Manipulim duke përgjithësuar
Published in Recensione
on 8 - 03 - 2016 Author: Димитар Тануров[РRecension: FOTO: Të rinjtë e Shkupit me porosi të qartë për Zaevin]
Bëhet fjalë për foto-lajm, ku përveç asaj që ka tre fotografi dhe komentohet teksti nga mbishkrimet e paraqitura, nuk ofrohet asnjë informatë tjetër, si për shembull, vendi i saktë ku janë vendosur transparentet dhe kush me të vërtetë qëndron prapa tyre. Dhe në vend të verifikimit të informatave, nxirret një përfundim i njëanshëm: “Të rinjtë e Shkupit me porosi të qartë për Zaevin.”
Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Të rinjtë e Shkupit me porosi të qartë për Zaevin
Data dhe koha e publikimit: 28.02. 2016,15:29
Data e recensionit: 04.03.2016
Recensues: Dimitar Tanurov
INFORMATË E QËLLIMSHME
“Nëpërmjet transpareneteve të mëdha të rinjtë i dërgojnë porosi liderit të LSDM-së.”
Në fillim të tekstit thuhet se të rinjtë janë autorët të transparenteve dhe se ata i kanë vendosur ato, edhe pse nuk ka asnjë informatë që do të dëshmonte se me të vërtetë bëhet fjalë për të rinj. Njëkohësisht, as që bëhet përpjekje që të verifikohet se mos ndoshta bëhet fjalë për aktivistë të partisë në pushtet.
Përndryshe, lajmi vjen një ditë pas publikimt të një foto-lajmi të ngjashëm për mbështetjen e pretenduar të të rinjve për partinë në pushtet. Dukuria e këtillë e njëpasnjëshme i ngjan marketingut gueril, dhe kur shkruhet për këtë temë, duhet verifikuar se a qëndron kjo parti prapa kësaj dukurie. Nëse nuk mund të konstatohet saktë se kush qëndron prapa transparenteve, atëherë kjo është dashur të theksohet në informatën që u plasohet lexuesve. Në fakt, këtë e parasheh edhe neni 1 i Kodit të gazetarëve.
Gazetari duhet të botojë informata të vërteta dhe të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Në lajm, poashtu, nuk theksohet në mënyrë precize se në cilin vend janë vendosur transparentet. Edhe pse vendi, ndoshta, është i njohur për një pjesë të popullatës, megjithatë ai duhet detyrimisht të theksohet – siç parashohin rregullat gazetareske, mirëpo edhe që kjo të jetë më e qartë për publikun e gjerë.
Përgjithësimi i këtillë dhe prezantimi i informatave jo të plota tregon se bëhet fjalë për tentim për manipulim të publikut, gjegjësisht krijim të iluzionit se një parti e caktuar, në rastin konkret ajo në pushtet, ka mbështetje të gjerë të popullit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e