verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Lajmi serik – të ngjallet interesim tek i painformuari pa u humbur shikuesi i rregullt

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Сторија во низа: малку по малку, ама пак цела и пак за исте.Фото: скриншот, Fox29
Lajmi serik:pak nga pak, por përsëri i plotë dhe për të njëjtën temë. Foto: skrinshot, Fox29

 

Afera, skandale, fatkeqësi natyrore dhe procese rrjedhëse krijojnë nevojën për një informim të vazhdueshëm të publikut në periudhë më të gjatë kohore. Obligimi i gazetarit profesional është të sigurojë informata të mjaftueshme për pjesët e painformuara të publikut të tij, njëherit duke e mbajtur durimin e shikuesve ose lexuesve qe janë të mirinformuar për rrjedhën e ngjarjeve. Pikërisht këtu shihet aftësia e të bërit lajm serik – mënyrë informimi me të cilin njëherit evitohen edhe interpretimet e gabuara.

 

Shkruan: Aleksandar PESHEV

 

Lajmi serik është formë shprehjeje gazetareske që përdoret për tema për të cilat raportohet një periudhë më të gjatë kohore. Në thelb, bëhet fjalë për më shumë lajme të lidhura për një ngjarje e cila nuk është e përfunduar, që zgjat me ditë, javë, dhe madje edhe periudhë më të gjatë kohore. (Shkrim për medie të shtypura, Instituti i medieve të Maqedonisë, 2005).

Lajmet që publikohen, pas informacionit primar, doemos duhet të përmbajnë elemente nga lajmi i parë. Praktikisht, nevojitet një përsëritje e shkurtër e informacionit të parë. Për dallim nga qasja e përdorur më së shpeshti e piramidës së përmbysur, me çka informacioni i ri merr prioritet, ndërsa informacionet e tjera „nga pas”, janë të njohura në zhargon si „background”, vendosen në fund të publikimit, tek lajmi serik është qenësore që publiku të informohet për kontekstin në vetë fillimin e kompozimit gazetaresk. Kjo qasje mundëson një efekt më të madh të informacionit të publikuar. Më saktësisht, nëse gazetari është i informuar për rrjedhën e ngjarjeve të një sfere të caktuar në periudhë më të gjatë kohore, nuk domethënë se edhe publiku është po aq i mirëinformuar. Transmetimi i thjeshtë i informacioneve më të reja i përjashton shikuesit e painformuar, më saktësisht prezantimi nuk është relevant për pjesën e publikut që nuk i ka ndjekur informacionet paraprake.

 

RAPORTIMI PËR TELEKOMIN

Shembull për raportim të këinformacion i rimi i të njohurës „Afera Telekom”. Pas shpalljes së parë për këtë skandal, internet portali „Nova Tv” (novatv.mk) përgatiti lajme serike me informacionet e reja rreth aferës, që zbardheshin në një periudhë më të gjatë kohore.Kështu, çdo informacion i ri rreth ngjarjes në vetë hyrjen përfshinte informacione nga lajm i publikuar paraprakisht, si për shembull:

„Një pjesë e parave nga pagesat e dyshimta në aferën Telekom në fakt kanë qenë të destinuara për ekspertë dhe talente lokalë në Maqedoni me kërkesë të qeverisë, deklaron në dëshminë e tij ish-drejtori gjeneral i Magjar Telekom.”

Autori e definon qartë kontekstin në fjalinë e parë, me çka lexuesi prej në fillim e ka të qartë se bëhet fjalë për aferë në lidhje me pagesa të dyshimta në telekomin e Maqedonisë. Pikërisht ky element është informacioni goditës në lajmet paraprake për këtë skandal.

Për ilustrim, në një informacion të publikuar në këtë portal në vitin 2013, vihen re elementet që janë të marra parasysh gjatë shkrimit të një lajmi për më tepër se dy vite pas:

„Nëse në SHBA gjyqi para disa ditëve i refuzoi të gjitha ankesat e Magjar Telekom në aferën e madhe të korrupsionit në të cilën është e involvuar edhe Maqedonia, në Shkup me të madhe po përgatitet tereni në shesh për ndërtimin e një hoteli dhe shtëpisë së oficerëve, jo nga kushdo, por nga njëri prej aktorëve në aferën Telekom, miliarderi Grek Dimitris Kondaminas.”

