verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Leksion gazetaresk: REPORTAZHI

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

„Зимско чудо - Галичник без снег“ - репортажа на Утрински весник (рецензирано овде)

„Mrekulli dimërore – Galiçniku pa borë“ – reportazh i  Utrinski Vesnik (i recenzuar këtu)

Reportazhi është fryt i inspirimit të gazetarit i cili më së shpeshti rrjedh nga forma fillestare, themelore gazetareske që është lajmi ose informacioni. Nëse kemi një lajm dhe nëse gazetari atë e përjeton me të gjitha shqisat e tij, e ndjen dhe din që prej tij të nxjerrë më tepër, mund të futet edhe në aventurë dhe prej tij të bëjë reportazh.

Shkruan: Aleksandar Pisarev

Reportazhi është forma më e bukur, por njëkohësisht edhe më e ndërlikuar e gazetarisë në të cilën ngjarja rrëfehet përmes tregimit. Nevojitet përgatitje serioze, shumë mund, pjesëmarrje në ngjarje, vrojtim i të gjitha detajeve, njohuri enciklopedike…e vendosin në paraliteraturë, dhe është vulë personale e gazetarit në bazë të së cilës edhe pa nënshkrim lexuesit e dallojnë stilin e tij.

REPORTAZHI NUK KA KLISHE

Reportazhi është fryt i inspirimit të gazetarit i cili më së shpeshti rrjedh nga forma fillestare, themelore gazetareske që është lajmi ose informacioni. Nëse kemi një lajm dhe nëse gazetari atë e përjeton me të gjitha shqisat e tij, e ndjen dhe din që prej tij të nxjerrë më tepër, mund të futet edhe në aventurë dhe prej tij të bëjë reportazh. Sipas ndarjes së formave të gazetarisë, reportazhi bën pjesë në paraletërsi, në format e beletrizuara. Disa teoricientë madje thonë lirshëm se reportazhi është një lloj i letërsisë e cila e përshkruan një ngjarje, problem apo situatë, me stil gazetaresk – thjesht, lehtë dhe interesant. Kjo në fakt është një shfaqje publicistike e ndonjë ngjarjeje reale me ndihmën e mjeteve të letërsisë, siç është para së gjithash, tregimi. Reportazhi është pasqyrë e ngjarjes ashtu siç e ka përjetuar autori. Ajo që e bën reportazhin te jetë formë artistike e gazetarisë është radhitja artistike, narrative dhe lidhja e të dhënave dhe fakteve. Për dallim nga format e tjera të gazetarisë (p.sh. komenti) reportazhi nuk guxon ta bindë lexuesin në qëndrimin që e prezanton, dhe as nuk guxon të jetë mobilizues.

Funksioni i tij është të shkaktojë emocione tek publiku ndaj subjekteve të shumta që marrin pjesë në reportazh. Për këtë shkak reportazhi është zhanër polifonik i gazetarisë.

Për të shkruar një reportazh, për dallim nga format e tjera të gazetarisë, nuk ekziston një model ose klishe. Ai është pasqyrë i inspirimit të gazetarit dhe empatisë me temën, ngjarjen dhe aktorët e ngjarjes. Një reportazh i mirë sipas rregullit duhet t’i përmbajë elementet e dramës: hyrje, thurje, kulminacion, shthurje, zbulim dhe në fund mesazhi ose mësimi, por jo moralizim, predikim dhe gjykim.

…„Ky është një tregim që lindi në rrugët e Shkupit. Bëhet fjalë për disa nxënës të shkollës së mesme në moshë nga 15 dhe 17 vjet me një qëndrim tashmë të ndërtuar për jetën. Duhet të fitohen shumë para, shpejt, tani dhe këtu. Ato janë shpërndarës të mitur të drogës të cilët për një ditë fitojnë më shumë se prindërit e tyre për të gjithë muajin. Kalova disa ditë në mesin e tyre tek Parku i qytetit, në Vodno, nëpër vagonët e vjetër të braktisur ndërmjet lagjeve Kisella Voda dhe Prolet, në Maxhari, Porta Vllae”…ADOLESHENTË U BËNË NARKO DILERË

Rreziku më i madh gjatë shkrimit të reportazhit është se autori mund të bie në patetikë ose melodramë.

