verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Leksione gazetareske: Kthimi i pyetjeve hulumtuese

on 26 - 08 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Vlera e shtuar e tekstit gazetaresk (ose kontributit në mediat elektronike) është shumëanshmëria, objektivitеti dhe dhënia përgjigje në sa më shumë përgjigje që i shtron një informacion.

 

Shkruan: Ida Protuger Veljkoviq

 

741

BBC Panorama, njëri nga emisionet më të mira hulumtuese dokumentare në botë, me “vlerë të shtuar” më të madhe

VLERA E SHTUAR. Domethënia e këtij termi në ekonomi është “shtimi i vlerës që kompania ia jep produktit të saj para se ta nxjerrë në treg.” Kjo do të thotë se sa më e madhe të jetë vlera e shtuar e një produkti, aq më e madhe do të jetë vlera e tij përfundimtare (në kualitet dhe çmim, e me këtë edhe si profit për kompaninë). Për shembull, nëse ndonjë kompani për prodhimin e veshjeve angazhon dizajnues kulmorë të modës (që nënkupton edhe rroga përkatëse të larta), nëse produktet karakterizohen me veçantinë e tyre dhe me inovacion, nëse janë prej materialit kualitativ, e gjithë kjo e rrit vlerën e shtuar të produktit, gjegjësisht kualitetin e tij.

Plasimi i infomatave është gjithsesi shumë më tepër se sa “një produkt i zakonshëm”që i tejkalon motivet për profit, me përgjegjësinë shoqërore si kredo. Megjithatë, ky definicion do të mund të shërbente si ilustrim që të bëhet dallim ndërmjet asaj që plasohet dhe asaj që mund të ofrohet në formë të infomacionit më kualitativ për qytetarin si konsumator.

Kështu, nëse bëhet përpjekje që ky definicion të përdorer për produktin gazetaresk, atëherë kjo do të nënkuptonte se vlera e shtuar e tekstit gazetaresk (ose kontributit në mediat elektronike) është gjithëanshmëria, objektiviteti dhе dhënia e përgjigjeve në sa më shumë pyetje që i parashtron ai.

 

Në gazetari, konferenca për shtyp është mjet, e jo qëllim në vete

Shumë shpesh, bazë për ndonjë artikull ose kontribut për mediumet elektronike është konferenca për shtyp. Nëse redaksia e një medie vlerëson se ajo që është thënë në ndonjë konferencë për shtyp meriton hapësirë mediatike, pyetja e ardhshme është se si do të shfytëzohet ajo hapësirë, gjegjësisht si do t’u prezantohet ajo informatë shikuesve. Nëse vetëm përcillet si deklaratë, në atë produkt nuk ka vlerë të madhe të shtuar dhe nuk ofron ekskluzivitet, e as gjithëanshmëri në informim. Ndonjëherë redaksia dhe gazetari vlerësojnë se ajo informatë nuk meriton analizë më të madhe, por trendi në vitet e fundit tregon dominim të një lloj gazetarie “pasive”, që është emitues i i informatave, e jo filter pa mos u parë përpjekje plotësuese për analizë më të thellë ose informim të gjithanshëm. Gazetarët dalëngadalë janë duke e kënë praktikën ku konferencat për shtyp janë “bazë” për storje, e pastaj ajo të plotësohet me informata që lexuesit do t’i ofrojnë fotografi “më të gjerë”. Trendi i këtillë çon drejt raportimit të njënashëm dhe jokritik, ku mediat nuk kanë rol aktiv në informim, por shndërrohen në “gazeta muri”.

Dy konferenca për shtyp që u mbajtën para do kohësh mund të shërbejnë si ilustrim të këtij trendi.

Më 11 gusht të këtij viti, konferencë për shtyp mbajti zëdhënësi i qeverisë, Aleksandar Gjeorgiev, ku njoftoi se qeveria planifikon të hapë 11 këshillimore rajonale martesore anembanë vendit. Në agregatorin e lajmeve Time.mk paraqiten 27 artikuj mediatikë që e kanë përcjellë këtë lajm: Radio Evropa e LirëSiteli, Plusinfo, ТelmaKanаl 5, Press 24, 24 VestiNetpress, А1 on, Мakfaks, Е-vesti, Lokalno, Maksim, Оrbis, Аlfa, Kurir, Nova MakedonijaSky, Republika, Еkonomski, Lider, Vest, Utrinski, Deneshen, Telegraf, LibertasFama.

Por, asnjë nuk ka shkuar “më thellë” nga ajo që është thënë në konferencën për shtyp.

