verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në mbrojtje të Maria Antoanetës dhe kundër klishesë gazetareske

on 15 - 03 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
MV5BNDc0MjY3NzIyOF5BMl5BanBnXkFtZTYwMzI3Njg2._V1__SX1217_SY828_

Kirsten Dunst në rolin e Maria Antoanetës  në filmin me po të njëjtin titull të Sofia Coppola. Foto: IMDB, 2006

 

Fjalia për bukën dhe biskotat, e cila i është atribuuar Maria Antoanetës, është një nga klishetë më të njohura, e përdorur masovikisht nëpër histori, por aspak e vjetërsuar. Ajo është një vërtetim i shkëlqyeshëm se si me të vërtetë gënjeshtra e thënë një mijë herë bëhet e vërtetë, edhe pse gënjeshtra shumë lehtë zbulohet.

 

Shkruan: Vlladimir Petreski

 

Në ditët e sotme deklaratat e dhëna para mikrofonave vjetrohen shumë shpejt dhe shndërrohen në klishe. Sipas rregullit, pastaj ato askush nuk dëshiron t’i përdorë. Një shembull indikativ për këtë është deklarata e muajit mars e senatorit konservativ amerikan, John McCain, e dhënë pas okupimit rus në Krime. Duke dashur që ta përshkruajë konkurrentin kryesor global të Amerikës në një dritë jo shumë të bukur, McCain tha: „Rusia është një pompë benzine e maskuar si shtet!” Problemi u shfaq pasi McCain i përsëriti aq shumë herë në një periudhë prej 3-4 ditësh (vetëm në televizione ishte i ftuar në 6 emisione të mëngjesit për një fundjavë) dhe fjalia, e cila me siguri ishte e menduar nga ndonjë këshilltar ambicioz i kabinetit të tij, shumë shpejt u shndërrua në një klishe me çka senatori u tall nëpër emisionet televizive të mbrëmjes nëpër mbarë vendin.

Mirëpo, nëse këto fjalë të tij e zmadhojnë të vërtetën (është e vërtetë se prodhimi dhe eksporti i gazit dhe naftës është njësia më e lartë në BPN e Rusisë, por ajo gjithsesi nuk është një pompë benzine), ka edhe klishe të tilla që ekzistojnë 225 vite, që janë përsëritur me mijëra herë, por assesi të vjetërsohen.madje edhe kur janë të pavërteta.

 

BISKOTA TË ËMBLA – VERSIONI “DEMOKRATIK”

Deklarata e mbretëreshës së fundit të Francës Maria Antoaneta, për të cilën thuhet se ka thënë „nëse nuk kanë bukë pse nuk hanë biskota”, në kohën kur ka marrë vesh se një turmë njerëzish afrohet drejt pallatit mbretëror të Luigjit XVI në shenjë proteste për shkak të mungesës së bukës, është pikërisht një rast i tillë. Këto fjalë disa herë janë përdorur nëpër histori me qëllim që të ilustrohet ndarja e dikujt nga pjesa tjetër e botës, egoizmi ose mosinteresimi për hallet e njeriut të thjeshtë. Dhe jo vetëm për kaq.

Në arkivin e Тајm.mк këtë deklaratë e kemi të paktën 100 herë në kontekste nga më të ndryshmet dhe atë me qëllim që të ilustrohen dhe të përforcohen lloj-lloj tezash. Herën e fundit është përdorur nga Ivica Bocevski (edhe atë e cituar në mënyrë plotësisht të gabuar) në kolumnën e tij më të re polemike rreth sqarimit të sovranitetit, me çka personi me të cilin debatonte (Sasho Ordanoski, përndryshe bashkëpunëtor i SHVFM) ja ngjeshi pikërisht bukën dhe biskotat (të cituara gabimisht si „ëmbëlsira dhe biskota”),  duke e akuzuar direkt për largim në lidhje me kuptimin e sovranitetit edhe atë njësoj si ai që e kanë pasur aristokratët para revolucionit Francez dhe në të njëjtin nivel si fjalia e thënë nga Maria Antoaneta:

„Sipas kuptimit të tij , Thomas Hobbes, John Locke dhe Jean-Jacques Rousseau janë populistë, ndërsa Kushtetuta e Amerikës dhe deklarata Franceze e të drejtave të njeriut janë dokumente populiste. Me siguri monarkët dhe klerikët që kanë qenë bashkëkohës të këtyre filozofëve dhe të këtyre dokumenteve i kanë kuptuar këto rryma të reja si impulse populiste të turmës. Asgjë nuk e përshkruan më mirë këtë gjendje të vetëdijes së aristokracisë së atëhershme se një nga përgjigjet më të njohura në historinë e njerëzimit. „le të hanë ëmbëlsira dhe biskota”, thënë nga Maria Antoaneta. Ajo është përgjigjur në këtë mënyrë kur i kanë thënë se populli proteston sepse nuk ka bukë për të ngrënë. Jo vetëm kjo, por teoria e kontratës shoqërore dhe „sovraniteti popullor janë kritikuar nga mendimtarët reaksionarë të kësaj periudhe si shpërthime të turmës së paarsimuar, të papastër dhe të thjeshtë për ta shembur rendin e zotit në Tokë.””