„Pas qëndrimit intensiv të gjelbër të pranverës, natyra fiton një ngjyrë të verdhë dominante. Dielli e shpërndan ngjyrën e tij mbi tokën dhe bimët, duke na mahnitur me lloj lloj nuancash të ngjyrave të verdha-jeshile dhe të zbehta. Megjithatë, kjo gjë nuk vlen për zemrën e gjelbër të Maqedonisë tonë të bukur”. BUKURITË E DEMIR HISARIT

Reportazhi është një përmbajtje harmonike që ka hyrjen e vet në të cilën lajmërojmë një temë të caktuar për të cilën do të shkruajnë, një thurje nëpërmjet të cilës hyjmë në problem, kulminacion nëpërmjet të cilit tek lexuesi krijojmë një tendosje dhe pritje të asaj që është më e rëndësishme tek ngjarja, shthurje në të cilën e zbardhim thurjen dhe mesazh me të cilin e përfundojmë tregimin.

 

„Ристе владее со Андора, Марко со Малта, а Мартин со Сан Марино“ - репортажа на Нова Македонија (рецензирано овде)

„Riste sundon me Andorën, Marko me Maltën, ndërsa Martini me San Marinon” – reportazh i  Nova Makedonija (i recenzuar këtu)

 

Nga aspekti tematik, reportazhet mund të jenë të fushave të ndryshme të jetës (sociale, ushtarake, udhërrëfyese) ose të lidhura me ngjarje të ndryshme (aksidente, fatkeqësi elementare, loja sportive, përvjetore). Mund të jenë dokumentarë në të cilët do të shfaqen ngjarje nga e kaluara që aktualizohen.

Kështu, gazetari duhet ta njohë temën mirë, t’i analizojë dokumentet. Megjithatë, reportazhi nuk është vetëm përshtypje personale e gazetarit. Ai në vetë duhet të sintetizojë elementet hulumtuese dhe artistike të tekstit. Në këtë mënyrë ajo bëhet e lexueshme dhe njëkohësisht e potencon problemin, paralajmëron, lufton dhe nëpër faktet autentike tregon ndonjë situatë shoqërore.

…„Me të dëgjuar se deponia nukleare do të ndërtohet në territorin e tyre edhe atë në afërsi të lagjes, qytetarët reaguan ashpër. Nuk ekzistojnë asnjë forcë që do të mund ti ndalonte që të dalin në rrugë dhe të protestojnë për shkak të ndërtimit të saj në Petrovec”… MBETURINA RADIOAKTIVE

PA PRESION PËR RESPEKTIM TË AFATEVE

Reportazhi është forma e vetme e gazetarisë që nuk bëhet nën presionin e kohës dhe afateve. Ai shkruhet më gjatë, në mënyrë me studioze dhe hulumtuese.

Ajo çka e bën reportazhin specifik, është nevoja e gazetarit që të bëhet një me të, sepse kjo është kyçe për një tregim të mirë, por si tek lajmi dhe raporti, edhe këtu nevojitet që të ekzistojë një arsye(rast) për të shkruar.

Kur autori e di se çka do të shkruajë, është koha që të bëjë një hulumtim të vogël të temës. Për reportazh nuk ekzistojnë afatet, dhe as nuk mund të shkruhet shpejt e shpejt. Ky hulumtim nënkupton grumbullimin e informacioneve, fotografive, bisedat me njerëzit që janë të rëndësishëm për tregimin, shënimin ose inçizimin zëror të deklaratave dhe tregimeve jetësore të tyre, konsultimin me ekspertët ose shërbimet kompetente dhe institucionet.

Nevojitet të kontaktohen të gjitha palët e interesuara në tregim që të fitohet një pasqyrë më e gjerë dhe më objektive për ngjarjen që është lëndë e tregimit. Kur të mblidhet materiali i mjaftueshëm, duhet të përzgjidhet, të vendoset se prej gjithë asaj që është grumbulluar, çfarë do të përdoret dhe çfarë jo. Rrallëherë gjatë shkrimit të reportazhit, gazetari e shfrytëzon të gjithë materialin e grumbulluar.

Raporti i materialit të grumbulluar dhe atij të përdorur shpesh është një ndaj dhjetë, madje ndonjëherë edhe një ndaj njëqind. Praktikisht, prej materialit të grumbulluar në medie hyn një e dhjeta, hyn ajo që është më e rëndësishme dhe më interesantë për publikun.

