verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Një mendim individual nuk është bazë për lajm

on 15 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Maqedonia drejtë një koalicioni parazgjedhor shqiptaro-maqedonas?]

Lajmi profesional përbëhet nga së paku dy burime të pavarura prej njëri-tjetrit. Ky është rregull profesional, të cilin gazetari nuk guxon asnjëherë të mos e respektojë.
Titujt që vendosen nëpër artikuj gazetaresk gjithnjë duhet të paralajmërojnë lexuesin për përmbajtjen e lajmit. Në rast manipulimi me tituj, qofshin ata tendencioz apo edhe fare të papërshtatshëm, lexuesi do të dezinformohet, ndërsa gazetari do të përfundojë i cilësuar si shpifës apo propagandues.

Lajmi që po recensojmë flet në mënyrë të përgjithësuar, gjë që nuk funksionon në profesionin tonë. Gjërat duhet thjeshtësuar dhe përcaktuar, ngaqë opinioni nuk është i gatshëm dhe jo detyrimisht mund t’i kuptojë gjërat ashtu siç i kupton gazetari.

Në një shoqëri multietnike është e domosdoshme që partitë politike të etniteteve të ndryshe të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, por Maqedonia është ende larg këtij synimi. Analisti Ismet Ramadani thotë se, pas krizës së tej zgjatur politike do të ishte mirë të krijohet një koalicion parazgjedhor mes partive maqedonase dhe shqiptare.

maqedonia-drejte-nje-koalicioni-parazgjedhor-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Maqedonia drejtë një koalicioni parazgjedhor shqiptaro-maqedonas?
Data dhe koha e publikimit: 08.09.2016
Data e recensionit: 09.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Sikur titulli të përcaktonte qartë se përmbajtja bazohet në deklaratë apo vlerësim të Ramadanit, do të ishte në rregull, por me këtë titull, autori gjeneralizon çështjen dhe mendimin e analistit Ramadani e shpall si vendim dhe punë që ka mundësi se do të bëhet. Për të trajtuar këtë çështje në formën që ka synuar gazetari, është dashur së paku të marrë qëndrim edhe nga ndonjë burim tjetër, për shembull, nga ndonjë politikolog, politikan, si dhe analist tjetër me vështrime të ndryshme. Puna e tij nuk do të mbaronte këtu, pasi përsëri do të ishte i detyruar që të thirrej në atë çfarë parashikojnë analistët, e jo të jepen qëndrime apo pyetje sugjeruese në tituj.

 

“Në këto rrethana mendon se kjo nismë do të rriste gjasat e opozitës për ti fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kjo do ti përmisonte edhe marrëdhëniet ndëretnike në vend”, thekson Ramadani. Pas zgjedhjeve, partia fituese në kampin maqedonas bën koalicion me partitë shqiptare. Sipas Ramadanit, kjo do të thotë se ekziston ambienti për një koalicion parazgjedhor.

Pala tjetër është gjithnjë e nevojshme, nga që balancon informimin dhe i jep ngjyrë profesionale tekstit. Në këtë rast i nevojshëm është qëndrimi i disa partive politike, nga pozita si dhe opozitare, të cilat do të jepnin qëndrimet e tyre në këtë drejtim.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk ka informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e