 

Një sërë pyetjesh të papërgjigjura

Përveç pyetjeve kryesore në të cilat duhet të japë përgjigje artikulli gazetaresk: çka, kush, ku, kur, dhe si, vlera e shtuar përbëhet në atë që të sigurohen informatat të gjithanshme, më tepër bashkëbisedues (sipas mundësisë ekskluzivë për median), me çka publikut do t’i ofroheshin përgjigje në pothuajse të gjitha pyetjet që dalin nga lajmi kryesor. Për shembull, zëdhënësi, ka sqaruar se se motivi për projektin “11 këshillimore të reja martesore” është qëllimi i qeverisë të ndihmojë në zvogëlohet numri i shkurorëzimeve, i cili ka qenë në rritje vitet e fundit. Me hapjen e faqes së Entit shtetëror për statistikë, mund të vërehet se në njoftimin e fundit për këtë temë, që është publikuar më 7 qershor të këtij viti, është theksuar se me të vërtetë numri i shkurorëzimeve në vitin 2012 është rritur për 9,9% në krahasim me vitin e kaluar, por gjithashtu, numri i martesave është më i vogël për 5,1%, e dhënë kjo që tregon për një problem sociologjik që nuk do të mund të zgjidhej me këshillimore martesore. Prandaj, produkti gazetaresk do të fitonte vlerë më të madhe të shtuar nëse ofrohen të dhëna statistikore dhe koment nga ndonjë profesionist (psikolog ose sociolog), i cili do të mund të jepte përgjigje ku i sheh arsyet për shkurorëzimet ( për shembull, a janë shkurorëzimet rezultat i komunikimit të pamjaftueshëm ndërmjet bashkëshortëve ose ndoshta si rezultat i rënies së standardit jetësor me çka rritet frustracioni dhe mosdurimi). Poashtu, mund të gjenden si bashkëbisedues bashkëshortë, prej të cilëve do të mund të fitohej përgjigje se gjatë problemeve martesore a do të konsultonin ndonjë të punësuar në këshillimore martesore e të ngjashme. Të gjitha këto përgjigje dhe të dhëna do t’i ofronin qytetarit si konsumator, informata të gjithanshme prej të cilave mund të nxjerrë përfundim për këtë masë për të cilën do të harxhohen para publike.

Shembulli i dytë është konferenca për shtyp e mbajtur para do kohe në të cilën ministresha për punë të brendshme, Gordana Jankullovska, e prezantoi projektin “100 kalime të reja këmbësorësh në komunën e Kisella Vodës”. Në agregatorin time.mk paraqiten 14 artikuj mediatikë për këtë konferencë shtypi: Faktor, Аlfa, Utrinski, Sky, Kanal 5, Plusinfo, А1on, LiderТelegraf, Sitel, Lokalno, Kurir, MRTV, Еkonomski.

Sërish, asnjë nga prej tyre nuk ka asgjë më tepër se sa ajo që është thënë në konferencën për shtyp. Informata e ofruar në konferencën për shtyp hap edhe pyetje të tjera të cilave artikulli gazetaresk mund t’u ofrojë përgjigje. Sipas cilës procedurë janë zgjedhur kompanitë që do t’i lyejnë kalimet e këmbësorëve (a janë zgjedhur në shpallje për furnizim publik))? Kur për herë të fundit janë ngjyrosur kalimet ekzistuese të këmbësorëve, sa shpesh rinovohet ngjyra dhe a mos ndoshta është problematik kualiteti i saj? Sa do të kushtojë projekti për shkak se bëhet fjalë për para publike? Pse ministresha e ka zgjedhur komunën e Kisella Vodës për këtë projekt? A ka të dhëna për numër më të madh fatkeëqësish në këtë komunë? Përveç që këto përgjigje mund të kërkohen në konferencën për shtyp, pyetjeve mund t’u përgjigjet edhe ndonjë profesionist nga biznesi i ndërtimtarisë, të verifikohet statistika e fatkeqësive të komunikacionit në Qytetin e Shkupit, të verifikohet në terren se a ka vendkalime të shënuara këmbësorësh para shkollave në lagjet e tjera, gjegjësisht a mbahet llogari për sigurinë e nxënësve e të ngjashme. Pas kësaj konference për shtyp, ditën e ardhshme deklaratë ka dhënë kryetari i komunës Qendër, e cila poashtu, vetëm është përcjellur.

Është e drejtë legjitime e shtëpive mediatike të përcaktojnë se si do t’i prezantojnë informatat, por përgjegjësia shoqërore kërkon edhe plotësim të të drejtës së publikut të garantuar me Kushtetutë që të jetë i informuar (neni 16), e që të jenë në lartësi të kësaj detyre, gazetarët duhet të ofrojnë informata të gjithanshme, të detajuara dhe të paanshme.

Veçanërisht, përgjegjësia shoqërore imponon që të ofrohen më tepër informata të gjithanshme kur bëhet fjalë për projekt të financuara me para nga buxheti.