Ja se si një mit i thjeshtë pas një përdorimi të vazhdueshëm për 225 vite bëhet „një nga përgjigjet më të njohura në historinë e njerëzimit”.

Është për tu habitur se në çfarë kontekstesh është përdorur fjalia për bukën dhe biskotat në 10-15 vitet e fundit në vendin tonë. Ja tek janë disa shembuj. Veçer në vitin 2005, këtë thënie e ka përdorur për veprimin e kryetares së atëhershme të komunës Qendër, Violeta Allarova që ta lidhë me Maria Antoanetën, por këtu kjo është bërë në një kontekst pozitiv – sepse ajo ka dhuruar biskota në dy kuzhina popullore. E njëjta gazetë të njëjtën thënie e ka përdorur edhe vjet që të ilustrojë thirrje на të Agjencisë për ushqim të Kombeve të Bashkuara për ngrënien e insekteve, ndërsa vjet në 6 korrik, deputeti i opozitës Bllagoja Stojanovski, këtë fjali e përdori që ta përkujtojë qeverinë për fundin jo të lavdishëm të Maria Antoanetës dhe Luigjit XVI në gijotinë, duke e përfunduar fjalimin e tij me fjalët:„prandaj mendohuni mirë për më tej”! Megjithatë, kjo fjali më së shumti përdoret kur ka shtrenjtim të produkteve themelore për jetesë, por edhe kur ndonjë redaktori do t’i vijë „inspirim” i veçantë dhe do të vendosë  titull të llojit: „Të blejmë më shumë biskota, më pak bukë, ashtu siç tha Maria Antoaneta”, duke e ushqyer klishenë edhe më tej, e cila assesi të zhduket.

„Славната“ ВЕЧЕР-ова уредувачка школа: ако не сте добри ќе ви нацртаат инсекти како ви влегуваат в уста

Shkolla e „famshme“ redaktuese e VEÇER: nëse nuk jeni të mirë do ju vizatojnë insekte që ju futen në gojë. Foto kolazh: SHVFM

 

BUKË DHE BISKOTA – VERSIONI „ARISTOKRATIK“

Problemi me këtë fjali të cituar gjerësisht, edhe përkrah klisheizmit të përdorur, është se nuk është thënë asnjëherë nga Maria Antoaneta. Wikipedia ка  një faqe të tërë me titull „Jepuni të hanë biskota” të dedikuar ndaj këtyre fjalëve nga ku qartë duket se autorësia e kësaj „perle” të Maria Antoanetës nuk mund t’i atribuohet asaj, sepse fjalia është shkruar edhe para ardhjes së saj në oborrin e Luigjit XVI nga ana e Jean-Jacques Rousseau, në autobiografinë e tij „rrëfime” në të cilën edhe ashtu ka shumë të pavërteta dhe interpretime të lira të realitetit. 6 librat e para të „Rrëfimeve” janë shkruar në vitin 1765, kur Maria Antoaneta ka pasur 9 vjet, ndërsa libri është botuar në vitin 1782, gjegjësisht 17 vite para revolucionit Francez. Enciklopedia Britannica aspak nuk merret me këtë rast, por thjesht thotë se bëhet fjalë për „legjendë” dhe kaq. Edhe në filmin e famshëm biografik për Maria Antoanetën, në regji të Sofia Coppola, ku rolin kryesor të mbretëreshës franceze e luan Kirsten Dunst, kjo fjali nuk është përdorur fare. Dhe, duke pasur parasysh se Hollywood në asnjë mënyrë nuk do të linte anash një moment filmik kaq të njohur, „të ëmbël” dhe prekës në një hit dramë historike, atëherë me të vërtetë mund të thuhet se bëhet fjalë për mit.

Gjithsesi, fjalia e këtillë shumë mirë u ka ardhur liderëve të revolucionit Francez, të cilët me kënaqësi ia kanë atribuuar Maria Antoanetës edhe atë posaçërisht për shkak se një vit para revolucionit në Francë me të vërtetë ka pasur mungesë të miellit. Edhepse pas revolucionit kjo deklaratë u është atribuuar edhe shumë grave të ndryshme të aristokracisë franceze, legjenda ka dashur që ajo të mbahet mend pikërisht si fjali e Maria Antoanetës. Prandaj, nga ana tjetër, për arsye ideologjike, me vonë e marrin liderët komunistë dhe ajo shpërndahet dhe përsëritet nëpërmjet sistemeve arsimore nëpër vendet e ish-bllokut socialist e me këtë ta mbajmë mend gabimisht deri në ditët e sotme. Nëse e pyetni cilindo, që ka mësuar shkollë fillore dhe të mesme në Maqedoni gjatë socializmit, janë të mëdha mundësitë që ta dijë këtë thënie dhe që t’ia atribuojë gabimisht Maria Antoanetës.

