Маnipulim nëpërmjet fotomontazhit
Published in Recensione
on 15 - 02 - 2017 Author: Владимир Мирчески[Recension: Gruevski: Skenaristi i LSDM-së donte t’i përfitojë shqiptarët me anë të emocioneve]
Мanipulim, mirëpo nëpërmjet fotografisë, më saktë nëpërmjet fotomontazhit. Intervista e ish-kryeministrit, kryetarit aktual të VMRO-DPMNE-së, ku ai paraqiti një “ton” akuza për përzierje nga jashtë në politikën e vendit, si dhe për mënyrën se si opozita ka fituar vota nga bashkësia shqiptare, është ilustruar me një fotografi krejtësisht joadekuate. Ose siç do të thoshte dikush, е njitur, e prerë, e montuar.
Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: Skenaristi i LSDM-së donte t’i përfitojë shqiptarët me anë të emocioneve
Data dhe koha e publikimit: 11.02.2017 20:54
Data e recensionit: 12.02.2017
Recensues: Vlladimir Mirçeski
TEKST I PAVERIFIKUAR, I NJËANSHËM, TENDENCIOZ
Një politikan pubikisht mund të thojë çka të dojë për shkak se në fund vetë do të përgjigjet për peshën e asaj që e ka thënë, si dhe për pasojat eventuale. Problem është në qoftë se ndonjë medie futet në “lojën” e tij, duke dëshiruar ta sqarojë atë që është thënë, gjegjësisht “të bëhet më katolik se Papa”!
Për fat të keq, kjo ndodh në shembullin konkret. Paraqitja e Nikolla Gruevskit ku ai akuzoi se dikush tjetër i ka sjellë votat shqiptare në LSDM, është shoqëruar me një fotografi e cila duhet t’i plotësojë apo t’i përforcojë pohimet e liderit të VMRO-DPMNE-së.
Te disa shqiptarë emocionet e mbisunduan arsyen dhe filluan të vitojnë për LSDM-në duke u besuar gënjeshtrave dhe manipulimeve. Si rezultat i kësaj fituan 10-15 mijë vota shqiptare, mirëpo jo të gjitha. Gjithçka tjetër u realizua në terren, prej fshati në fshat, prej hoxhe në hoxhë, prej ndonjë të ashtuquajturi ish-komandant deri te ndonjë ish-komandant tjetër. Këtë e realizoi dikush tjetër, e jo LSDM-ja, ata nuk kanë kapacitet për këtë, deklaroi Gruevski.
Kur kësaj, duhet ta potencojmë, deklarate jokorrekte politike, mirëpo kjo nuk është pjesë e recensionit, i ngjitet edhe një fotomontazh krejtësisht joadekuat, atëherë kompletohet mozaiku i artikullit të njëanshëm dhe të qëllimshëm. Gruevski nuk i emërton këta persona, hoxhallarë, komandantë, mirëpo ai që e ka përgatitur artikullin qëllimisht në fotomontazh ka futur dy persona së bashku me liderin e opozitës. E para, a janë të vërteta pohimet e ish-kryeministrit, e dyta – a janë me të vërtetë këta personat për të cilët flet Gruevski, e treta – a është verifikuar ajo që është thënë?! Nuk ka asgjë nga kjo. Domethënë, dikush ka paralajmëruar diçka, ndërsa media menjëherë ka kërcyer ta gjejë “përgjegjësin”, mirëpo pa i përdorur veglat standarde të gazetarisë. Thjesht, teksti plason spekulim sepse nuk ka dëshmi për fotomontazhin e plasuar.
Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur – neni 1 i Kodit të gazetarëve.
Të përfundojmë: tekst i paverifikuar, i njëanshëm dhe tendencioz.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk ka informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e