Nuk ka lajm pa elementet e nevojshme
Published in Recensione
on 18 - 08 - 2015 Author: Adrian Kerimi
[Recension: BDI fushatë me rastin e masakrës në Luboten, Neziri: Jam i gatshëm të përkrah banorët e këtij vendi]
Lajmi duhet që në përbërjen e tij të ketë elementet dhe informacionet e nevojshme. Gjithashtu struktura e tij duhet të thurret në atë mënyrë që të jetë i kuptueshëm. Lajmi që po recensojmë është i pakuptueshëm dhe tendencioz. Publiku nuk informohet mjaftueshëm. Kjo e bën lajmin jo profesional.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: BDI fushatë me rastin e masakrës në Luboten, Neziri: Jam i gatshëm të përkrah banorët e këtij vendi
Data dhe koha e publikimit: 12.08.2015
Data e recensionit: 13.08.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Autori lajmin e ka nisur inforamcionin me vizitën e Ministrit të Ekonomisë Bekim Neziri në fshatin Luboten. Menjëherë pas këtij rreshti, kalon në pjesën ku ka shprehur qëndrimin personal përmes komenteve.
BDI këto raste i shfrytëzon për fushatë politike, duke deklaruar se janë të gatshëm të mbrojnë qytetarët e këtij vendi, kurse nga ana tjetër nuk mbrojnë shqiptarët të cilët rrihen në rrugët e Shkupit duke i lënë autorët e këtij brutaliteti pa i ndjekur penalisht.
Me komentin e mësipërm, autori hap çështje tjetër në lajm duke bërë kështu që lexuesit t’i vështirësohet kuptimi i lajmit. Çështjet që tenton të ngrejë teksti janë legjitime, por ato duhen mbështetur në burime e jo në konstatime dhe akuza të cilat i bën gazetari.
Titulli që gjithashtu mund të konsiderohet tendencioz, nuk mbështetet më pas me fakte dhe argumente në tekst. Lajmi në tërësi i lënë i tillë nuk përmbush elementet e nevojshëm për të informuar publikun por mbetet si një tekst me opinione dhe qëndrime të gazetarit, çka nuk përputhet me standardet profesionale. Gazetari me të drejtë ngre çështje dhe dilema, sa do delikate të jenë, por tekstet i boton pasi i mbështet në burime dhe sipas një strukture për një lajm.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
:
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e