Që ta vlerësojmë një produkt gazetaresk si reportazh, ai duhet të ketë në vete dramaturgji – hyrje, thurje, kulminacion, shthurje, mesazh. Konstatimi, morali ose mësimi, janë pjesë të rëndësishme në bazë të cilave reportazhi dallohet prej lajmit të zakonshëm apo raportit. Është me rëndësi që autori ta lërë vulën, shenjën, stilin e tij personal, në bazë të së cilave do ta dallojnë, dhe këtë nuk mund ta bëjë secili. Është me rëndësi që të kihet kujdes dhe të mos teprohet me komentet personale dhe qëndrime lidhur me tregimin, e me këtë të humbet ajo që është më me rëndësi – objektiviteti.

„Во 1964 Скопје беше пред времето“ - спој на рецензија и репортажа, Вест (рецензирано овде)

„Në vitin 1964 Shkupi ishte para kohës“ – bashkim i recenzionit dhe reportazhit, Vest (i recenzuar këtu)

Se sa është reportazhi një zhanër i çmuar dhe i respektuar, më së miri tregon e dhëna se në të gjithë festivalet apo konkurset e gazetarisë, reportazhi është i vendosur në një kategori të veçantë.

Shpesh parashtrohet pyetje nëse disa tema janë të përshtatshme për reportazh. Të rikujtohemi në gazetarët dhe shkrimtarët e njohur siç është Heminguej, Egon Ervin Kish dhe Xhon Rid, të cilët nga reportazhet e tyre nga fushëbetejat kanë bërë vepra arti të letërsisë botërore.

Reportazhet udhërrëfyese janë, për shembull, forma e parë e letërsisë në të cilën shumë autorë të njohur janë afirmuar me sukses.

…„Para dy fundjavash rrija në Selanik në Platia Aristotelu. Pija Metria frape me pak qumësht dhe mendoja për Helenën e mahnitshme dhe princin Paris për shkak të së cilëve ka plasur lufta e Trojës. Duke shikuar gjerësinë detare të Egjeut, e pyeta veten: „Pse çdo verim në Greqi duhet të fillojë dhe të përfundojë me Selanikun„… SELANIKU FILLIM DHE FUND

NJERËZ TË VEGJËL NË HISTORI TË MËDHA

Reportazhet e përditshmërisë së njerëzve të vegjël të thjeshtë janë sfidë e veçantë, sepse para gazetarit vendoset detyra që në to ta zbulojnë temën e cila do t’u interesojë dhe tërheqë vëmendjen e lexuesve, do t’i zgjojë ndjenjat e tyre dhe do t’i tërheqë në empati me personazhet e reportazhit. Kjo nuk është aspak detyrë e thjeshtë. Shumë më lehtë është të bëhet reportazh për „temën e madhe”- luftën, një ngjarje të rëndësishme historike, udhërrëfim të ndonjë vendi të panjohur. Dhe pikërisht aty qëndron sfida për gazetarët të cilët janë të gatshëm të lëshohen në aventurën e quajtur reportazh dhe punë hulumtuese jashtë redaksisë dhe jashtë ngjarjeve paraprakisht të organizuara dhe të institucionalizuara siç janë seancat, konferencat, kongreset…

…„E kanë kërkuar njerëzit për tri ditë, ndërsa nëna e tij e mjerë duke qarë e ka mallkuar jetën. Ditën e katërt kanë kaluar barinjtë duke i çuar kopetë e fundit drejt lumit. Me ato, ja tek është një qen i tillë, i madh. Është ndalur në oborr të pijë ujë dhe e ka parë gruan duke qarë. Ka lehur dy herë dhe e ka tërhequr prej përparëses. Në një orë ecje nga fshati qeni e ka gjetur Stevçen, të fshehur nën papratet, gjysmë të ngrirë, se bashku me delen të cilën kishte dalë ta kërkojë….” QEN QË MERITON MEDALJE

„Риболовството извор на егзистенција за многумина велешани“ - репортажен прилог/актуелна репортажа - портал Дума.мк (рецензирано овде)

„Peshkataria – burim i ekzistencës për shumë banorë të Velesit“ – reportazh/reportazh aktual – portal Duma.mk (i recenzuar këtu)

Në reportazh, për dallim nga beletristika, kemi një ngjarje konkrete që ekziston ose ka ekzistuar, kemi marrëdhënie konkrete midis njerëzve, një ambient dhe atmosferë të vërtetë në të cilën diçka ka ndodhur ose ndodh. Si çdo formë tjetër e gazetarisë, edhe reportazhi bazohet në fakte, veçse mënyra e shfaqjes së tyre është treguese, interesante dhe në bazë të saj shpesh e dallojmë edhe stilin e gazetarit. Edhe kjo është raportim, grumbullim faktesh dhe prezantimi i tyre për publikun nëpërmjet medies, por jo edhe krijimtari letrare e cila ndonjë ngjarje e tregon nëpërmjet stilit interesant gazetaresk.

