verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Negociata për rregullimin e medieve dhe luftë për situatë status-quo

on 19 - 02 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Новинарски протест - 20.01.2015. Фото: ФОСИМ
20.01.2015. Foto: FOSIM

 

Viti 2011 ishte i kobshëm për lirinë e medieve, për shkak se pas aksionit policor-gjyqësor-tatimor, të mbështetur fuqishëm nga kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, u mbyllën mediet me të cilat udhëhiqte Velija Ramkovski. Publiku mbeti pa “А1” dhe “А2”, “Vreme”, “Shpic”, “Koha e re”, “1Е”, e poashtu u hap edhe procesi i njohur si “Merimanga”, i cili u bë reper për shkeljen e të drejtave të të paraburgosurve, shkeljen e procedurave dhe për kërrusjen e kurrizit të redaktorëve dhe gazetarëve.

Shkruan: Sead Rizvanoviq

Përderisa publiku argëtohet me detajet që dalin nga negociatat për rregulimin parazgjedhor të medieve, në realit nuk ndodh asgjë e re.

U shua edhe një medie, mirëpo kësaj radhe jo në kuptimin material, por në thelbësor. Drejtoria e MPM-së vendosi të mos ia vazhdojë kontratën kryeredaktorit të gazetës “Vest”, Goran Mihajllovski, dhe në atë mënyrë, de facto, e ekzekutoi elementin kritik që e kultivon gazeta tashmë 15 vite.

Ironia e procedurës me të cilën u shaktërrua “Vest”-i është edhe më e madhe për shkak se ndodh në një kohë kur përfaqësuesit e pushtetit e bindin ndërmjetësuesin në negociata, Piter Vanhaute, se asgjë nuk i mungon ligjit maqedonas për medie.

LIGJE TË BE-së, MIRËPO JO EDHE LIGJ TË NDËRMJETËSUESIT NGA BE-ja

Negociatorët e VMRO-DPMNE-së përsërisin në kor se do të pranojnë ligj nga cili do vend i Bashkimit Evropian, mirëpo nuk do të pranojnë ligj nga ndërmjetësuesi, të cilin e mbështetë po ai Union.

Në të njëjtën kohë, nëpërmjet mbështetuesit kryesor të pushtetit, televizoonit “Sitel”, u realizuar ajo intervistë e turpshme me liderin e një partie politike, e cila me siguri do të hyjë në analet e skenës mediatike në Maqedoni.

Menjëherë pas intervistës erdhën tweet-et e Аivo Oravit dhe të на Xhes Bejlit, nga të  cilat u fitua përshtypja se ambasadorët kanë qëndruar gatitu me gishtat në telefona dhe vetëm kanë pritur që të përfundojë intervista, për të cilën e kanë ditur se si do të përfundojë.

Kuptohet se sjellja e redaktorit të “Sitel”-it erdhi si gozhdë në përpjekjet e qeverisë për të shitur mjegull se Maqedonia nuk ka problem me liritë mediatike. Kështu, sipas thënies popullore “çdo e keq për ndonjë të mirë”, propaganda proqeveritare e prezantuar nëpërmjet kësaj interviste do të kontribuojë për përmirësimin real të pasqyrës së gjakut të medieve.

Kur përshkruhet ose dëshmohet gjendja me lirinë e medieve ose lirinë e shtypit në Maqedoni, gjithmonë citohen raportet e “Freedom house”-it, Stejt departmentit, “Raportuesve pa kufinj” ose raportet evropiane.

Tashmë janë të mërzitshme të dhënat për numrat dhe rang-listat, në të cilat Maqedonia vendoset në shoqëri me Zimbabven, ose rënia radikale prej 90 vendesh në listën që e vlerëson lirinë e të shprehurit, kështu që ndoshta është më mirë të përmenden problemet konkrete të propaganduesve të “normalitetit” të gjendjes aktuale.

GËNJESHTËR E TEJDUKSHME PËR GJENDJEN NORMALE TË MEDIEVE NË MAQEDONI

Rënia e fuqisë së shtypit dhe era e internetit u bënë përditshmëri, kështu që tashmë as që e vërejnë se nuk ekzistojnë javore të besueshme analitike, përveç “Fokus”-it, i cili disi mbijeton, ose “Republikës”, për të cilën dikush ndoshta edhe konsideron se është javore normale.

E më parë kishte javore. Kështu, në vitin 2009 u mbyll javorja “Globus” të cilën e udhëhiqet Branko Triçkovski. Në vitin 2011 u shua edhe “Forum”-i, ku kryeredaktor ishte Аtanas Kirovski.

Në vitin 2009 nga pozita e kryeredaktorit në “Kanal 5”, u ndërrua Аco Kabranovi, ndërsa në vendin e tij erdhi Lidija Bogatinova, nën redaktimn e së cilës, sipas të gjitha raporteve relevante, kjo medie u  bë propaganduese.

Viti 2011 ishte i kobshëm për lirinë e medieve, për shkak se pas aksionit policor-gjyqësor-tatimor, të mbështetur fuqishëm nga kryeministri i atëhershëm, Nikolla Gruevski, u mbyllën mediet me të cilat udhëhiqte Velija Ramkovski. Publiku mbeti pa “А1” dhe “А2”, “Vreme”, “Shpic”, “Koha e re”, “1Е”, e poashtu u hap edhe procesi i njohur si “Merimanga”, i cili u bë reper për shkeljen e të drejtave të të paraburgosurve, shkeljen e procedurave dhe për kërrusjen e kurrizit të redaktorëve dhe gazetarëve.

Në gazetën e përditshme “Dnevnik”, që një kohë ishte më relevantja, u bënë një sërë ndërrimesh në pozitat redaktuese, që sot gazeta të shndërrohet në medie e cila nga faqet e para më shpesh zhvillon fushatë kundër opozitës apo favorizuese ndaj pushtetit.

Pas mbylljes së televizionit “A1”, përveç televizionit “Telma”, si televizion i vetëm kritik mbeti “Аlfa”, ndërsa në vitin 2013 edhe kjo medie filloi t’i pengojë inkuizitorit të madhe. Pas shitjes së çuditshme të televizionit “Аlfa”, erdhi edhe dorëheqja e redaktorit Zoran Ivanov dhе zëvendësimi i tij me Kole Çashulen, me të cilin “Аlfa” u bë media që e njohim sot.

P.S.: Javën e kaluar në Shkup u nënshkrua karta për raportim etik të medieve, të cilën e nënshkroi edhe “24 Vesti”. Kur kolegët nga Këshilli për etikë në medie më pyetën se a do ta nënshkruajë edhe “24 Vesti” këtë kartë, u përgjigja se media jonë vazhdimisht punon sipas parimeve që janë shënuar në kartën e ofruar dhe se nuk kemi asnjë problem ta nënshkruajmë atë. Megjithatë, kur për nënshkrimin e kartës u paraqitën edhe redaktorët dhe përfaqësuesit e “Sitel”-it, “Kanal 5”-ës, “Veçer”-it dhe disa mjeteve të tjera të informimit, sinqerisht e pash se bëhet fjalë vetëm për nënshkrim deklarativ dhe mendova se ndoshta do të duheshte ta kisha tërhequr nënshkrimin tim.


Kjo kolumnë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Kjo kolumnë është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e kolumnës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).