Pa verifikim s’mund të ketë botim
Published in Recensione
on 19 - 10 - 2015 Author: Ferikan Iljazi
[Recension: “Letra nga Çikago: BDI larg duart nga diaspora shqiptare“]
Teksti që transmetohet trajton një temë shumë të ndjeshme por me shumë pak elemente që do ta mbështetnin atë. Autori ka plasuar një tekst që supozohet të është një letër e dërguar nga veprimtarët e revoltuar shqiptarë që jetojnë në Çikago por nënshkrimi i këtyre veprimtarëve nuk qëndron askund. Kjo lë hapësirë dyshimi për lexuesin. Për më tepër teksti është i njëanshëm. Pala për të cilën flitet gjatë gjithë kohës në tekst, nuk është kontaktuar fare nga autori.
Linku deri te artikulli origjinal: Letra nga Çikago: BDI larg duart nga diaspora shqiptare
Data dhe koha e publikimit: 03/10/2015
Data e recensionit: 14/10/2015
Recensuese: Ferikan Iljazi
“Letra nga Çikago” që ka prezantuar autori nuk përmban fakte të besueshme që do ta bënin atë një lajm me peshë. Ky tekst që prezantohet se është qëndrim i veprimtarëve shqiptar që jetojnë në Çikago nuk ofron mundësi që lexuesi të bëjë vlerësimin se kujt do t’i besojë, autorit, letrës apo palës së tretë e cila nuk është kontaktuar fare.
“Koha shqiptare në Maqedoni në margjinat e politikes ditore të nëpërkëmbur,jashta kodeve të ligjeve kushtetuese,në pozitën e pakicës me pakicat tjera, klasa politike bënë sehirë dhe tërë kjo na bën aq pesimist, saqë na ka ardhur deri në fyt e të themi: As për varr nuk kemi vend!Kështu thonë veprimtarët shqiptaro-amerikan në Çikago përmes një letre drejtuar në agjencinë e lajmeve INA”
Lexuesi shpejt humbet në tekst pasi që më nuk bëhet me dije se a ka në të edhe qëndrime të gazetarit, apo e gjithë përmbajtja, me çdo pikë dhe presje, është “letra nga Çikago”. Kjo huti shkaktohet pasi që autori i tekstit nuk ka potencuar që në fillim se në vazhdim do të përcillet letra e plotë e dërguar nga veprimtarët shqiptarë në Amerikë por mes rreshtave diku paraqiten fjali të tipit: ”Ku ka me keq, thuhet në Cikago të mllefosur,kur erdhi delegacioni nga Tetova me Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin…”
Teksti është mjaftë i paqartë dhe me mungesë të rregullave bazike mbi të cilat shkruhet një informatë gazetareske. Zgjidhja e problemit do të ishte thjeshtë shkrimi i tekstit në formë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Këtu mungon edhe dhënia e një argumenti qoftë përmes fotografisë, qoftë dokumentit që do të vërtetojë ekzistimi e kësaj letre.
Më pas do të hapej rruga edhe për qëndrim nga kjo parti e cila duhej pyetur për këto akuza që janë drejtuar në adresë të sajë në mënyrë që të kompletohet “fotografia” e plotë.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e