“Ne punojmë, ne kemi rezultate, ne…”
Published in Recensione
on 23 - 07 - 2015 Author: Оливера Војновска[Recension: Optimizmi i Gruevskit për fitore në zgjedhje ka bazë serioze]
Para nesh kemi një kontribut i cili e tepruar me lavdërimin e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së. Këtë e bën në mënyrë aq të theksuar sa duket sikur është “lajkatare” dhe shkakton një ndjenjë të pakëndshme. Fitohet përshtypja edhe se analisti është zgjedhur që ta lartësojë partinë në pushtet dhe t’i parashohë fitore të re zgjedhore Gruevskit!
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Optimizmi i Gruevskit për fitore në zgjedhje ka bazë serioze
Data dhe koha e publikimit: 20.07.2015, 17:31:57
Data e recensionit: 21.07.2015
Recensuese: Оlivera Vojnovska
Anshmëria ndaj kryeministrit vërehet në çdo fjali të kontributit, e intonacion të tillë ka edhe titulli pretencioz. Artikulli që tani parasheh se Gruevski do t’i fitojë zgjedhjet parlamentare që duhet të mbahen në prill të vitit të ardhshëm (2016).
Prognozën e këtilll e bazon në një fragment nga intervista e kryeministit që e ka dhënë për një medie tjetër dhe në qëndrimin e drejtorit të Universitetit “Euro-Ballkan”, Aleksandar Dashtevski.
Deklaratat e tyre janë transmetuar saktë. Vetëm se, për çfarë objektiviteti të vlerësimit dhe të kontributit në përgjithësi mund të flitet, nëse materiali bazohet në mendimin e Dashtevskit – i cili në paraqitjet e tij publike e mbron pushtetin, dhe e kritikon оpozitën dhe në deklaratën e kryeministrit, ku ai thotë:
“Optmizmon e bazoj në besimin e popullit se di ta bëjë zgjidhjen e vërtetë. Ne punojmë shumë. Ne e realizojmë atë që e kemi premtuar. Ne e mbajmë fjalën e dhënë. Ne kemi program, të cilin e realizojmë…”
EKSPERTI DHE FITORJA E KRYEMINISTRIT!
Poashtu, në këtë kontribut jashtëzakonisht të anshëm, qëndrimi i Dashtevskit gjeneralizohet dhe paraqitet si perceptim dominant i ekspertëve. Dhe, me këtë rast konstatohet:
“Analistët politikë konsiderojnë se optimizmi i Gruevskit për fitore edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka bazë serioze. Pozitën më të mirë fillestare e shohin në projektete e realizuara dhe në investimet dhe vendet e reja të punës…”
Kundrjt qëndrimit profesional i cili nënkupton se duhet të kërkohet së paku edhe një mendim.
Mirëpo, materiali që e recensojmë është shumë larg standardeve të profesionit të gazetarisë, të cilat parashohin që në temën e cila trajtohet të përfshihen të gjitha palët. Në rastin konkret, shihet se aspak nuk ka pasur një qëllim të tillë. Përkundrazi, ideja, ka qenë të përkrahet vija e pushtetit, e më konkretisht, e kryeministrit!
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk ka informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
nuk ka
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e

