“Lajm” për të ardhur keq
Published in Recensione
on 18 - 05 - 2016 Author: Benjamin ArifiGazetari mund të parashtrojë pyetje për çështje të ndryshme në opinion. Mirëpo pyetjet e ngritura duhet të jenë të bazuara në argumente. Ato, po ashtu, kërkojnë edhe përgjigje, sidomos, në rastin e tekstit që po recensojmë, ku përmbahen akuza të rënda për një çështje e cila është shumë delikate për opinionin e vendit.
Linku deri te artikulli origjinal: Zeqirija Ibrahimit i vjen keq që s’pati asnjë civil të vrarë në “Lagjen e trimave”?!
Data dhe koha e publikimit: 30.04.2016
Data e recensionit: 18.05.2016
Recensues: Benjamin Arifi
Autori i tekstit ka transmetuar qëndrimin e nënkryetarit të Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi, të publikuar në Facebook në lidhje me ngjarjet e Kumanovës. Përderisa në fillim përmbajtja përcjell me korrektësi prononcimin e Ibrahimit, në fund të tekstit autori ka kaluar në shtrembërim dhe komentim të atij qëndrimi, madje duke i mveshur subjektit të tekstit gjëra të pa thëna dhe duke akuzuar, për çka edhe mund të ballafaqohet me padi për shpifje nga personi i apostrofuar. Vendosja e akuzës në tekst në formë pyetjeje është vetëm një tentim i dobët për të ikur nga përgjegjësia për këtë.
“Por Ibrahimi këtu harron një fakt, se gjithë spektri politik, veçmas BDI-në bashkë me Organizatat ndërkombëtare si OSBE-ja, u angazhuan pa prajë për të neutralizuar dhe zgjidhur gjendjen e krijuar të atëhershme. Atëherë, a thua Ibrahimit i vjen keq që s’pati asnjë civil të vrarë në “Lagjen e Trimave”.
Për këto fjalë të shkruara, nuk ka asnjë indicie se është tentuar të merret qëndrim nga pala e përmendur në tekst, që e bën atë tendencioz dhe manipulativ.
Nuk duhet harruar se gazetari mban përgjegjësi për fjalën e thënë publike. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për pasojat dhe efektet e fjalëve të tij.
Kodi i Gazetarëve thotë se “gazetari nuk duhet të krijojnë me vetëdije e as të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo qoftë baze (nacionale, fetare, racore, sociale, gjuhësore, politike)
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
pjesërisht
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
relevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
kreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e