndrimi i një personi në Facebook-u mund të merret si nismë për të hulumtuar për atë që ka dashur ta dëshmojë teksti nëpërmes postimit dhe komenteve në të. Por jo edhe për të bërë tërë lajmin nga vetë postimi dhe komentet. Kështu, kjo përmbajtje nuk ka as l-në e lajmit.
Teksti do të fitonte në vlerë gazetareske, në rast se do të ishte munduar të zbardhë ndonjë detaj për personin që e ngre çështjen, për të fituar në kredibilitet informacioni. Pastaj, personat e apostrofuar në tekst do të duhej të kishin hapësirën për t’u prononcuar për akuzat në adresë të tyre. Në këtë mënyrë informacioni do të bëhej i plotë dhe profesional, me të gjitha elementet e duhura, pa gjasë që të rrëshqasë jashtë kornizave gazetareske.
Duke tentuar të transmetojë një skandal të paverifikuar profesionalisht, është bërë një “auto-gol”, një tekst skandaloz. Mirëpo, edhe ky shkrim ka një të mirë – mund të shërbejë si shembull për t’u treguar studentëve dhe opinionit se si nuk duhet të duket një tekst informativ në gazetari.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante,
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
kreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e