Në të kundërtën, nëse nuk përfshihen këto elemente, lexuesi që nuk është i informuar për këtë aferë, shumë vështirë mund ta kuptojë së për çka bëhet fjalë më saktësisht, si për shembull, në tekstin vijues për temën e njëjtë, të publikuar pa u kujdesur për elementet e nevojshme të një lajmi serik:

„Dëshmia e ish agjentit të zbulimeve sekrete Sllobodan Bogoevski e cila zbulon përfshirje të funksionarëve të lartë politikë në kriminalitet dhe korrupsion në rastin e Magjar Telekom nuk e befason opinionin vendas.”

Autori, thjesht, supozon se opinioni është i njoftuar me këtë aferë, si dhe me rastin e „Magjar Telekom”. Lexuesi i painformuar nuk merr përgjigje të pyetjeve kyçe që duhet të përgjigjen me aplikimin e parimeve për formimin e lajmit serik, si për shembull:

  • Çfarë është rasti „Magjar Telekom”? Për çfarë veprimesh të jashtëligjshme bëhet fjalë?
  • Kush është Sllobodan Bogoevski? Si ka mundësi që një ish agjent i zbulimeve sekrete është i përfshirë në këtë aferë dhe pse përmendet?
  • Pse kjo temë është me interes publik? A janë keqpërdorur para të popullit apo janë bërë pagesa të dyshimta? Kush është dëmtuar?

Edhe nëse autori u jep përgjigje këtyre pyetjeve më poshtë në tekst ose në vetë fundin e tij, mospërmendja e informatave të qarta të lajmit të parë në vetë hyrjen e tekstit, mund ta detyrojë lexuesin ta ndërrojë faqen. Duhet të kihet parasysh se titulli dhe fjalia e parë në publikimin gazetaresk në cilëndo formë janë kyçe për mbajtjen e vëmendjes së publikut.

 

PËRPARËSITË E MEDIEVE TË REJA

Duke pasur parasysh se edhe mediet tradicionale u gjendën në internet, informimi nëpërmjet lajmeve serike mund të përsoset me disa metoda ndihmëse. Një qasje praktike do të ishte lidhja e informacioneve të paraprake në çdo publikim të ri (formë që përdoret në këtë shkrim për lidhjen e lajmeve të emërtuara nga portalet që merren si shembull). Kështu, lexuesit i jepet mundësi që me një klikim të kthehet tek publikimet paraprake, nëse ende nuk është i informuar detajisht. Futja e një seksioni në faqen e internetit që u dedikohet teksteve të temës së ngjashme ose publikime paraprake të kësaj teme mund të ndihmojë për një informim më të detajuar për publikun. Shembull është seksioni i faqen së internetit të shërbimit të Maqedonisë së „Radio Europa e Lirë”. Publikimi i emërtuar „Kush ka marrë ryshfet për Telekomin para gjyqit?“ e informon vizitorin për aferën në vet hyrjen e tekstit:

„Dëshmia e ish agjentit të shërbimeve sekrete, Sllobodan Bogoevski para gjykatës të qarkut në New York, në të cilën ai i tregon funksionarët e Maqedonisë të cilët kanë marrë ryshfet nga Telekomi nuk është provë e mjaftueshme për inicim të aktakuzës kundër funksionarëve…”

Me këtë plotësohet aspekti teknik i lajmit serik, por mbajtja e kësaj qasje është e arsyetuar në çdo medie të shtypur. REL vendos një shembull të eksploatimit të mundësive të portalit të internetit, e me këtë i ofrohet lexuesit zgjedhje tekstesh me temë të ngjashme, si për shembull,  link që të lidh me tekstit i cili jep analizë të rastit duke i marrë parasysh edhe ngjarjet e fundit. Elementet e këtilla njëherit ndihmojnë edhe në mbajtjen e vizitorëve në portalin e internetit. Megjithatë, duhet të rikujtojmë se këto janë vetëm metoda ndihmëse që do të jenë shumë të dobishme për vizitorët më të durueshëm të portaleve të internetit. Informacioni i parë, për të cilin përdoruesi e viziton faqen, është prapë se prapë teksti kryesor, dhe jo informacionet ndihmëse. Nëse nuk ka informacione të qarta dhe koncize të cilat do të ishin të dobishme edhe për pjesën më të painformuar të publikut, përveç humbjes së interesit, paraqitet edhe rrezik nga interpretimet e gabuara.

