Me qiri të kërkosh, nuk mund të gjesh “kërcënime me protesta të dhunshme”
Published in Recensione
on 13 - 05 - 2015 Author: Ана Анастасовска
[Recension: Skenari realizohet: Zaevi u kërcënua me protesta të dhunshme, siç fliste Verushevski në Skype!]
Ky është një tekst tepër spinues dhe manipulativ, që ka për qëllim ta bindë publikun se lideri i opozitës, Zoran Zaev, përgatit njëfarë skenari për luftë qytetare. Në tekst vërehet fjalori dhe toni i partisë politike në pushtet, ndërsa autori anonim është vënë në shërbim të portalit të saj, e jo në rolin e gazetarit, i cili publikut duhet t’i prezantojë fakte dhe dëshmi.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Skenari realizohet: Zaevi u kërcënua me protesta të dhunshme, siç fliste Verushevski në Skype!
Data dhe koha e publikimit: 28.04.2015
Data e recensionit: 08.05.2015
Recensues: Аna Anastasovska
“Në fakt, lideri opozitar u kërcënua se gjatë muajit maj do të ketë protesta të dhunshme në Maqedoni, duke mos zbuluar se kur dhe si do të zhvillohen ato.”
Аutori fillimisht e bind publikun për qëndrimin e tij, e pastaj e transmeton deklaratën e liderit opozitar, Zoran Zaev,, që është në kundërshtim me standardet dhe rregullat gazetareske. Nuk është detyrë e gazetarit që ta bindë publikun për diçka, por t’i prezantojë fakte dhe dëshmi, t’i ofrojë pasqyrë reale të gjendjes, e pastaj i mbetet lexuesit që të vendosë se cila është e vërteta. Thuhet se Zaevi ka përgatitur protesta të dhunshme, edhe pse në deklaratën e tij të transmetuar më poshtë, nuk mund të vërehet një gjë e tillë.
“Protestë në maj do të ketë, të paparë deri tani në Republikën e Maqedonisë, ndërsa datën do ta përcaktojmë së bashku me qytetarët jashtë dyerve të rrepta të politikës, u përgjigj Zaevi në pyetjen e një gazetari.”
Dhe çka ka këtu kontestuese? Ajo që Zaevi ka paralajmëruar se do të organizohet protesta më masovike deri tani, e paparë në Maqedoni? Protesta është e drejtë e garantuar me kushtetutë e çdo qytetari. Autori e shtrembëron të vërtetën dhe e bind publikun në diçka që nuk ekziston dhe që nuk është thënë.
Me këtë rast, për ta mbështetur tezën e tij, autori u referohet dofarë dëshmive nga komunikimi i pretenduar në Skype, ndërmjet Zoran Verushevskit dhe të dyshuarit të pestë në rastin “Puçi”, ku gjoja, ata dy kanë biseduar dhe kanë konstatuar se në Maqedoni do të ketë luftë qytetare. Themi gjoja, për shkak se në procedurën gjyqësore akoma nuk është konsatuar dhe nuk është dëshmuar vërtetësia e këtij bisedimi në Skype. Тelevizioni “Sitel” më 5 mars të këtij viti ekskluzivisht e publikoi atë duke theksuar se ka ardhur deri te ajo nëpërmjet “burimeve nga hetimi”. Vërtetësia e kësaj bisede akoma nuk është dëshmuar dhe kjo le hapësirë për manipulime dhe spine të reja.
Në këtë artikull janë shkelur disa standarde gazetareske të cilat janë potencuar qartë në Kodin e gazetarëve të, e ato janë: “Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale gjatë transmetimit të informacioneve, gazetarët do të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë. E drejtë dhe obligim i gazetarëve është që të përpiqen ta pengojnë cenzurën dhe shtrembërimin e lajmeve”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
më tepër burime
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e