Opinionet nuk duhet botuar tek rubrikat e lajmeve
Published in Recensione
on 1 - 10 - 2015 Author: Benjamin Arifi[Recension: Palaço-gazetaria në oborret parapolitike të shqipfolësve]
Ky lajm që në fillim nuk ia bën me dije lexuesit se është një koment e jo një lajm informativ, edhe pse portali e ka vendosur në kategorinë e lajmeve. Lexuesi duhet ta ketë të qartë fillimisht se a po lexon qëndrimin e ndonjë personi kompetent, politikani, analistit, partie apo qytetari, apo të vetë redaksisë së portalit në fjalë.
Linku deri te artikulli origjinal: Palaço-gazetaria në oborret parapolitike të shqipfolësve
Data dhe koha e publikimit: 21/09/2015
Data e recensionit: 30/09/2015
Recensues: Benjamin Arifi
Më tej, përmbajtja e tekstit është përplot me mllef, ofendime, pa fakte mbi atë që flitet. Teksti favorizon një palë, duke ofenduar gjithë të tjerët.
Vetë gazetari, apo autori i tekstit madje i lejon vetes që të ofendojë në mënyrë të përgjithshme kolegët e tij që kanë qenë në kërkim të lajmit si “palaço-gazetarë”.
“Fantazia e kësaj palaço-gazetarie po përhapet si murtaja nëpër portale dhe rrjetet sociale dhe gjithë ata që kanë rënë viktimë të saj besojnë se gjithçka që shkruhet është e vërtetë. Besojnë se rrenat e komanduara nga bodrumet antishqiptare mund të krijojnë njëfarë opinioni publik, duke e paraqitur BDI-në në sytë e shqiptarëve si forcë politike që gjoja po dezintegrohet nga brenda. Vetëm në kokat e kësaj palaço-gazetarie ekzistojnë përçarjet brendapartiake të BDI-së, sepse ashtu iu konvenon atyre që duan t’i shohin shqiptarët pa një forcë monolite, pa një lidership kredibil që është i gatshëm të sfidojë edhe garën e ardhshme zgjedhore me platformë që garanton fitore”, thekson autori i këtij teksti.
Autori ka mohuar të ketë ndarje brenda partiake në BDI por në mënyrën e njëjtë sikur gazetarët të cilëve u ka dedikuar tekstin, pasi që vetëm ka akuzuar dhe mohuar pa ofruar ndonjë fakt më kredibil. Në fund të fundit, pak vetë deputeti Zulfi Adili konfirmoi më vonë se shkrimet nuk kanë qenë “palaço-gazetari”, por fakte të vërteta.
Tekstet ku ka qëndrime personale, gazetarët apo dhe redaksia duhet ti botojnë në rubrika të veçanta, pasi lajmet kanë strukturë të veçantë ku mbi të gjitha informacionet janë të mbështetura me burime dhe përfshihen të gjitha palët. Opinionet janë qëndrime personale, të cilat sigurisht që nuk duhet të përdorin gjuhë ofenduese, por ato mund të mbështesin hapur një palë, mjafton që publiku ta dijë se bëhet fjalë për një opinion të shprehur.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
kreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e