Lajmi nuk guxon të (keq)interpretohet!
Published in Recensione
on 24 - 03 - 2016 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Vendoset një kryq në Radishan]
Intepretimi dallon nga lajmi. Gazetarët, para se të vendosin të raportojnë për një çështje, duhet të jenë të sigurtë se kanë siguruar të gjitha elementet e nevojshme për një lajm profesional. Thirrja në burime jo relevante dhe kombinimi i tyre me elemente komentimi, ia zbeh artikullit elementet e lajmit. Për “betejën” e kryqit, gazetari është i detyruar të bëjë betejë profesionale, që nënkupton distancë, por edhe përfshirje të palëve të prekura në tekst.
Pas përplasjeve të fundit rreth ndërtimit të një kryqi gjigant në komunën e Butelit, si duket ende nuk është hequr dorë nga kjo ide. Kësaj radhe ”beteja” vazhdon në Radishan. Këtu është vendosur në kryq në mes të rrugës, por askush më parë nuk e ka hetuar. Banorët thonë se ka disa ditë që është vënë ky kryq, por nuk e dijnë se nga kush.
Linku deri te artikulli origjinal: “Vendoset një kryq në Radishan”
Data dhe koha e publikimit: 21.03.2016
Data e recensionit: 23.03.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Krahasimet dhe qëndrimet që bëhen në tekst, e që në fakt duhet t’i bëjnë lexuesit, janë qasje që mund të nxisë urrejtje ndërfetare. Në raste kur preken ndjenjat e publikut, sidomos në çështje fetare, autori duhet të zhvishet nga ndikimet dhe emocionet dhe të raportojë me përgjegjësi dhe duke u kujdesur për zbulimin dhe menjanimin e shkaqeve të konflikteve. Gazetari gjithsesi se mban përgjegjësi për fjalën e thënë në publik.
Neni 10 i Kodit etik, paragrafi 2: “Kodi etike dhe pofesional i gazetarëve u imponon përgjegjësi të veçantë për fjalën e thënë publike. Qëndrimet e tyre janë faktorë të rëndësishëm në formësimin e mendimit publik, për shkak se gjuha e urretjes është e padenjë për etikën e gazetarit”.
Derisa për dikë, kryqi nuk i ofron asnjë përfitim dhe se duhet të ndërtohen fabrika, për dikë tjetër kryqet duhet të vendosen madje në vende më publike dhe të jenë më të mëdhenj, si ai që duhej të ndërtohet në Butel. Sipas TV Nova, kryqi i drunjtë në Radishan, së shpejti do të bëhet prej metali dhe do të ketë përmasa më të mëdhaja.
Aspekti multimedial është njëra ndër pikat kryesore të lajmit. Autori është i obliguar që gjithnjë të sigurojë fotografi (në këtë rast) e cila korrespondon me tekstin kryekëput. Sa është larg Radishani, që autori nuk ka mundur të dalë në terren dhe të shkrepë një fotografi që do të fliste më shumë se teksti? Lexuesi duhet të ketë të qartë se gazetaria profesionale funksionon me inspektimin në terren, që duhet ta bëjnë gazetarët. Fotografia e bashkëngjitur në tekstin që po recensojmë është e marrë prej diku tjetër dhe e pa cituar. Përveç kësaj, fakt tjetër që dëshmon veprimin jo profesional dhe qasjen jo serioze është edhe mungesa e nënshkrimit të autorit nën këtë përmbajtje.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
Të pakonfirmuara
:
SOURCES OF INFORMATION
Burime të mediave tjera
jozyrtare
jorelevante
2 burime
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
Dyshohet!
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
Nuk përjashtohet
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
gjuhë nxitëse
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
Manipulative
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e