Letër e hapur drejtuar presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov
Published in Kolumna
on 7 - 10 - 2014 Author: Ерол Ризаов
„Në anën tjetër të frikës është liria”. Foto: Jônatas Cunha, 2009
I nderuari president dhe profesor i Fakultetit të Drejtësisë dhe kolegu ynë gazetarë , jam i bindur se nuk jeni indiferent , siç ju percepton publiku dhe midis nesh gazetarëve, atë që një gazetar është në burg për një tekst të shkruar disa vjet më parë në një revistë që moti është shuar .
(Mediume të robëruara: Liri për Kezharovskin)
Shkruan: Erol Rizaov
I nderuari president i shtetit, Gjorgje Ivanov,
Marr guximin t’ju ftojë të hënën 6 tetor në orën 19:30 të vini në Klubin e gazetarëve në Shkup. Nëse keni motivim dhe virtyt të mjaftueshëm personal dhe shtetëror, të merrni pjesë në një akt human të gazetarëve të Maqedonisë, një darkë solidarizuese që i kushtohet kolegut Tomislav , i cili është gjykuar katër vjet e gjysmë burg dhe i cili më shumë se një vit është mbyllur mes katër mureve nën arrest shtëpiak me asnjë shans për të punuar dhe për të siguruar jetesën për veten dhe familjen e tij. Kjo mbrëmje është pjesë e konferencës së Federatës Evropiane të Gazetarëve, e cila do të mbahet në Shkup dhe ku do të marrin pjesë gazetarë, ekspertë të mediumeve dhe aktivistë të sindikatave nga mbi 20 vende evropiane.
I nderuari president dhe profesor i Fakultetit të Drejtësisë dhe kolegu ynë gazetarë , jam i bindur se nuk jeni indiferent, siç ju percepton publiku dhe midis nesh gazetarëve, atë që një gazetar është në burg për një tekst të shkruar disa vjet më parë në një revistë që moti është shuar. Sigurisht, si një profesor universitar i Fakultetit të Drejtësisë e di se Kezharovski u dënua në një gjyq të padrejtë sipas standardeve evropiane. Z. President, ju jeni i obliguar, kur është fjala për reputacionin e shtetit, të zotoheni për të hequr atë që na shkakton turp në botë. Vendimi i Gjykatës në Shkup ka bë xhiro në mediat botërore dhe asociacionet mediale që përkujdesen për lirinë e mediumeve, sidomos të shtypit. Të gjithë për një e kanë gjykuar dënimin drakonik për një tekst të shkruar pesë vjet para aktgjykimit. Në rang listat botërore për liritë e mediumeve në Maqedoni ky rast ka pasur ndikim të jemi ndërmjet shteteve ku gazetarët vuajnë burg për një tekst. Doli se gjykimi i Kezharovkit është pasojë e një presioni disa vjeçar për mediumet, çka na çoi në fund të rang listës botore dhe e cila llogaritet si një nga masat bazike për zhvillimin e demokracisë dhe lirive njeriut, për këtë si profesor ju keni njohje të shkëlqyeshme, por si president i shtetit ky shqetësim për demokracinë maqedonase dhe mediumet maqedonase ka dalë jashtë agjendës tuaj të punës, edhe pse ju këtë na keni premtuar gjatë zgjedhjes tuaj të parë si president i Republikës së Maqedonisë.
Tek fqinjët tanë nuk ka gazetarë të gjykuar
Z. President, nuk e di nëse keni njohuri se sa gazetarë në Evropë dhe fqinjësi janë dënuar me burg pasi kanë zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur, siç është rasti me Kezharoviskin. Asnjë, z. president edhe pse ka pasur gjykime për vepra më të rënda, si që janë zbulimi i identitetit të personave të cilat kanë dhënë fshehtësi shtetërore, duke dhënë të dhëna për mediumet, ka pasur gjykim të gazetarëve të cilët kanë zbuluar para publikut dëshmitarët që kanë dëshmuar në procese për krime të luftës… Të gjithë këto janë gjykuar me dënime me kusht ose të holla. Vetëm një detaj i vogël tregon shumë për dyshimet bazike të këtij procesi gjyqësor kundër Kezharovksit, thjeshtë thënë i çuditshëm dhe jo i rregullt me dyshime se bëhet fjalë për motive dhe arsye tjera, dhe jo për zbulim të identitetit të dëshmitarit të mbrojtur para se ai të shpallet si dëshmitar i mbrojtur. Gjegjësisht, me siguri ju e dini se para se gjykata të shpallë gjykimin dhe deklarojë Kezharovskin fajtor, prokurori Marko Zvrlevski paragjykojë vendimin e gjykatës. Ai në një të përditshme deklaroi se Kezharovski do të gjykohet minimum me katër vjet burg. Ju pyes, i nderuari president, ku ka diçka të tillë, në cilin shtet prokurori publikon apo prognozon gjykimet nëpërmjet shtypit ditor ? A nuk është vetëm kjo mjaftueshme të rrëzohet aktgjykimi?
Z. president nëse mund të shkoni në intervistë dhe të udhëtoni nëpër botë me një gazetar si Milenko Nedelkovski, i cili është gjykuar nga i njëjti i gjyq për mashtrim të më shumë 20 qytetarëve në Maqedoni me mbi 160.000 dollar, duke ju shitur viza imigrimi amerikane inekzitente dhe me të debatoni për patriotizëm, nderë, luftë kundër krimit dhe korrupsionit, mendoj se me një hap edhe më lehtë të vini Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë dhe në klubin tonë në një mbrëmje solidarizuese për Tomislav Kezharovskin, i cili është dënuar me katër vjet e gjysmë burg, dhe jo vetëm me kusht si puleni juaj gazetar.
Abolicioni
Z. president, ftesa ime për të ardhur në një darkë solidare për Tomislav Kezharovskin ka vetëm një motiv. Këshilltarët tuaj juridik ti angazhoni ta shqyrtojnë rastin për abolicion të mundshëm ose ndonjë masë tjetër që bien nën kompetencën tuaj, çfarë do të thotë liria për gazetarin Tomislav Kezharovskin. Kështu, në një farë mase, do të shkarkoni një barrë të madhe të turpit për shkak dënimit me burg të Kezharovskit, duke lënë kolegun tonë dhe tuajin të bëjë punën e tij. Kështu do t’ia ktheni lumturinë familjes Kezharovski, vajza e të cilët ka filluar të shkoj në shkollë të mesme. Nuk mund të kuptojë rehatinë tuaj të jeni president në një shtet ku një shpirt i vogël shkon në shkollë me kokën ulur për arsye se babi i saj është dënuar me burg për arsye të një teksti gazetaresk. Jo ajo, por të gjithë ne duhet të ulim kokën nga turpi që jetojmë në një shtet të tillë.
Shpresojë se do të gjeni fuqinë dhe do të vini të shoqëroheni pak me ish kolegët dhe të na tregoni lajmin e mirë.
Ndaloni të jeni i frikësuar, si ashtu mandat të tretë nuk do të ketë sipas Kushtetutës së Maqedonisë.