Në vend të raportit nga seanca gjyqësore, koment tendencioz
Published in Recensione
on 28 - 02 - 2017 Author: Ана Анастасовска[Recension: TURP: Katica dhe Fatimja bënin teatër në gjykatë, gjykatësja i dënoi, e ato lavdëroheshin se do të paguajë populli]
Теksti që e recensojmë është përplot me komente dhe me kualifikime dhe akuza të paqëndrueshme ndaj prokuroreve speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai. Një qasje e këtillë jashtëzakonisht tendencioze vërehet që në titull. Përndryshe, artikulli, duhet të paraqesë raport nga seanca gjyqësore për dhunën në komunën Qendër, mirëpo në vend të kësaj, lexuesve u është ofruar një material i njëanshëm komentues, ku akuzohen dy prokuroret e lartëpërmendura.
Linku deri te artikulli origjinal: TURP: Katica dhe Fatimja bënin teatër në gjykatë, gjykatësja i dënoi, e ato lavdëroheshin se do të paguajë populli
Data dhe koha e publikimit: 22.02.2017
Data e recensionit: 24.02.2017
Recensuese: Аna Anastasovska
MUNGON ARGUMENTIMI
“Sjellje e çuditshme dhe skandaloze e prokuroreve speciale, Katica Janeva dhe Fatime Fetai në vazhdimin e seancës gjyqësore për rastin “dhunë në komunën Qendër”. Јаneva dhe Fetai në seancën dhe shqyrtimin e sotëm në gjykatë deshën të bënin teatër, duke bërë ndërprerje të vazhdueshme dhe duke e ofenduar personalisht gjykatësin dhe gjykatën”.
Mirëpo, më poshtë në tekst nuk ka asgjë konkrete në lidhje me sjelljen “e çuditshme dhe skandaloze” të prokuroreve. Nuk është sqaruar se ku është “teatri i Janevës dhe i Fetait”. Kjo është thënë në mënyrë paushalle, pa asnjë argument.
“Që para se të fillojë gjykimi, ato, pa ua dhënë fjalën, filluan ta ofendojnë gjykatën me fjalë ofenduese”.
Thuhet se e kanë ofenduar gjykatën, mirëpo përsëri nuk është potencuar se për çka konkretisht mendohet dhe cilat janë ofendimet që i kanë bërë prokuroret.
MUNGON PALA E DYTË
Në artikull mungon pala e dytë e storjes, gjegjësisht cili ka qenë shkaku që Janeva dhe Fetai e kanë ndërprerë gjykatësen dhe kanë shprehur pakënaqësi nga puna e saj. Në fakt, siç transmetuan mediat tjera, prokuroret speciale e kanë akuzuar gjykatësen Mihajllova se e ka falsifikuar procesverbalin e seancës paraprake.
Më poshtë artikulli i akuzon Fetain dhe Janevën se janë lavdëruar se dënimin që ua ka shqiptuar gjykatësja, do ta paguajnë me para të popullit dhe se me këtë do të bënin keqpërdorim.
“Me vetë lavdërimin para gjykatës se dënimin do ta paguajnë nga buxheti i shtetit që i është dhënë në dispozicion PSP-së, ato praktikisht e pranojnë keqpërdorimin, për shkak se dënimi personal nuk mund të paguhet me para të popullit”.
Kur dënohet një prokuror, është e logjikshme se dënimin do ta paguajë prokuroria. Në artikull mungon deklarata e Fetait në lidhje me dënimet.
“Këto janë para nga buxheti ynë i përbashkët, gjykatëse, tha Fetai”, transmetoi “Fokus”-i.
Теksti është i njëanshëm, komentues dhe shikuar në tërësi, ai është në kundërshtim me standardet e praktikës së mirë gazetareske.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
pjesërisht
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e