Кој зел мито за Телеком пред Суд
Seksion i veçantë në internet portalin e Radio Evropa e Lirë që ofron informacione shtesë për temën e dhënë

Qasje plotësuese, e cila mund të ndihmojë në prezantim të qartë të informacioneve për një ngjarje që zgjat më gjatë, është ndryshe e njohur edhe si „timeline” ose përmbledhje e kronologjisë së ngjarjeve. Kjo mund të kryhet thjesht me tekst, si paraqitja e shkurtër e ngjarjeve rreth sulmit të afërt terrorist në Paris që u publikua nga „Reuters“. Kemi vështrim tekstual të asaj se çfarë dhe kur ka ndodhur, të renditur sipas datës. „New York Times“ shkon një hap më tej dhe në këtë listë shton edhe elemente multimediale, si fotografi dhe radhitje më të mirë. Njëherit, përdoret edhe lidhje drejt informacioneve të ngjashme për fjalë në vetë tekstin. „Google“, nga ana tjetër përgatiti një ilustrim interaktiv të ndodhive rreth ngjarjes, që në thelb paraqet shembull për një lajm serik.

How The World Searched For The Paris Attacks
Prezantimi interaktiv i “Google” i të gjitha informacioneve në lidhje me sulmet në Paris

Qasja e këtillë multimediale jep më së shumti mundësi për vizitorët e faqeve të internetit, por jo domosdo të thotë se përdorimi i elementeve grafike  është i kufizuar vetëm „online” ose në rrjet. Prezantimi grafik i informacioneve është i zbatueshëm në të gjitha mediet, me përjashtim të radios. Televizionet munden që tekstualisht t’ua vizatojnë informacionet shikuesve të tyre në tituj, ndërsa e njëjta mund të bëhet edhe tek publikimet e shtypura. Megjithatë, duhet të përmendet se për realizimin e qasjes së këtillë nevojiten burime plotësuese, si inxhinierë grafike dhe programues që do t’i përpunojnë këto elemente edhe atë (sipas mundësisë) shpejt dhe në kohë. Kjo zakonisht nënkupton shpenzime më të mëdha për medien , të cilat do të mund të mbulohen me shikueshmëri më të madhe dhe më shumë reklama.

222222222
Shembull për lajm serik të nxjerrë nga statuset në Facebook

Ndonjëherë, lajmi serik mund të ilustrohet edhe pa nevojën e punëve më serioze në formë të ilustrimit. Shembulli më interesant është qasja e „Washington Post”, i cili përpunoi një tregim tregim në formë të lajmit serik duke shfrytëzuar pjesë të nxjerra nga rrjetet sociale. Tregimi është i përpunuar me informata në periudhë prej tetë muajsh për shtatzëninë e Shana Suer dhe komplikimeve që i janë paraqitur gjatë shtatzënisë. Suer, sipas autorit, ka pasur shprehi të publikojë informacion për thuajse çdo gjë prej jetës së saj private, me çka janë krijuar kushte të shkëlqyeshme për përpunim të një lajmi serik nga të ashtuquajturat „postime” në facebook. Sidoqoftë, duhet të shënohet se rrjetet sociale jo gjithmonë janë burim i besueshëm i informacionit, dhe pikërisht këtë e tregojnë edhe recenzionet e SHVFM për publikime të cilat janë të bazuara vetëm në informata nga „Facebook”.

Latest Gulf Oil Spill FAQ The Government’s Power to Punish BP and More… ProPublica
Pyetje dhe përgjigje për sqarimin e lajmeve serike

Qasje plotësuese që mund ta interesojë publikun është krijimi i hapësirës për pyetje dhe përgjigje. Qasje të tillë përdori „Pro Publika“ për rrjedhjen e naftës nga platforma e BP në vitin 2010.

Për fund, mund të konstatohet se raportimi tek publiku nëpërmjet lajmeve serike ka evoluar me zhvillimin e platformave të reja, teknikave interaktive dhe multimediale. Pavarësisht nga ajo se si përsoset qasja, gazetarët duhet ta kenë parasysh se baza e lajmit serik mbetet e pandryshuar: nevojitet që të ofrohen informata të mjaftueshme që të tërhiqet vëmendje e lexuesit më të painformuar, pa u humbur vëmendja e anëtarit më të informuar të publikut.

 


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).