Mediat kritikojnë punën e mediave
Published in Recensione
on 23 - 11 - 2015 Author: Fatlume Dervishi
[Recension: “Qytetarët me kritika për TV “Shenja””]
Facebook – burim i vetëm informacioni.
Mendimi i “qytetarëve” – i prezantuar vetëm nëpërmjet një qytetari.
Njohësit e rrethanave – që nuk emërtohen fare.
Mediat përsëri dhe përsëri bien në të njëjtën grackë joprofesionalizmi të skajshëm. Ashtu si shumë herë të tjera, edhe në këtë rast, rrjetet sociale janë marrë si burim informacioni relevant duke mos e parë të arsyeshme që pretendimet të dëshmohen edhe me fakte të tjetra.
Linku deri te artikulli origjinal: “Qytetarët me kritika për TV “Shenja””
Data dhe koha e publikimit: 19.11.2015
Data e recensionit: 21.11.2015
Recensues: Fatlume Dervishi
Kur gazetari merr guximin të shkruaj nën titullin “Qytetarët me kritika për TV “Shenja”” në tekstin e tij duhet të ketë të paktën 3-4 qëndrime qytetarësh me mendime relevante.
“Rrjetet sociale po vërshojnë me komente negative për Televizionet partiake.” Ka dy gjëra që nuk shkojnë në një fjali të vetme. E para përdorimi i fjalës “po vërshojnë” nuk është në raport me pasqyrimin e një mendimi të vetëm. Dhe e dyta, para se të marrë mendimin e të tjerëve, autori vetë ka etiketuar median në fjalë si “Televizionet partiake”.
“Kur i shoh lajmet e Tv ‘Shenja’ nuk e di a është pres-konferencë partiake apo lajme…”, ka shkruar në statusin e faqes në Fejsbuk, Berisha.
Ky raportohet të jetë gjykimi i një qytetari , të cilit autori i teksti nuk e ka plotësuar qoftë edhe me një tekst të Televizionit Shenja, ku ai do të pretendonte se ka karakterin e një njoftimi për shtyp. Përveç që do të ilustronte atë që thuhet, autori do t’i ikte të qenit tendencioz.
Spekulimi vazhdon me një akuzë në të cilën vetë media që e ka bërë, mund ta gjejë lehtësisht edhe veten.
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndryshe kanë mobilizuar partitë që të krijojnë infrastrukturë mediatike për çështje të propagandës politike.”
Përmbyllja e tekstit me një konkluzion tendencioz dhe pa asnjë gram dëshmie, është keqpërdorim i besimit që të jep lexuesi.
“Njohësit e rrethanave mediatike në vend, këto tentime për të krijuar televizione partiake, madje i vlerësojnë si TV-mani dhe VMRO-izim të partive shqiptare, të cilët dëshirojnë që propagandën e tyre partiake ta zhvillojnë përmes organeve të tyre mediatike.”
Pas “njohësve të rrethanave” pa emër dhe pa profesion, shpesh qëndrojnë vetë autorët e teksteve duke e parë më të thjeshtë t’i veshin mendimit të tyre “petkun” e ekspertit. Kështu, edhe do t’i shmangeshin akuzës se po komentojnë mbi krijimin e tyre gazetaresk, që është kundër normave, edhe do ta bënin atë të dukej më i besueshëm, që në fakt duhet të merret me shumë rezerva sepse një njohës rrethanash s’ka asnjë arsye për të qëndruar anonim.
-
Në punën e tij gazetarët duhet të përpiqen të mbajnë balance mes konkurencës së ndershme dhe solidaritetit profesional.
-
As gazetarë, e as redaktorë nuk do të guxonin të lejojnë të përplasen me kolgët e tyre përmes mediave të tyre. Një sjlellje e tillë jo vetëm që ulë integritetin dhe dinjitetin e tyre, por e rrënon edhe reputacionin e profesionit të gazetarit në përgjithësi dhe ulë besimin e opinionit ndaj mediave.– shkruhet në Nenin 16 të Kodit Etik të Gazetarëve të Maqedonisë.
Në vendet me demokraci të zhvilluar, mediat janë konkurrentë të njëra tjetrës sa i takon profesionalizmit, por nuk e sulmojnë njëra tjetrën publikisht duke e etiketuar ose konsideruar si medie propartiake
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
logo
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e