Opinionet s’mund të jenë Top lajme
Published in Recensione
on 10 - 11 - 2015 Author: Fatlume Dervishi
[Recension: “Axhamitë e “Besës” kanë çka të mësojnë ende nga BDI”]
Mediat kanë të drejtë të hapin rubrika të ndryshme, ku mund të shpalosin editoriale, opinione, mendime mbi çfarëdo fenomeni që duan. Por të gjitha këto forma të shkrimit dallojnë shumë nga lajmi dhe nuk mund të ndërthuren njëra me tjetrën.
Linku për te artikulli origjinal: “Axhamitë e “Besës” kanë çka të mësojnë ende nga BDI”
Data dhe koha e publikimit: 05.11.2015
Data e recensionit: 09.11.2015
Recensues: Fatlume Dervishi
Ky është një tekst i marrë nga një media tjetër, ose më saktë si e ka cituar autori, “(Nga Rubrika Contra-press e portalit Shkupiexpress)”. Portali Shkupiexpress ka një rubrikë ku gazetarët ose administratorët e tij shprehin mendimin dhe komentojnë deklaratat për shtyp qofshin ata politike ose tjetër. Ajo është e drejtë e tyre dhe nuk mund të gjykojmë mendimet që shprehin. Kjo rubrikë nuk mban mbishkrimin “Lajme” andaj autorit nuk i kërkohet të respektojë rregullat e shkrimit të tij.
Autori i tekstit origjinal, ka marrë një deklaratë të një subjekti politik, të Lëvizjes “Besa” në këtë rast, dhe e ka gjykuar nga pikëpamja e tij. Deri këtu është shumë në rregull.
Gabimi në rastin konkret, është bërë nga media tjetër, ajo që e ka ritransmetuar këtë tekst deri te publiku i saj. Këtu teksti zen vend në kategorinë “Top lajm” që nënkupton një informacion me shumë vlerë për publikun. Të shqyrtojmë shprehjet subjektive që i heqin këtij teksti të drejtën për të qenë në listën e lajmeve, të mos diskutojmë për ata “Top”.
Jo vetëm me BDI-në, por Lëvizja “Besa” nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti tjetër shqiptare. Kështu, së paku, thonë indikacionet paraprake që mund të vërehen, e që kanë të bëjnë me një defekt të madh që ka kjo lëvizje pa busulle politike.
Sa i përket parashikimeve që lidhen me BDI-në, kjo është një ëndërr gomari në diell e përfaqësuesit të “Besës”, sepse një matematikë e tillë s’ka për të ndodhur kurrë.
Vetëm axhamitë e papjekurisë politike japin deklarata të tilla kuturu.
Po shihet se përfaqësuesit e “Besës” nuk paskan mësuar mjaft sa kanë qenë të përfshirë në BDI-së , ndaj i këshillojmë ata që mos të largohen shumë nga shkolla politike e BDI-së, sepse vetëm ajo ka identitet dhe vizion, kurse rruga që po ndjek aktualisht “Besa”, është jo vetëm pa krye por edhe konfuze dhe tepër e rrëshqitshme që mund të përfundojë shumë lehtë në ndonjë greminë prej nga nuk mund të kthehet asnjëherë.
Ky kategorizim nuk duket të jetë i rastësishëm dhe media në fjalë ndoshta udhëhiqet nga ideja që tekstet e vendosura në “Top lajm” tërheqin më shumë vëmendje. Por të trajtosh një tekst të tillë si lajm, është dezinformim dhe tendencë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
është theksuar burimi pa link
TITLE QUALITY
ironik
jokreativ
ironik
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
ilustrim
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
logo
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
diskriminim politik,
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e