 

BUKË DHE BISKOTA – VERSIONI „KOMUNIST”

Duke pasur parasysh se ky mit është i shpërndarë gjerësisht nga lidershipet komuniste përgjatë vendeve socialiste, është një ironi e plotë kur Bocevski në kolumnën e tij, në të cilën e kritikon ideologjinë dhe sundimin komunist, duke e krahasuar atë me qëndrimet aristokrate (sepse asnjëra e as tjetra nuk kanë mundur ta pranojnë kuptimin e ri të sovranitetit, i cili tashmë nuk rrjedh as nga mbreti e as nga „diktatura e klasës punëtore”), bëhet padashje një viktimë e agjitropit të komunistëve të cilëve me aq forcë u kundërvihet. Mirëpo, këtu qëndron problemi me klishetë, që përveç kësaj janë edhe mite. Një recidiv i këtillë mitik komunist (duke pasur parasysh se tek ne ka arritur nëpërmjet të agjitropit disa dekadash të sistemit të mëparshëm) nuk mund të tejkalohet nëse nuk kontrollohet besueshmëria e tij. Përkundrazi, ai madje edhe shndërrohet në „njërën nga përgjigjet më të njohura në historinë e njerëzimit”, siç e përshkruan edhe Bocevski.

T’i lëmë mënjanë provat, por hajde të mendojmë për një moment me mendje të shëndoshë dhe objektivisht. A ka mundësi që dikush me të vërtetë, kushdo qoftë, të jetë aq jashtë realitetit, sa kur të dëgjojë ose të shohë se një turmë protestuesish i afrohet pallatit mbretëror, duke kërkuar bukë sepse janë të uritur, të mos jetë i vetëdijshëm dhe të mos e dijë se ato njerëz normalisht që nuk kanë as biskota? Dhe kini kujdes, kjo ndodh në vitin 1789, para 225 vitesh, kur thuajse i tërë njerëzimi ka qenë rural, i varur nga bujqësia dhe i cili shumë më mirë se ne sot e ka ditur se nga se prodhohen dhe çka përmbajnë buka dhe biskotat. Kjo veçanërisht nëse merret parasysh se ato, për dallim prej sot që i blejmë nëpër shitore dhe se kemi idenë se çfarë përbërësish ka në to, atëherë janë përgatitur nëpër kuzhinat shtëpiake me përbërës që kanë qenë të njohur për të gjithë.

E të mos flasim fare për stereotipin për mbretëreshën që shpërndahet së bashku me këtë fjali, e që s’ka fare lidhje me realitetin. Gjithashtu, në vitin 1775, në mungesë të miellit në kohën kur në Francë ka pasur trazira (periudhë e njohur si „Lufta për miell)”, Maria Antoaneta i ka dërguar një letër familjes së saj në Austri në të cilën thuhet:

„Është plotësisht e sigurt se kur e vëmë re se njerëzit na trajtojnë mirë edhe përkrah fatkeqësisë së vet, ne ndjehemi të obliguar të punojmë edhe më shumë për lumturinë e tyre. Mbreti, gjithashtu, e kupton shumë mirë këtë fakt.”

Dikush i cili ka një ndjenjë të niansuar dhe njohuri për nevojat e popullit në kushte të mungesës së miellit, sigurisht se nuk do të thirrë të hahen biskota, edhe atë 13 vite më vonë.

Klishetë gazetareske janë si këmisha të vjetra të rehatshme që jemi mësuar t’i mbajmë dhe për në cilat e dimë se si do të ndjehemi ende pa i veshur. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të vazhdojmë t’i mbajmë edhe pasi të na grisen dhe të fillojnë të paraqiten vrima. I tillë është rasti edhe me këtë klishe. Era e saj e ndenjur nuk ka nevojë që edhe më tej t’i helmojë faqet e gazetave dhe ekranet e kompjuterëve, kur shfaqin artikuj nga portale lajmesh. Kjo paraqet edhe një imperativ më të madh, kur këmisha nuk është as e vërtetë, por është imagjinare dhe paraqet një mit – njëjtë siç është fjalia për bukën dhe biskotat, që i është atribuuar Maria Antoanetës, imagjinare dhe produkt i rrethanave momentale politike dhe propagandave të vjetruara dhe të ndenjura për shekuj e dekada.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).