…„Reportazhin për Maqedoninë Lindore e vazhdojmë me fshatin Bllatec të Vinicës, simbol i shpërnguljes në këto 20 vitet e fundit. Në rrugë e takojmë priftin Orce Peshov. I njëjti duhej ta kryejë ceremoninë më jopopullore në krishterizëm, të varrosë një banore më të vjetër. „Prej fillimit të vitit e deri tani në fshatrat Bllatec, Lipec, Pekllani…. kam varrosur 17 banorë, ndërsa kam pagëzuar vetëm tri fëmijë”…” MAQEDONIA LINDORE MASOVIKISHT NË MËRGIM

NDJENJË PËRGJEGJËSIE

Çdo reportazh fillon në mënyrën e tij dhe me stilin personal të gazetarit. Elementet që e karakterizojnë reportazhin e mirë janë: autenticiteti, dokumentimi dhe prekshmëria, të dhënat e besueshme, masa dhe balancimi i vlerësimeve, përdorimi i përgjegjshëm i të dhënave dhe informatave, masa dhe shija e atmosferës dhe paraqitjes së mjedisit në të cilin ndodh ose ka ndodhur ngjarja. Reportazhi duhet të jetë objektiv, ndërsa gazetari nuk duhet ta humbë realitetin gjatë nxjerrjes së konstatimeve. Autori i reportazhit duhet të ketë një ndjenjë të hollësishme për përgjegjësi politike-shoqërore. Narracioni dhe shprehja duhet të jenë të thjeshta dhe të kuptueshme. Për reportazhin është shumë me rëndësi titulli, sepse ai duhet ta tërheqë lexuesin që ta lexojë me vëmendje. Mundet, por edhe nuk është e thënë të ta ketë bllokun e titujve. Mirëpo, në bazë të gjatësisë, janë me rëndësi mestitujt të cilat duhet të jenë të formuar me kujdes dhe kreativitet: ADOLESHENTË U BËNË NARKO DILERË. Elementet që e bëjnë reportazhin të jetë formë artistike gazetareske janë radhitja artistike dhe lidhja e të dhënave dhe fakteve. Për dallim prej të gjitha formave të tjera të produktit gazetaresk, (koment, informatë) reportazhi nuk guxon të të bindë hapur për qëndrimin e plasuar dhe as të mobilizojë. Funksioni i tij themelor është që të krijojë emocione tek publiku ose lexuesi, nëpërmjet prezantimit të momenteve interesantë, që bëjnë fjalë për subjektet e pranishme në të. Prandaj reportazhi është një vepër polifonike gazetarie.

Kur bëhet fjalë për mediet elektronike, e veçanërisht televizionin i cili ka kod dokumentar, pjesë përbërëse e reportazhit është, ose mund të jetë një tregim i shkurtër gazetaresk nga jeta e përditshme. Kjo është me rëndësi sepse reportazhit i jep vulë, vërtetim dhe dëshmi të pathyeshme për ndonjë ngjarje, ose mendim të dikujt dhe mund të jetë me rëndësi kyçe në kontekstin narrativ të tregimit. Ashtu si tek lajmi, edhe te reportazhi, e veçanërisht kur bëhet fjalë për reportazh dokumentar, duhet të bazohet në fakte, lokacione të vërteta, dhe jo në prodhim të shpikur artistik.

Tregimi i shkurtër i një njeriu që është në reportazh, nxit mendime dhe është me interes publik, sepse merret me njerëz dhe ngjarje, fenomene qe janë të lidhura me cilësinë e jetës. Tregimi i shkurtër gazetaresk si pjesë përbërëse e reportazhit nuk merret me probleme botërore, por është e lidhur me jetën e përditshme, me bashkësinë lokale: MAQEDONIA LINDORE MASOVIKISHT NË MËRGIM. Ajo është pjesa më e lexuar ose më e shikuar e reportazhit, pjesa që shihet, lexohet, mbahet mend dhe dallohet. Vetëm në këtë mënyrë mund të shkaktojë një repertoar të reagimeve socio-psikologjike tek publiku.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).