Mishmash propagandistik
Published in Recensione
on 18 - 08 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Kryetari i Likovës,Duraku, vazhdon me realizimin e premtimeve, rikonstruon gjitha shkollat, rrugët…]
Gazetari nuk ka të drejtë të bëjë propagandë për një subjekt apo person, qoftë ajo pozitive apo negative. Interesat e gazetarit janë të barabarta me interesin e publikut dhe asnjëherë më ato të institucionit apo subjektit që synon marketing politik. Në këtë drejtim, artikujt gazetaresk nuk guxojnë asnjëherë në vete të përfshijnë përmbajtje që janë në kundërshtim me parimet profesionale, apo që kalojnë interesat e lexuesit dhe i shkojnë për shtati dikujt tjetër, në këtë rast Komunës së Likovës.
Teksti që po recensojmë përfshin një mishmash apo përzierje të çështjeve, e që për qëllim kanë propagandimin e aktiviteteve komunale.
Kryetari i Komunës së Likovës,Sadulla Duraku vazhdon me realizimin e premtimeve të dhëna. Ndër realizimet më të rëndesishme është Projekti për rikonstruimin e të gjitha shkollave fiillore të Komunës së Likovës, ku do të bëhet vendosja e dritareve të reja dhe më cilësore,instalimi i nxemjeve qëndrore,klasët e shtruara me laminat etj, me të cilat shkollat fillore do të bëhen në nivel të standardeve europiane. Punimet në këtë drejtim pritet të përfundojnë në afat sa më të shpejt dhe nxënësit nga shtatori,klasët e tyre do t’i gjejnë në kushte të shkëlqyeshme.
Linku deri te artikulli origjinal: “Kryetari i Likovës,Duraku, vazhdon me realizimin e premtimeve, rikonstruon gjitha shkollat, rrugët…”
Data dhe koha e publikimit: 16.08.2016
Data e recensionit: 17.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Se teksti është marrë i gatshëm, tregon edhe fakti se në tekst institucioni flet në vetën e parë. Nga rreshti i parë e deri tek i fundit, askund nuk janë cituar burimet se nga janë siguruar të dhënat, fotografitë në tekst, si dhe shifrat, të cilat i bashkohen artikullit me aq siguri. Duke mos cituar burime, nuk mund të përcaktohet vërtetësia e tekstit.
Poashtu në kuadër të këtyre reformave,vazhdon edhe rregullimi i oborrit të Shkolles së Mesme “Ismet Jashari” në Likovë, ku punimet po zhvillohen në mënyrë të duhur dhe çdo gjë pritet të përfundojë sa më shpejt. Përveç projekteve të lartëpërmendura, kryetari Duraku, vazhdon me projektin e bekatonizimit të të gjitha rrugëve, nëpër lagjet e të gjitha fshatrave të Komunës së Likovës, (Opaj,Sllupçan,Hotël,Mateç…etj) ku qarkullimi i qytetarëve do të bëhet më i lehtë.
Gazetari duhet të jetë PR (person përgjegjës për marrëdhënie me publikun) vetëm i redaksisë së tij. Në këtë tekst vërehet një lloj admirimi që gazetari shpalos mes rreshtave dhe në rreshta, të cilat kanë për qëllim promovimin e Komunës së Likoves, kryetarit të saj dhe aktiviteteve të këtij pushteti lokal.
Njëkohësisht në vazhdën e këtyre aktiviteteve, në fshatin Mateç do të realizohet edhe një pjesë e kanalizimit fekal në gjatësi prej 360m. Pavarësisht gjitha angazhimeve të theksuara, Komuna e Likovës nuk hezitoi të shpreh humanizmin e saj ndaj banorëve të dëmtuar në lagjen Hasanbeg, e cila do të dhuroj një shumë prej 400.000,oo deri më 600.000,oo denarë.
Se teksti është i përbërë nga shumë çështje me qëllime propagandistike, vërtetohet nga fakti që në linkun e faqes zyrtare të Komunës së Likovës, në kategorinë Aktivitete në dritare shfaqen disa lajme apo kumtesa të cilat janë publikuar nga Shërbimi për Informim pranë kësaj komune. Të gjitha elementet që e përbëjnë këtë lajm, duke filluar nga rikonstruimi i shkollave e deri tek “gatishmëria humaniste e Komunës së Likovës” për ndarjen e ndihmave për banorët e prekur nga vërshimet në Hasanbeg, në dritaren e lartpërmendur në faqen zyrtare të Komunës së Likovës, mund të lexohen si njoftime apo publikime, secila në vete. Nga ana tjetër, grumbullimi i tyre dhe pagëzimi me emrin lajm i të gjithë këtyre njoftimeve, në gjuhën profesionale njihet ndryshe. Jo si lajm, por si propagandë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike, anshmëri komerciale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente kualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e